Fule: BE-ja të jetë e besueshme dhe tërheqëse për Ballkanin

June 7, 2016 20:31

Fule: BE-ja të jetë e besueshme dhe tërheqëse për Ballkanin

Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë vetëm i besueshëm, por edhe tërheqës përballë vendeve ballkanike, që shpresojnë të bëhen pjesë e tij, pasi nuk jemi të vetëm në këtë rajon, deklaroi sot, në formë paralajmërimi, ish-eurokomisioneri për Zgjerimin i unionit, Stefan Fule, në prag të konferencës ”Prague European Summit”, që po zhvillohet në Pragë.

“Nuk duhet të harrojmë se prosperiteti, stabiliteti dhe paqja në Bashkimin Evropian janë të lidhura me prosperitetin, stabilitetin dhe paqen në vendet tona fqinje”, kujtoi Fule, i ftuar special i Republikës Çeke për Ballkanin dhe OCSE-në.

”Në një moment shumë të vështirë për Bashkimin Evropian, disa vende vazhdojnë të trokasin në derën tonë. Nëse do të heqin dorë nga të bërit këtë gjë, atëhere do të kemi një problem të madh”, theksoi ish-eurokomisioneri për Zgjerimin i unionit, Stefan Fule.

June 7, 2016 20:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*