Fuga: 7 pikat ku duhet reformuar Akademia e Shkencave

November 22, 2017 13:00

Fuga: 7 pikat ku duhet reformuar Akademia e Shkencave

 

Akademiku Artan Fuga ka kërkuar riformim rrënjësor të Akademisë së Shkencave.

Në takimin me kryeministrin Edi Rama, akademiku i njohur parashtroi një propozimesh për reformimin e institucionit të kërkimit shkencor, i cili sipas tij, duhet të marrë fund brenda vitit 2018.

I njohur si një ndër zërat më kritikë të gjendjes ku ndodhet Akademia e Shkencave, Fuga i mëshoi sërish faktit se më parë duhet të bëhet reformimi i ASH dhe pas zgjedhjet brenda institucionit.

“Jemi dakord që Reforma ka mbetur në mes. Mendoj se janë disa çështje që duhet të diskutohen dhe të jenë pjesë e reformës.

1- Duhet reformë dhe rezultate.

2- Reforma duhet të kapë auditin e përdorimit të fondeve, sepse ene nuk kemi mundësi të kërkojmë fonde të tjera. U bënë vite që kam kërkuar këtë.

3- Reforma e personalitetit që ka mbetur në mes të rrugës. A mundet që personaliteti i akademisë të mos ketë dekorata?

4- Reforma e statusit të akademikut dhe statusi i tij. Pse ka frikë akademia të bëjë thirrje për anëtarë të rinj. A do dalin akademikët në pension si të tjerët?

5- Reforma e matjes së punës shkencore. Ku janë kriteret e performancës.

6- A duhet të përfshijë dhe inovacionin kjo Akademi.

7- Reforma e legjitimiteti. Kush e përfaqëson Akademinë? Keni të drejtë kur thoni se Akademia nuk është zhvilluar normalisht. Unë propozoj që reformimi të bëhet përmes rithemelimit. Në fillim reformim më pas zgjedhje”, tha Artan Fuga.

Pjesë nga fjala e Fugës

“Nuk dua të them se edhe personalisht më kanë fyer dhe disa inatçinjtë vazhdojnë edhe sot të fyejnë. Nuk ka rëndësi deformimi, por reformimi. Platforma është dokument fillestar për një konsensus të përbashkët. Reforma ka mbetur në mes të udhës. Kërkohet reformë e analizës së deritanishme, zgjedhjet e fundit farsë, Akademia nuk mund të vendoset dot në shinat që duhet. Duhen parë fondet e Akademisë, sepse s’mund të kërkojmë fonde të tjera pa parë se si janë shpenzuar ato. Reforma e personelit që ka mbetur në mes të rrugës. A mundet që personeli të jetë burokrat, të mos ketë gradën ‘doktor’. Reforma e statusit të akademikut dhe e pranimeve të reja. A do dalin akademikët në pension si njerëzit e tjerë? Reforma e matjes së punës shkencore dhe rezultati i saj. Reforma e shpërndarjes së fushatave. Reforma e marrëdhënieve të ASH me shoqërinë. Sa libra u shitën në panairin e fundit te stenda e akademisë? Përse projektet e mban për vete. Reforma e legjitimitet. Kush e përfaqëson tani akademinë? Reforma e punës shkencore të akademikëve. Për funksionimin e saj institucional.

Nëse akademia reformohet sinqerisht studimet e veta duhet ti gjejë me projekte, pranë një fondacioni ku edhe ne të konkurrojmë. Duhet ngritur një grup reformimi, me tagrin e qeverisë.

Keni të drejtë kur thoni se reforma nuk është marrë seriozisht. ASH duhet të pretendojnë fonde publike me dy kushte: të dëshmojë se mat dhe kontributin e saj në GDP, duke treguar se ka parametra të saktë. Akademia duhet të ecë sipas parimit “Reformimi sipas rithemelimit”, të riorganizohet, pastaj të bëhen zgjedhje të reja.

Akademia e Shkencës t’i alokohen fondet që planifikohen në AF, ama kundrejt angazhimit të saj për të reformuar brenda 2018. ASH dhe qeveria të nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët mirëkuptimi të bazuar në një projekt strategjik. Propozoj të ngrihet një komision qeveritar reformimi në bashkëpunim me akademinë. Pas reformimit, të riformohet akademia, sepse nuk mund të jetë akademik dikush që nuk është aktiv në kërkim”.

November 22, 2017 13:00
Komento

6 Komente

  1. Emigrant November 22, 13:12

    Eshte e kote Akademia e Shkencave ne Shqiperi nderkohe qe Shqiperia vete nuk ka shkencetare. Nqs ata duan ti shpikin me zor kjo eshte tjeter gje. Akademi per te punesuar disa njerez qe nuk e meritojne eshte teresisht ‘no sense’. Edhe per shkencat gjuhesore qe sic pretendojne disa nuk ka kuptim. Mjafton nje institu i vogel dhe me pak shpenzime per ata qe jane te shquar ne lemin e gjuhesise dhe te historise shqiptare. Perse keta lloj “shkencetaresh shqiptare virtuale” genjejne qeverine,popullin shqiptar dhe gjithe te tjeret per “akademike shqiptare”. Mjaft me keto perralla me mbret dhe cojini fondet per te rritue pensionet,per te miren publike dhe jo per pretendimet e disa pseudoshkencetareve shqiptare.

    Reply to this comment
  2. akademiku Mziu November 22, 13:33

    TRURI ESHTE I VETEMI ‘MALL’ QE AS SHITET E AS BLIHET E PER PASOJE AKADEMINE E SHKENCAVE NUK MUND TA RINOVOJE AS MONIKA AS MUL NOKA AS VASILI RAMUSHI SALIJA E LIKE FLORIJA…….

    Reply to this comment
  3. Arber I November 22, 15:27

    Shqiperise dhe Kosoves, si dhe shqiptareve te tjere ne Maqedoni, Mal te Zi dhe Greqi u duhet nje Akademi e Shkencave Albanologjike. Shkencat e tjera behen neper universitete ne bashkepunim me te rejat shkencore boterore. Jetojme ne Epoken e Ekonomise se Tregut, Globalizimit te industrise, bujqesise, ekonomise, tregtise, mjekeseise, arsimit, kultures etj.

    Reply to this comment
  4. Kola November 22, 16:03

    Mos i shperdoroni leket e popullit duke genjyer veten. Akademi me kerrice te politizuar s’mund te behet. Shkenca s’behet vetem ne akademi. USA s’ka te tille, por ka shkence dhe shkencetare.

    Reply to this comment
  5. Bisha November 22, 19:50

    Shtate pika.
    Shume mire e ke gjetur se numri 7 eshte nje numer i preferuar e i shumeperdorur ne prallat popullore shqiptare (7 diva 7 djem, shtate shaljanet shtate-pellembe mjeker, et, etj,
    Me 7 pika do te bejme edhe Akademine ne (une, Fuga e Saliu) qe e prishem per 7 minuta.
    O, pika qe s’na bie ne te gjitheve, bashke me keta kakdemike qe krijuan keta 27 vjet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim