Fundi i BE? Raporti sekret: 34 vënde kërkojnë referendum pas Brexit

June 29, 2016 10:35

Fundi i BE? Raporti sekret: 34 vënde kërkojnë referendum pas Brexit

Vota e Britanisë për tu larguar nga Bashkimi Evropian mund të shkaktojë një “cunami politik”, i cili mund të “paralizojë” unionin, sugjeron një raport.

Disa parti “kryengritëse” në të gjithë Europën kanë bërë thirrje që të imitojnë referendumin britanik në vendet e tyre, me një shtytje për të paktën 34 referendume në vitet e ardhshme, bën të ditur një raport i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Është me se e qartë se disa nga temat që u shfaqën në fushatën e referendumit në Mbretërinë e Bashkuar janë të përhapura në të gjithë vendet e BE-së”, thotë Susi Dennison, autore e raportit, për radio BBC.

“Edhe pse shumë nga partitë që kemi vërejtur janë themeluar nga çështjet e brendshme, ndikimi i krizës së refugjatëve, axhenda me masa shtrënguese në Evropë dhe kështu me radhë, është duke udhëhequr këto parti që të zhvillojnë një politikë të jashtme mjaft të fortë e cila është me të vërtetë sfiduese ndaj disa parimeve të konsensusit evropian të pasluftës.

Partitë populiste kanë marrë frymëzim nga suksesi UKIP-it, shtoi Dennison: “Ka një grup shumë të fortë që e kanë parë me kujdes se çfarë ka arritur Ukip në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë shumë të etur për ta aplikuar atë në vendet e tyre.”

Në të gjithë BE-në, partitë “kryengritëse” luajnë një rol të drejtpërdrejtë në qeveritë kombëtare të 8 vendeve anëtare dhe kanë 1329 vende në parlamentet e 25 shteteve, bën të ditur raporti.

Raporti thotë se këto parti janë duke përdorur mediat, presionin popullor dhe postet politike për të detyruar referendume kombëtare mbi çështjet të cilat janë debatuar më parë nga nëpunësit civilë dhe qeveritë.

Raporti gjithashtu identifikon disa tema të rëndësishme të përbashkëta mes partive populiste, të tilla si skepticizmi ndaj BE-së, ndjenjat ndaj Shteteve të Bashkuara dhe dyshimet për tregtinë e lirë. Ata gjithashtu ndajnë një preferencë për kufij të mbyllur dhe janë gjerësisht pro-rusë.

“Këto parti do të mund të veprojnë si një bllok i rëndësishëm në planet e Këshillit të ardhshëm të BE për një emigracion kompakt me vendet tranzite fqinje”, thotë raporti “, dhe shumë prej tyre do të kundërshtojnë zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë përtej kësaj vere”.

Votimi i Britanisë për tu larguar nga BE-ja u prit me festime nga grupet e ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën.

Marine Le Pen, liderja e Frontit Kombëtar në Francë, ka deklaruar se populli britanik i kishte dhënë Evropës dhe botës “një mësim rrezatues demokracie”, ndërsa udhëheqësi holandez i partisë së Lirisë  Geert Ëilders bëri thirrje për një “Nexit”  sa më shpejt të jetë e mundur, duke thënë se “populi holandez meriton një referendum të tillë”.

Në Gjermani, Beatrix von Storch, një anëtar e Alternativës së krahut të djathtë, (AFD), i tha televizionit kombëtar se ajo “qau nga gëzimi”, për rezultatin e referendumit. Mbështetja për AfD, e cila ka një qëndrim anti-Eurozonë dhe anti-emigracion, është rritur kohët e fundit në nivele të reja mes shqetësimeve rreth hyrjes së refugjatëve në vend.

Lëvizja Pesë Yjet në Itali është duke kërkuar një referendum nëse duhet mbajtur euro, ndërsa Danimarka dhe Suedia kanë shfaqur të dyja interes për tu larguar nga Bashkimi Evropian.

The Independent

June 29, 2016 10:35
Komento

7 Komente

  1. deshmitar June 29, 11:29

    Fundi i BE, Referendumet kudo me nje kah, dalje nga Unioni!
    Shkaku kryesor thuhet tani hapur nga Dejvid Kameron, dyndja e klandestineve mbi Europe!
    Mjaftoi kjo dalje e Britanise nga BE, si dhe largimi i Kameron nga Kryeminister se aferti, qe te dale publikisht kjo arsye qe aq shume tenton ta fshehe politika e BE!
    Dyndja e klandestineve!
    Se kush e solllli kete dyndje ne BE, e dijne te gjithe!
    Ftesa e Mikpritjes pa fund e plakes Mere te Unionit!
    Me teper se c’do politike, propagande apo retorike e BE, per europianet ishte me e qarte pamja e tmerrshme qe vazhdon e dyndjes pa fund te anonimeve ne Europe. Kjo pamje reale zhvlereson c’do shkak tjeter .
    BE mori shkallmim nga brenda, nga ambicja e nje plake te zakonshme me pushtet te jashtzakonshem per tu bere Nene Tereze per klandestine dhe perandor Neron zjarrvenes per europianet.

    Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 June 29, 11:40

    “34 vënde kërkojnë referendum pas Brexit”
    a nuk janë vetëm 28 aaa??

    Reply to this comment
  3. Haha June 29, 11:40

    Ky eshte raport per te ngushelluar qytetaret britanike se BE do te shperbehet 🙂 Mos u merzisni se nuk do dilni do ta gjejne nje marifet dhe do qendrojne.

    Reply to this comment
  4. Vëzhguesi F. June 29, 12:11

    Une do ta konsideroja kete “fitore” te se djathtes ekstreme europiane dhe e jo qytetareve te europes se lire, demokratike, ku te gjithe te aspirojne ne union si te barabarte dhe jo si qytetar me nivele te ndryshme, si produkt i tolerances se tepruar te forcave demokratike ndaj vemjeve te nazifashizmit te inkuadruara ne te ashtuqajtura parti me kahe te theksuara nacionaliste.
    Per vemjet naziste qe komentojne edhe ne kete blog do te thoja se eshte shpejt qe te ferkojne duart dhe te gezojne se Unioni i arritur me shume mund dhe sakrifica nga qytetaret europian, nuk mund te shperbehet nga fakti se minjete e gjirizes jane shtuar ca si shume. Ka dhe do te kete me patjeter ilaç per minte e gjirizes qe te ngujohen ne strofullen e tyre te ndyre me emrin NACIONALIZEM. Le Penet duhet te dine qarte se popujt e europes i dhane dermen eterve te tyre nen helmeten hitleriane dhe jo me pjelles se tyre qe dine vetem te lehin , madje edhe kur sivellezerit e tyre u sulen si çakejt ujqerve. Sepse zhberja e UE i sherben çakejve te ISIS-it qe e kane me te lehte te sulen mbi prene kur ajo eshhte e ndare dhe jo e bashkuar.

    Reply to this comment
  5. XXXL June 29, 13:55

    Fillimi i fundit i BE, ose te pranojne shtete nga Afrika dhe vendet Arabe te cilet e kane pushtuar me eksodet e tyre qe nuk kane te ndalur dhe po i perdhunojne cdo dite homoseksualet perendimore.

    Reply to this comment
  6. betixho June 29, 20:56

    Kam mendimin se këto janë probleme të mëdha,probleme që ndikojnë gjithë botën,në një mënyrë,që mund të jetë e pa parishikueshme deri edhe për politikanët më me ndikim në botë,nëse do të çojë në pasoja pozitive apo negative,dhe, sidomos me pasoja negative të pa rikuperueshme,aq sa kemi të drejtë të supozojmë një rikthim tek katastrofat e luftrave të shekullit të 20-të.Asnjë nga brezi aktiv i politikës Europiane dhe atij botëror,megjithë njohuritë historiko-politike dhe mendimin e thellë politiko-filozofik që zotërojnë, nuk disponojnë ndjesinë fizike,morale,sociale e psikologjike që kanë disponuar në atë kohë baballarët themelues të Europës të bashkuar,pra, asnjë nga politikanët e sotëm, nuk mund të ketë ata elementë të veçantë që kanë pasur Etërit Themelues,si edhe i gjithë populli i asaj kohe.Mesimet nga historia dhe mendimi i thellë janë vërtet bazike për reflektim të thellë politik,por,nuk mund të jenë kurrë të plota, pa ndjesinë dhe efektet fizike dhe psikologjike të ngjarjeve të kohës.Jemi në mijëvjeçarin e tretë,bota politike duhet të ketë nxjerrë mësime të mëdha për të mos u kthyer mbrapsht,gabime që historia botërore na mëson se janë bërë dhe kanë çuar në katastrofa të pa imagjnueshme për njerëzimin.Nga këjo duhet të rishikohen shumë gjëra,që të jenë në përputhje me orientimin pozitiv,inovativ.Nuk mund të shkohet si në të kaluarën,sado e mirë që mund të duket,nëpërmjet fuqisë të pushtetit politik.Kush ta jep fuqinë politike ?-do të lindte pyetja-Vota e popullit do thonë ndoshta të gjithëmbështetur në ballafaqimin e platformave aletrnative.Jo!.Kështu ka ndodhur gjithmonë.Këjo duhet modifikuar në këtë mijëvjeçar.Është e pamjaftueshme,sepse mungon ndjesia fizike,morale e psikologjike e politike e ngjarjeve që çuan në përsosjen e demokracisë dhe Europën e bashkuar të sotme.E para,-sipas meje kuptohet-Duhet modifikimi i referendumeve.U pa qartë gabimi-si metodë- referendumi në Britaninë e Madhe.Ka ndodhur një pështjellim i madh,apo jo,referendum që mendohet se do sjellë një situatë të re uniteti të popullit,dhe në fakt ç’farë solli?,solli një përçarje të madhe mes popullit,rajoneve dhe shteteve të ndryshme të Britanisë të madhe.Pra këto,i solli mendimi politik i gabuar që ka pushtetin e sotëm në Britani dhe referendumi si formë apo metodë e pa avancuar,e vjetër, e gabuar.Për të mos e zgjatur,mendoj se duhet të ndryshojë referendumi në Europë dhe në të gjithë botën.Populli duhet të disponojë në referendum pesëdhjet përqind të vlerës të votave,ndërsa pesëdhjet përqind të tjera duhet t’i atribuen me kushtetutë,akademive,shoqatave të filozofëve,historianëve,psikologëve,sociologëve,studiuesve,gazetarëve, dhe ç’do institucion tjetër në mbarë vëndin që përfaqëson një mendim kritik elitar.Këjo është -të paktën-formula e parë që duhet zgjidhur.Mendimi elitar që disponon dije,aftësi analitike abstraguese,mendim të thellë filozofik,social,psikologjik dhe poltik.

    Reply to this comment
  7. Preng Pjetri June 30, 04:37

    Unioni BE de fakto nuk ka bere asgje per integrimin e vendeve te ballkanit.
    Madje Shqiperin e ka pare si dhine e “zgjebosur”
    Ndaj ceshtjes tone kombetare BE-ja ka qene dhe mbetet skeptike dhe mjafte e pa drejte dhe dashakeqe.
    Ne dy ceshtjet me kryesore per Kosoven dhe Qamerin ky union ja ka mohur cdo te drejt kombit tone duke favorizuar haptazi Sllavet dhe Greket. U desh te nderhynte Amerika per Kosoven ndryshe edhe sot dote ishte nen thundrat e Serbise.
    Ne djalle vafte BE-ja.
    Rrofte SHBA.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*