Fshihen nga interneti 70 mijë video e foto të abuzimit të fëmijëve

May 21, 2016 09:36

Fshihen nga interneti 70 mijë video e foto të abuzimit të fëmijëve

Fondacioni për internet (IWF), bën me dije se pothuajse 70 mijë foto dhe video që tregojnë abuzimet seksuale me fëmijë janë hequr nga interneti, vetëm gjatë vitit të kaluar.

Në përmbajtjet e fotove dhe videove të hequra, përfshihen më shumë se 1700 viktima nën moshën 2-vjeçare.

Në raportin e vitit 2015, fondacioni IWF bënë të ditur se mbi 68 mijë raporte janë vlerësuar si abuzime të paligjshme të fëmijëve, ndërsa 69 për qind e viktimave kanë qenë nën moshën 10 vjeçare, ku 34 % e imazheve përfshijnë përdhunimin dhe torturën seksuale të fëmijëve.

Susie Hargreaves,  ahefi ekzekutiv i IWF, i cili tha se janë angazhuar në mënyrë aktive për largimin e imazheve të shëmtuara të fëmijëve, por pavarësisht largimit të atyre videove, sipas Hargreaves, akoma ekzistojnë fëmijë me të cilët abuzohet nëpër botë.

Ky fondacion, pjesë e së cilit janë kompanitë “Google”, “Facebook”, “Amazon”, “BBC”, “BT”, “Sky” dhe “TalkTalk”, gjatë vitin 2014 ka filluar që në mënyrë sa më aktive të kërkojë imazhe të tillë dhe të ndërmarrë masa .

Në vitin 2014, kryeministri David Kameron, i pati dhënë kompetenca IWF–së, që në mënyrë aktive të largojë imazhet e abuzimit seksual të fëmijëve.

May 21, 2016 09:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*