Fundi i Botës nuk do na vijë nga jashtë!

Arben Duka July 4, 2015 16:42

Fundi i Botës nuk do na vijë nga jashtë!

Me fundin e Botës,
shpeshherë na kanë lodhur,
por fundi – vërtet,
asnjëherë s’ka ndodhur!

Teori e Diellit,
pak a shumë njihet,
kur temperatura,
ulet ose ngrihet!

Në ardhtë treqind gradë,
kushdo mund ta dijë,
se gjithë Toka jonë,
pak nga pak do shkrijë!

Nëse në minus,
kjo gradë do arrijë,
si një copë akull,
Toka do të ngrijë!

Po Toka në fakt,
Çdo gjë ka sfiduar,
pesë miliardë vjet,
është rrotulluar!

Pesë miliardë vjet,
s’janë shumë kurrsesi,
sepse Toka quhet,
Planet shumë i ri!

Po thonë shkencëtarët,
se mbi ne të gjorët,
do bien kometat,
edhe meteorët!

Unë s’besoj asgjë,
mendoj shumë më butë,
pas Bing-Bengut erdhi,
rregull absolut!

Gjithmonë teoritë,
kanë shumë kashtë,
them se fundi i Botës,
s’do na vijë nga jashtë!

Po unë prapë nuk kam,
shumë valë optimizmi,
se rreziku i Tokës,
është vetë njerëzimi!
Është vetë njerëzimi,
po e them garant,
se ai me Tokën,
është shumë arrogant!

Ajo që sot quhet,
si ngrohje globale,
është për Planetin,
e keqe reale!

Armët nukleare,
shpikje monstruoze,
mund ta kthejnë Planetin,
thjesht’ në një re bloze!

Gjithë vendet do kthehen,
në ca shkretëtira,
nëse ato bien,
në duar të ndyra!

Në një garë pa fre,
është krejt e pritshme,
që të shpiken armë,
dhe më të rrezikshme!

S’mund të ketë pasoja,
nga to më të rënda,
ndaj them – fundi i Botës,
mund të vijë nga brenda!

S’mjafton kufizimi,
që bëhet në Botë,
duhet që të ketë,
asgjësim të plotë!

Asgjësim i plotë,
edhe sa më parë,
sepse mund të dalë,
një Lider i marrë!

Në fakt Bota ka,
dhe liderë të marrë,
po që s’kanë-për fat,
prodhim nuklear!

Ka shumë halle Bota,
edhe njerëzia,
shumica i vijnë
nga makutëria!

Arben Duka July 4, 2015 16:42
Komento

1 Koment

  1. Bizanti July 4, 17:54

    I nderuar poet. Historia na meson se lideret e marre jane menaxheret me te respektuar te gjeopolitikes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*