FSHF publikon çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri – Itali

August 8, 2017 11:44

FSHF publikon çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri – Itali

Federata Shqiptare e Futbolli ka dalë sot me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me biletat e ndeshjes Shqipëri-Lihteneshtejn, që luhet më 2 shtator.

Por, ajo që është më interesantja, ka të bëjë me faktin që ata që blejnë biletë për ndeshjen me Lihtenshtejnin, mund të blejnë edhe atë të përballjes me Italinë, që luhet më 9 tetor në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar sot shitja e biletave për sfidën e radhës së kombëtares, Shqipëri – Lihtenshtejn, e cila do të zhvillohet në datë 2 shtator ora 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit të ri Kristian Panuçi, vazhdojnë rrugëtimin me këtë ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së: bileta.fshf.org ose në dyqanin zyrtar te Rruga e Elbasanit, Tiranë.

Federata Shqiptare e Futbollit lançon me këtë rast një promocion të trefishtë: -Biletat për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit do të jenë me 20% zbritje për javën e parë të shitjes. Më saktësisht, çmimet e mëposhtme do të jenë të vlefshëm deri në datën 14 gusht 2017. Më pas biletat do të ofrohen me çmim të plotë.

Tribuna B3 =8.000 lekë
Tribuna B2 + B4=6.400 lekë
Tribuna A1 + A4=6.400 lekë
Tribuna B1 + B5=4.800 lekë
Tribuna E=2.400 lekë
Tribuna D=1.600 lekë
Tribuna G1=1.200 lekë
Tribuna G2=800 lekë

-Për herë të parë FSHF ofron një mundësi unike. Të gjithë të interesuarit kanë mundësi në këtë javë të promocionit të blejnë biletë dyshe, bashkë me ndeshjen e Lihtenshtejnit mund të blejnë edhe biletën e ndeshjes kundër Italisë, e cila do të luhet në Shkodër.

-Së fundmi, çdo tifoz, me cilëndo biletë nga dy zgjedhjet më lart mund të blejë në dyqanin zyrtar të FSHF-së me zbritje fantastike deri në 50 %”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

August 8, 2017 11:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim