Fullani në Prokurori: Jam i pafajshëm, s’e njoh vjedhësin

December 5, 2014 18:13

Fullani në Prokurori: Jam i pafajshëm, s’e njoh vjedhësin

Ish-Guvernatori Ardian Fullani u mor në pyetje në Prokurorinë e Tiranës në prani të dy avokatëve të tij  mbrojtës, Mak Haxhia dhe Ardian Visha. Fullani e ka deklaruar veten të pafajshëm  gjatë dëshmisë së dhënë para prokurorit  të çështjes Ramadan Troci.

Ish­Guvernatori ka përjashtuar veten nga përgjegjësia duke pretenduar se ka përmbushur detyrimet e tij, ndërsa nuk mund të mbajë përgjegjësi për vjedhjen e kryer nga një punonjës i Bankës me të cilin nuk ka pasur varësi direkte.

Fullani deklaroi për mediat se i është përgjigjur një liste pyetjesh për vjedhjen në BSH, gjatë kohës që ai ishte guvernator. “Iu përgjigja pyetjeve të prokurorit për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Unë

jam i pafajshëm”, tha Fullani. Ndërkohë që avokati, Ardian Visha theksoi se Prokuroria kishte bërë një listë pyetjesh, të cilave iu kthye përgjigje.

“Krahas kësaj dorëzuam një memo për objeksionet tona që kemi lidhur me çështjen dhe atë që është bërë publike. Ne nuk i kemi të gjitha aktet. Mesa jemi njohur deri tani memo sqaron pozicionin tonë. Nuk ka pasur njoftim akuze”, tha ai.

December 5, 2014 18:13
Komento

1 Koment

  1. sali-21-janari December 5, 21:44

    po lulin e salen i njeh ti more i uruar hajde prokuror lesh hajde e qelbet fare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*