Ftohen të votojnë për kryetarin e ri, por anëtarët e PD s’paguajnë kuotat

July 5, 2017 10:00

Ftohen të votojnë për kryetarin e ri, por anëtarët e PD s’paguajnë kuotat

Demokratët në mbarë vendin janë ftuar që të votojnë më 22 korrik për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, pas mbylljes së mandatit katërvjeçar të Lulzim Bashës.

Përballja është mes kryetarit të “ngrirë” Basha dhe ish-kreut të PD-së Eduard Selami. Por, pavarësisht se në databazën e saj PD-ja ka 100 mijë anëtarë, sipas statutit të partisë nuk do të mundet të votojnë që të gjithë për kreun e ri, pasi ata nuk paguajnë kuotat.

Sipas dokumentit themeltar të demokratëve, pikërisht në nenin 12, që ka të bëjë me kushtet dhe kriteret e anëtarësisë, thuhet: 1- Anëtar i PD mund të jetë, çdo qytetar shqiptar që: a) është mbi 15 vjeç b) pranon kushtet e anëtarësimit, c) nuk është anëtar i partive politike apo organizatave që nuk janë në partneritet të deklaruar e pranuar nga PD. 2- Janë anëtarë të PD të gjithë ata që: a) kanë bërë anëtarësimin e tyre individual; b) kanë paguar kuotizacionin vjetor (mospagimi për dy vjet resht humbet të drejtën e anëtarësisë në parti); c) ndaj tyre nuk është marrë ndonjë masë përjashtimi nga partia apo nuk kanë dhënë dorë-heqjen.

“Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë dy shkresat zyrtare të PD-së të dorëzuara në KQZ për bilancin financiar për vitet 2016 dhe 2015, sipas të cilave rezulton se ka zero kuota të anëtarësisë.

Kjo do të thotë që PD-ja nuk ka mundur t’i mbledhë kuotat e anëtarëve të saj përgjatë këtyre dy viteve, ndërkohë që për vitin 2017 nuk ka dorëzuar ende asnjë dokumentacion për shkak se viti nuk është mbyllur.

Gjatë vitit 2015, PD-ja ka mundur të mbledhë vetëm kuotat e deputetëve, duke publikuar shifrën 415.000 lekë, por asgjë nga anëtarësia në mbarë vendin.

Por në deklaratën e PD-së të publikuar më datë 2 korrik, theksohet se në vendimin e dy nënkryetarëve të partisë për hapjen e garës për kryetarin e Partisë Demokratike, përcaktohet se në votim do të marrin pjesë vetëm ata të cilët janë anëtarë deri në datën 28.06.2017.

Ata deklaruan se është pikërisht Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, ai që ka autoritetin për përgatitjen dhe organizimin e operacioneve të votimit në nivel kombëtar dhe territorial.

Konkretisht, në këtë deklaratë thuhet: “Databaza e partisë krijohet dhe administrohet në përputhje me statutin e PDSH. Neni 13/1 përcakton detyrimin e mbajtjes së regjistrit elektronik, dhe pika 2 e këtij neni thotë: ‘Rregullat e hollësishme për formatin e regjistrit, administrimin dhe aksesimin e tij përcaktohen me vendim të kryetarit të partisë’.

Në vendimin e dy nënkryetarëve të partisë për hapjen e garës për Kryetarin e PDSH përcaktohet se në votim do të marrin pjesë vetëm ata të cilët janë anëtarë të PDSH deri në datën 28.06.2017.

Që nga data 28.06.2017, në PDSH nuk ka pasur dhe nuk do të ketë anëtarësime të reja derisa të përfundojë procesi i zgjedhjes së kryetarit të saj. Listat e anëtarësisë administrohen sipas Statutit dhe rregullave të përmendura më sipër”.

STATUTI I PD-së

ANËTARËSIA

Neni 12

Kushte dhe kritere të anëtarësisë

1– Anëtar i PD mund të jetë, çdo qytetar shqiptar që:

  1. a) është mbi 15 vjeç
  2. b) pranon kushtet e anëtarësimit
  3. c) nuk është anëtar i partive politike apo organizatave që nuk janë në partneritet të deklaruar e pranuar nga PD.

2- Janë anëtarë të PD të gjithë ata që:

  1. a) kanë bërë anëtarësimin e tyre individual;
  2. b) kanë paguar kuotizacionin vjetor (mos pagimi për dy vjet resht humbet të drejtën e anëtarësisë në parti);
  3. c) ndaj tyre nuk është marra ndonjë masë përjashtimi nga partia apo nuk kanë dhënë dorëheqjen.

 

 

 

July 5, 2017 10:00
Komento

2 Komente

  1. A July 5, 12:34

    Partia Demokratike me kohe i ka tradhetuar anetaret e vertete te partise eshte marre vetem me militante qe pranojne lavazh, larje dhe shpelarje truri dhe flasin dhe veprojne si kerkon kryetari qofte menderi SALI BERISHA dhe aktuali menderi tjeter LUL BASHA.
    Prandaj, pD.ja po shkon drejt shkermoqjes masive sepse por sa marrin votat dhe fitojne i harrojne simpatizantet e tyre duke ja mbyllur celularet per ato qe kane premtuar.
    Bili SALI ka thene nje fjale “proverbiale” qe premtimet elektorale nuk jane per tu marre per baze sepse jane premtime emocionale dhe te paverteta.
    Edhe ne keshtu vepruam kesaj rradhe beme sikur ju perkrahem dhe pastaj ikem ne drejtim te paditur. Tung.

    Reply to this comment
  2. A July 5, 16:43

    Sa te pa turp qe jane keto ne nje ane thone qe anetaret e PD-se do te votojne, nje anetar nje vote, per kreun e ardhshem te PD-se sepse jemi rreth 100 mije anetar. Ne anen tjeter te thone nuk voton dot se nuk ke paguar kuotat e anetaresimit.
    Ore derdimen s’po na behet vone fare se nuk po votojme per nje parti si PD-ja qe ka kohe qe ka dalur nga shinat qe ka tradhetuar prej vitesh simpatizantet e vet me vepra, me genjeshtra, mashtrime dhe nuk mban asnje premtim prej atyre qe propagandon.
    Por me vjen mire se kesaj rradhe po qelbeni dynjane si plehra qe jeni dhe ashtu si na harruat qe ishim ne listat e juaja te anetaresimit dhe nuk pyetet asnjehere si jeni, por tani kerkoni edhe kuotizacionet.
    Tani ka ardhur koha qe partiakeve te tille te menderosur ti tregohet vendi duke filluar si me SALI BERISHEN dhe LULEZIM BASHEN qe keni tradhetuar dhe shkaterruar Shqiperine.
    Prandaj perfitoj ky barboni tjeter qe nuk ka asnje zanat dhe profesion sepse eshte piktor zhgarravinash si ky qelboja EDI RAMA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*