Fuga: Anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave u zgjodhën në shkelje me ligjin

July 2, 2020 18:28

Fuga: Anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave u zgjodhën në shkelje me ligjin

Artan Fuga ka dalë kundër pranimit të Pëllumb Xhufit dhe Mimoza Hafizit në Akademinë e Shkencave.

Ai thotë se pranimi i tyre ishte skandaloze dhe e pandershme.

Akademiku thotë se janë falsifikuar dokumente dhe janë tjetërsuar shkresa për të pranuar Xhufin dhe Hafizin.

Ndër të tjera Fuga shkruan:

“Të nderuar,

Në shërbim të transparencës dhe të informimit të opinionit publik të vendit, theksoj sa më poshtë vijon :

Kisha vendosur të mos shprehesha publikisht lidhur me pranimet e reja në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë që u kryen përpara dy ditësh. As për procesin që çoi atje. Kjo sepse nuk dëshiroja ta ngarkoja më shumë publikun gjithmonë me një çështje të dështuar dhe që ripërsërit dështimin sakohë nuk përqafoi reformimin.

Mirëpo kolegë, miq, të panjohur, aktivistë shoqërorë jo vetëm pyesin, por në një farë mënyre edhe kërkojnë llogari se përse nuk kam reaguar.

Arsyeja më e madhe që më ka bërë të qendroj i rezervuar në shprehjen publikisht është sepse janë pranuar në Akademinë e Shkencave individë, kolege e kolegë për të cilët në asnjë mënyrë nuk më lejohet etikisht të shpreh qendrime subjektive.

Megjithatë, meqë më kërkohet me insistim dhe vihem përpara kërkesës publike të përsëritur, deklaroj se edhe pranimet e reja, pa hyrë sikurse thashë në profilin dhe arritjen e personave që kandiduan, u kryen në pjesën dërmuese, me ndonjë përjashtim të rrallë, me shkelje të rënda proceduriale, me shmangje dhe shkelje të ligjeve dhe statutit të Akademisë të Shkencave, me përzgjedhje krejt arbitrare dhe duke shmangur garën e ndershme, pa transparencë.

Sipas shqyrtimeve të mia deklaroj me përgjegjësi të plotë se dy prej vendeve u zunë nga kandidatë duke u mohuar në mënyrë te antiligjshme pjestarëve të tjerë të komunitetit shkencor të vendit për të marrë pjesë në garë, me fshehtësi dhe me vende të destinuar si monopol personave të veçantë brenda Akademisë të Shkencave. Në një rast u shkelën hapur formulimet në ligj duke i kundërvenë ligjit statutin e Akademisë të Shkencave, i cili është një amalgamë qendrimesh autoritariste dhe monopolizuese. Për katër kandidatë u shkelën rëndë procedurat e pranimit duke u zëvendësuar ato me lojra manipuluese politike të njohura tashmë si me autorësi të dikujt të ditur publikisht. Po ashtu pati edhe raport të ndonjë komisioni që është « fake » dhe aspak autentik duke përbërë edhe falsifikim dokumenti. Po numuroj vetëm shkeljet kryesore !

Të gjitha këto, theksoj jashtë çdo gjykimi për personat që kandiduan, janë denoncuar nga unë me shkrim në të gjitha nivelet e Akademisë të Shkencave si edhe në asamblenë e saj, por kanë rënë si gjithmonë në vesh të shurdhër.

Unë ripohoj se nuk përjashtoj dyshimin tim se dikush me qëllim kërkon të përhapi paligjshmërinë brenda radhëve të Akademisë të Shkencave, për ta bërë gjithnjë e më shumë të paligjshmen gjendjen normale të saj. Për ta fiksuar paligjshmërinë në dokumentat, vendimet, strukturat institucionale të Akademisë të Shkencave.

Sikurse ka shkruar filozofi dhe sociologu i njohur amerikan Ervin Goffman, njerëzit që ndjejnë se kanë stigmate kërkojnë të shkrihen në bashkësi me këto stigmate për t’u gjendur në një ekosistem që nuk i ve re ato!

Për të gjitha këto shkelje përgjegjësinë e plotë e mbajnë edhe antarët e tjerë të kryesisë të Akademisë të Shkencave, kryetarët e seksioneve përkatëse, sekretari shkencor, si edhe drejtuesi i komisionit teknik, i burimeve njerëzore, dhe specialistët teknikë që janë bërë pjesë e këtij procesi.

Pa dyshim, asambleja e Akademisë të Shkencave si gjithmonë vazhdon të mbetet inerte dhe bashkëpunuese me këtë paligjshmëria nga koka në këmbë dhe që ripërsëritet dhe ripërtërihet jo vetëm në kësi rastesh, por edhe në planin financiar çka është vendosur në dukje edhe nga institucionet përkatëse, në planin organizativ, atë shkencor ku Akademia e Shkencave ndërmori hapat e fallcët duke tentuar të bënte prognoza krejt të gabuara dhe fallcifikuara metodologjikisht për ecurinë e pandemisë të Covidit 19; duke gabuar kështu dhe futur në qorrsokak të gjithë opinionin publik të vendit !

Kurse shkeljet në çështjet financiare, tejkalime ligjore që janë vërtetuar edhe nga ministria e financave, dhe shpenzimet e pambështetura në asnjë ligj apo edhe shpenzimet e tjera i kam konsideruar abuzim me paranë publike !

Duke kryer detyrën time, denoncuar në vazhdimësi gjithçka shkruaj tani brenda Akademisë të Shkencave, theksoj me forcë se është detyra e komunitetit shkencor të vendit, e autoriteteve shtetrore, e opinionit publik dhe e institucioneve të specializuara për të vepruar!”, shkruan Artan Fuga.

Ndërkohë, dy ditë më parë Akademia e Shkencave njoftoi:

“Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, zgjodhi anëtarët e rinj akademikë e akademik i asociuar. Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë, Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).

Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave Asambleja vendosin që fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar Arjan Durrësi e Ilirian Malollari. 

Njëherësh u zgjodhën anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik Genc Sulçebe, Ilia Mikerezi dhe Pëllumb Xhufi. 

Po dje, u zgjodhën anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar Adrian Civici, Artan Boriçi, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi dhe Rajmonda Bualoti. 

Ndërkaq, si anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u zgjodhën Ardian Ndreca e Ardian Vehbiu”. 

l.h/ dita

July 2, 2020 18:28
Komento

17 Komente

  1. Illi July 2, 19:10

    Mblidh mendjen o derezi, se po behesh gazi i botes. Akademia dihet qe mori rruget e mutit qekur u largua brezi i vjeter dhe erdhi dora juaj, qe edhe sot e kesaj dite, ndonese shkruani e flisni pa u lodhur kunder akademine, prape rrini aty pasi u pelqen era?!

    Reply to this comment
  2. Anonim July 2, 19:11

    Kush jam une qe te jap mendime per akademine e shkencave……edhe pse me duket qe Zoti Xhufi eshte shume here me akademik se Zoti Flluga

    Reply to this comment
  3. Buda July 2, 19:13

    Dijetari i shquar Pellumb Xhufi dhe pedagogia e talentuar Mimoza Hafizi, te cilet i njoh, jane zgjedhur vertet “ne shkelje te ligjit berishian”, me te cilin u katapultua filozofi i poshter Artan Fuga, tradhtari i idealeve shkencore te themeluesve te Akademise se Shkencave te Shqiperise, duke e shkrire ate.

    Nje rapsod popullor nga Plava e Gucia, ne vitin e zi per Akademine e Shkencave (2008), pat kenduar:

    Cka po ndodh n’at nane Shqypni?
    Thone u dogj nji Akademi!
    Kush e dogji Akademine?
    Artan Fuga me Saline!!!

    Reply to this comment
  4. Dalan July 2, 19:29

    Kemi akdemike ne disiplina te ndryshme, kemi edhe nje akademik ne displinen e perdorimit te fjalorit banal, me qellim sharje dhe ofendime dhe ky eshte akademiku jo fort i nerum, koqe kanari Artan Fuga.
    Profesoret Xhufi dhe Afizi nuk jane te races se ketij palo akademiku, prandaj edhe Fuges po i sillen fugë ne kokë mizat e marazit.

    Reply to this comment
  5. Zigfrid July 2, 19:31

    Ku jane bere shkeljet o IDIOT funksional?

    Reply to this comment
  6. Kur ka surrat ky Sharlatan qe na eshte bere si Shaban Qosja kudo ,te ver ne diskutim Historianin e shquar z.Pellumbe Xhufi !!!!!!!!!!!!!!! July 2, 20:16

    Eshte jovetem e turpeshme qe te tille sharlatan si ky
    pseudoAkademiku Fuga
    (i cili ,eshte ber si ato Majmunet e Cirkut tu kercy andej kendej medies )
    qe i ka fugu Truri dhe s’i ka ngel me asnji lloj rrespekti apo
    morali qytetare ,ti hyjne diskutimeve te tilla .

    Jo sepse eshte vetem nji surrat mediatik tashme i dale boje ,por gjithcka pellet medieve Fuga perben nji Non Sens !
    Zgjedhja e marrja e asaj Grade Shkencore e quajtur

    Akademik ,
    duhet te qendroj larg cdo Sharlatani alla Fuga dhe simpative partiake ,
    siedhe te respektohen kriteret ,
    qe i Ndruari Xhufi mendoj un personalishte i ploteson
    me mire nga te gjithe te tjeret ,.

    Dhe e fundit ,
    un mendoj se nuk eshte aspak serioze ,

    qe te hidhen per diskutim ne medie ,shkrime te njerezve te tille si Fuga ,qe tashme njihet se eshte nji
    Klloun Mediatike ,
    qe as per te qeshur nuk i duhet kujt ,nji sharlatan qe nuk ka asnji lloj Morali te diskutoj Graden Akademike

    apo personalitete te Shkences ne ate vend .

    qe te drejtohet me te tilla tone Intelektualeve te tipit Xhufi .

    Reply to this comment
  7. Arben July 2, 20:53

    Paska akademi??!!!

    Dhe ligj gjithashtu??!!

    Hahahahahahahaha

    Reply to this comment
  8. Gzim Kulufi July 2, 21:10

    I nderua Zoti Fuga, apo i dashur Tani, ju lutem mos e deformoni leksikun kuptimor te gjuhes tone! Nuk ka shkenca shqiptare! Ndaj nuk mund te thuhet: Akademia e Shkencave te Shqiperise! Edhe nese don te thuhet: Akademia e Shkencave ne Shqiperi, edhe kjo nuk eshte etikisht e rregullt, sepse shkencave nuk mund tu vihen kufinj nacionale! Ndaj duhet thene: Akademia Shqiptare e Shkencave! Dhe kur shkurtohet, mund te thuhet: Akademia e Shkencave.

    Reply to this comment
  9. Llaf Dibre July 2, 21:54

    Urime prof. Xhufit. Si politikan, kur pa se çfare çorbe gatuhej ne kazanin e PS, Jo vetem qe e hodhi “gaveten, por dhe e peshtyu kazanin. Me LSI nuk priti te gatuhej çorba, por e peshtyu kazanin sapo pa “harxhet”. Me keto dy gjeste u shperfaq para nesh nje person i cili mbi interesat e priviligjet mbron moralin, dimensionin dhe integritetin Njeri ( me nj te madhe). Ky intelektual, si i tille, do luftoje per ti dhene integritet dhe dimension te ri edhe Akademise ose, ne te kundert, do ta ” peshtyje”. (deri tani e meriton kete, mbase me shume)

    Reply to this comment
  10. Kapterr Bujar Cibani July 2, 22:05

    Ec tutje o Fuga, mos nacaj Trapin,
    E keni katandisur Akademine e Shkencave, Akademi te Dembeleve ,Injoranteve Dhe te Pashkolleve.
    Profesor Xhufit , ti nuk i vjen dot as deri tek koqet.

    Reply to this comment
  11. tori July 3, 11:44

    Perjashtoje perfundimisht nga akademia kete sharlatan qe llomotit nga mengjezi deri ne darke.Krejtesisht i pavlere gjithemon i rrethuar nga njerez medioker e shakllaban te klasit te pare, model Fuga si M.Marku perfaqesuesi me i dobet historikisht i arsimit shqiptar pas viteve 90.

    Reply to this comment
  12. Ana July 3, 11:45

    Sot te vlereson bota me shume ! hap google…hap scopus e shih botime e citime….se te mendosh qe te vleresohesh ne shqiperi eshte skeptike…Fuga “peshtyn” kudo, nuk i heq vlerat e te shkruarit….por shpifjet i ka brenda cdo shkrimi. Motivi i tij eshte: shpif se shumica e beson>>>edhe per titullin honorifik qe mban mua me vjen turp ta quaj Akademik…

    Reply to this comment
    • Kris 1 July 3, 12:28

      Ka te drejre Fuga.Prandaj akadhemine tja japim privatit me koncwnsion per 30 vjet.Ai do ta veje Gjinon te mbledhe fiqte.

      Reply to this comment
  13. Fatmir lohja July 3, 13:31

    Filozofi i marksizem-leninizmi eshte bere nje plak zefzek.Pervec vetes asken nuk e pelqen.

    Reply to this comment
  14. miku July 3, 14:22

    Do ta quajme Akedemia e pregatitjes se kuadrove m-l.Ne akademi bejne pjese dhe udhehiqen nga antare te Patise komuniste Greke.Ne kkrue qendron m- l i shquar Nero, antare me atribute te shquera ne fushen e telendisjes se Shqiperise shkencetari me fame boterore Paskalua, ju shtua dhe profrsori leshit xhufi.Lavdi zotit qe nuk jeton, EQEREM CABEJ S HABAN DEMIRAJ, MARTIN CAMAK ETJ.Se po te ishin ulur me keta do vrisnin vehten.Cdo te thoshte Gj.Shkurtaj, apo heroi i hidrocentraleve profeso.Hoxha?Do zinin koken me duar, akademia eshte kthyer ne cerdhe anti kombetare, celule e internacionales komuniste.Me thoni nje lloj shkence qe kane ber keta , vetem jane marre me koqet e kalit Skenderbeut.Kane zberthyer fjalimet e Enverit, dhe sh Sali,me nje fjale jane shkence…are.

    Reply to this comment
  15. Zigur Qarri July 3, 22:16

    Tan Fuga, shembulli me i mire se qeni leh per te zone. Ngeli nje idiot narcistik qe kurre nuk te zhgenjen me veshgjatlleqet e tij.

    Reply to this comment
  16. Meruci July 4, 09:47

    Akademia jone i ngjan nje koteci celesine te cilit e ka dhelpra

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim