Fundi i Botës nuk do na vijë nga jashtë!

September 17, 2017 11:13

Fundi i Botës nuk do na vijë nga jashtë!

(Temë për debat)

Me fundin e Botës,
shpesh herë na kanë lodhur,
por fundi vërtetë,
asnjëherë s’ka ndodhur!

Teori e Diellit,
pak a shumë njihet,
kur temperatura,
ulet ose ngrihet!

Në ardhtë treqind gradë,
kushdo mund ta dijë,
se gjithë Toka jonë,
pak nga pak do shkrijë!

Nëse në minus,
kjo gradë do arrijë,
si një copë akull,
Toka do të ngrijë!

Po Toka në fakt,
çdo gjë ka sfiduar,
pesë miliardë vjet,
është rrotulluar!

Pesë miliardë vjet,
s’janë shumë kurrsesi,
sepse Toka quhet,
Planet shumë i ri!

Por thonë shkencëtarët,
se mbi ne të gjorët,
do bien kometat,
edhe meteorët!

Unë s’besoj asgjë,
mendoj shumë më butë,
pas Bing-Bengut erdhi,
rregull absolut!

Gjithë teoritë,
kanë shumë kashtë,
them se fundi i Botës,
s’do na vijë nga jashtë!

Po unë prapë nuk kam,
shumë valë optimizmi,
se rreziku i Tokës,
është vetë Njerëzimi!

Është vetë Njerëzimi,
po e them garant,
se ai me Tokën,
është shumë arrogant!

Thjesht të përmendim,
sot ngrohjen globale,
që është për Planetin,
e keqe reale!

Ngrohja-ftohja s’është,
si të heqësh spinën,
ndaj është shumë jetike,
Marrëveshja për Klimën!

Marrëveshja për Klimën,
ngrohjen e stopon,
por sot Donald Trampi,
këtë s’e beson!

Armët nukleare,
shpikje monstruoze,
mund ta kthejnë Planetin,
thjeshtë në një re bloze!

Gjithë vendet do kthehen,
në ca shkretëtira,
nëse ato bien,
në duar të ndyra!

Në një garë të heshtur,
është krejt e pritshme,
që të shpiken armë,
dhe më të rrezikshme!

S’mund të ketë pasoja,
nga to më të rënda,
ndaj the-fundi i Botës,
do na vijë nga brënda!

S’mjafton kufizimi,
që bëhet në Botë,
duhet që të ketë,
asgjësim të plotë!

Asgjësim i plotë,
edhe sa më parë,
se Bota gjithmonë,
ka liderë të marrë!

Koreanët sot,
nuk kanë bukë të hanë,
po Kim Jong-i riu,
mund të bëjë hatanë!

Dihet që i marri,
nuk e njeh hiç frikën,
kur ka bombën s’pyet,
as për Amerikën!

Asgjë s’do të mbetet,
nga gjithë ky Planet,
nëse do të plasi,
një Luftë e Tretë!

Po nëse Planetin,
ti do ta shpëtosh,
edhe me të marrin,
do të bisedosh!

A. Duka

September 17, 2017 11:13
Komento

4 Komente

  1. demo September 17, 16:56

    Rrofte kujtimi i shokut Cu En Lai !Pse erdhi 2 here ne Tirane,kryeministri i popullit me te madh ne bote,dhe ju lut 2 koqeve si Kim Jongu,Enver Hoxhes dhe Mehmet Shehut:-Aman mos ja shtini ne vesh Maos,se edhe bomben atomike jua jep!Kerkoni cfare te doni,vetem bomben atomike,jo!Solli mijra traktore,2 mije tanke qe s`i kishte gjithe Evropa,300 avione,sa 4 siluruse,sa raketa,sa bateri kunderajrore;cfare prodhonte per vete
    e solli ketu.Vetem bomben atomike nuk solli,.Se po ta kishte sjelle,..o do ta kishte shperthyer Saliu ne Vlore ne 1997,o do ta kishte shperthyer Zeni ne Gerdec ne 2008.Rrofte kujtimi i shokut Cu En Lai,qe shpetoi Shqiperine!

    Reply to this comment
    • antienverist qe vlerson enverin me shume se monstrat sot September 18, 14:29

      per komentuesin demo
      .
      Kam pershtypjen se je ose nje antienverist PSIQIKISHT I SEMURE
      .
      OSE..je paguar nga ndonje OJQ tip “xhorxh-sorros” dhe ne vend te demaskosh Enverin po i qind-fishon vleren…
      Ju i nderuar me kulturen qe tregoni ne komentet tuaja duket se vuani nga psikoza vampiroide karshi enver hoxhes dhe sistemit te tij
      Te pakten kur flasim per energjine elektrike nqs do kishit pak inteligjence nuk duhej te komentonit duhet te mbyllni sqepin (halene)
      Edhe une deri ne mars 1997 kam qene nje kundershtar modest qe kam dhene nje kontribut jo te vogel per ndryshim te atij sistemi ne vitet 90 por jo per hakmarrje dhe gjueti shtrigesh ku ish komunistet u bene me antikomuniste se dhe te burgosurit te Spacit.
      Nga 1997 e deri ne dite e sotme kur shteti shqiptar ka shkuar ne ….cdo sulm dhe denigrim ndaj tij eshte nje nder qe i behet Enver Hoxhes.
      Viktime e kesaj propogande eshte brezi i ri qe po bombardohet non stop 24 ore ne dite me nje rrjet shume te gjere dhe te sofistikuar duke i trullosur deri ne shplarje truri permanente.
      .
      Por vepra e Enverit nuk mund te zbehet pamvaresisht shume gabimeve te ndodhura ne kohen e tij qofte nga eksperianca,qofte nga nje rrethim 40 vjecar nga athina dhe beogradi te ndihmuar ne ate kohe nga perendimi.
      JO VETEM PERMEDALJE SI HERO POPULLI
      POR DO TI SHTOJA DHE DISA TE TJERA :
      1-DEKORATE ATDHETARIE
      Mbrojtja hyjnore qe i beri kombit Enver Hoxha ne konferencen e paqes ne Paris kur i tha botes se:
      SHQIPTARET KANE ARDHUR NE PARIS JO PER TE DHENE LLOGARI POR PER TE KERKUAR LLOGARI qe i la me goje hapur udheheqsit boterore me frengjishten e tij perfekte .
      2-DEKORATE TRIMERIE
      Mbrojtja e shkelqyer qe i beri monarko-fashisteve greke ne 1949 qe i …..Kurse nen regjimin e talebanit Berishe ne 1994 komando greke shpartalloi dhe poshtroi maksimalisht duke vrare disa ushtarake shqiptare dhe duke i lidhur si bageti efektivin e nje njesie luftarake te mender berishes.
      3-DEKORATE GUXIMI
      Debimi spektakular qe i beri fllotes ruse ne Pashaliman qe shume stratege e cilesojne si nje nga veprimet me te guximshe ne historine e njerzimit.Ishen vitet 60′ kur Ruset ishin fuqia me e madhe boterore ushtarake derisa ne krizen e karaibeve ne 60′ Hryshovi i trembi amerikanet te cilet deshtuan ne ngjarjen e Gjirit te derrave ne Kube.
      4-DEKORATE LARGPAMESIE
      Trim u tregua dhe ne daljen nga traktati i Varshaves ne shenje proteste kunder pushtimit Cekosllovakise qe mbahet si dita kur u be komunist plehu Sali Birishi nga “mallengjimi” i ketij akti heroik .
      4-DEKORATE INTELIGJENCE
      Enver Trimi drejtoi vendin qe e mori absolutisht te shkaterruar dhe pa asnje kokerr leku ne arken e shtetit.Ai drejtoi dhe luftoi balle per balle me Titon per 30 vjet qe dihet se ishte nje figurat boterore me finoke dhe i mbeshtetur fuqimisht per te shkaterruar shqiperine.
      5-DEKORATE PER DIZINFEKTIM TE TURKOSHAKEVE
      Kjo eshte vepra e tij madheshtore qe vuri si Pashko Vaso ne zbatim moton :feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Si rrjedhoje ekesaj politike kemi me mijra familje shqiptare me besim miks qe i ben me teper shqiptare se fetare.Eshte kriminale sot te shohes sumat perpjete te disa besimtareve dallkauke perpara gjergj kastriotit ne Tirane dhe kjo mjafton per kete supermedalje
      Jane shume aspekte qe flasin ne favor te ketij legjendari por pa harruar shume bema te keqia te tij qe nqs do ishte gjalle do ti kerkonte ndjese shqipatreve.
      Ishte sistemi i Enver Hoxhes qe mori Sali morracakun nga vicidoli nga nje familje ekstremisht analfabete ,i dha shkolle e futi ne gjirin e famijes deri te oxhaku i tij dhe pastaj ky gjarper kafshoi te zotin..
      .
      Nuk dua te mbroj Enver Hoxha sepse ka qene ne nje fare menyre i para denuar nga koha qe jetoi dhe ideologjia qe perfaqsoi por Ate KOLLOS NUK MUND TA ZHDUKIN AS UFO-T nqs do vijne nje dite sepse ishte nje ZEUS qe historia e ka futur ne arkivat e saj.
      Ne ditet e sotme kur shqiperia eshte kthyer ne shprehje gjeografike nen ombrellen e Natos dhe klasa politike nuk eshte e afte jo vetem te vere ne funksion shtetin shqiptar por e ka shkaterruar ate perfundimisht duke e lene ne dore te ca ambasdoreve low life figura e tij eshte ne rritje progresive….Vetem nje referendum popullor per Enver Hoxhen do ju mbylli gojen reaksionareve dhe tradhetareve te vendit te cilet ai I lufjtoi per 40 vjet dhe nuk jane pak.
      .
      Pra Enveri nuk kishte nevoje per bombe atomike kineze se ishte me i forte se vete bomba atomike se jo vetem i gjalle por dhe i vdekur nuk eshte mundur nga armiqte e tij as te jashtem dhe as te brendshem demone si puna juaj qe nuk ta mban suma te dalesh me emer orgjinial por je bere si jevgu qe shti prapa ferres…

      Reply to this comment
  2. gjermani i fundit September 17, 17:34

    fundi i botes ardhka nga artiljeret me nje fjale. U lumte, kur per kunderajror conin gjytyrymat.

    Reply to this comment
  3. MH September 17, 23:28

    Demo!
    Bravo ke krijue nji analize teper therse aq dhe humoristike.Shume e bukur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim