“Fund fabrikimit të shifrave, INSTAT jo më në varësi të Kryeministrit”

May 15, 2018 16:43

“Fund fabrikimit të shifrave, INSTAT jo më në varësi të Kryeministrit”

Kreu i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është shprehur rreth statistikave ekonomike dhe interpretimit që i bëhet.

Ai tha se sfida qëndron pikërisht në përkthimin e këtyre statistikave, sesa nënkuptojnë ato realisht mirëqenien tek qytetarët.

Ministri Ahmetaj tha se për të arritur cilësinë e statistikave, INSTAT nuk do të jetë më në varësi të Kryeministrit, por do bëhet një institucion i pavarur.

“Kam parë situata të tmerrshme ku rritja ekonomike përcaktohej në zyrat e Këshillit të Ministrave. I duhej 12 %, vendosej 12 %, i duhej 8 %, vendosej 8 %. Ligji i statistikave, i ndryshuar së fundmi, tashmë bën të mundur që gradualisht, në fund të këtij mandati, varësia institucionale e INSTAT t’i kalojë Parlamentit”.

Sipas Ahmetajt, kjo nismë do t’i japë fund njëherë e mirë fabrikimit të shifrave.

s.a/dita

May 15, 2018 16:43
Komento

1 Koment

  1. Arber I May 15, 16:58

    Budallalleqe. Zgjidhni Presidentin nga populli, si ne SHBA. Shqiperise i pershtatet aplikimi i Kushtetutes se SHBA-ve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*