Fuga: Gjithkush mund të japë sugjerime mbi fushatën për imazhin e Shqipërisë

May 23, 2014 17:47

Fuga: Gjithkush mund të japë sugjerime mbi fushatën për imazhin e Shqipërisë

Drejtori i Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, ftoi të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e fushatës për imazhin e Shqipërisë, duke thënë mendime dhe ide në një faqe të posaçme në internet.

“Javën e kaluar përfundoi konkursi ndërkombëtar për imazhin e ri të Shqipërisë, ku juria ndërkombëtare përzgjodhi si firmë fituese kompaninë “StrawberryFrog”. Kompani, e cila ka një eksperiencë të gjerë në fushën e promovimit, qoftë në fushën e turizmit, ashtu edhe në fushën e investimeve të huaja.

Sigurisht që puna e deritanishme e bërë nga “StrawberryFrog” ka qenë një punë e izoluar, ndërkohë që në javët në vijim ekspertët e tyre do të punojnë ngushtazi me ekspertë shqiptarë nga Ministria e Turizmit dhe Ministria e Ekonomisë, për të zhvilluar një koncept imazhi sa më profesional, sa më efikas, për realitetin e Shqipërisë, por dhe mënyrën sesi vendi ynë shihet nga të huajt.

Por duke qenë se më shumë se një fushatë imazhi do të kemi të bëjmë me një lëvizje e cila synon të promovojë vendin tonë dhe duke qenë se bëhet fjalë, në fund të fundit për promovimin e Shqipërisë, Qeveria shqiptare dhe kompania fituese, “StrawberryFrog”, dëshirojnë të ftojnë secilin prej jush të vizitoni faqen e internetit newalbania.tumblr.com, ku jo vetëm mund të shikoni disa nga konceptet e zhvilluara deri më sot, por edhe të komentoni dhe të sugjeroni, duke dhënë mendime, ide të reja, për këtë nismë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Fuga.

May 23, 2014 17:47
Komento

2 Komente

  1. Rik Balsha Sr. May 23, 18:33

    V.F.F. – …URRAN PROFESIONIST

    Ne do e bejme jo per ty, po per vendin tone qe s’ka qene e nuk do jete kurre i yti.

    Te jap nje keshille si shqiptar, mos banno (blloko) mendimet e lira ne facebook-un e gjatoshit tend!

    Dhe me e mira qe do besh para se te te vije radha edhe ty, fshi nga faqja e dheut “KODIN E HESHTJES” qe vulose sapo vure kembe ne nje institucion te shqiptareve.

    Reply to this comment
  2. Raimond Vlonjati May 25, 05:51

    Nje deficent si ky Fuga eshte eminenca gri e shtetit tone —

    Ngaqe ka keshilltar si puna e ketij Fuges , ndaj dhe i ben gafat mullar EDI RAMA

    Keshilltar merret dikush q e ka pervoje pune & jete, nuk merret keshilltar nje rinor
    Ca keshilla mund te te japi dikush qe eshte ne moshe per te mare keshilla per vete …?

    Sa per Reklamat qe ben Frogu, jane bajate fare, –Ata nuk marin mundimin te bejne ca foto te bukura te vecanta nga bregdeti dhe nga natyra jone malore ne menyre qe te paraqisin tidcka origjinale–
    Por japin ca pamje te rendomta qe i gjen ne te gjitha websitet shqiptare….

    Kjo qeveri i ka Minsitrat te rinj, dhe keshilltaret te rinj—Dmth eksperienca per keta nuk ka rendesi fare ….Hajde qeveri , hajde !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*