Fundi i NATO-s? Analiza e Carl Bildt

July 21, 2018 09:18

Fundi i NATO-s? Analiza e Carl Bildt

Nga Carl Bildt

Çfarë ka mbetur nga NATO dhe rendi transatlantik, pas javës së trazuar të presidentit amerikan Donald Trump në Bruksel, Mbretërinë e Bashkuar dhe Helsinki, ku ai mbrojti presidentin rus Vladimir Putin, kundër akuzave për luftë kibernetike nga agjencitë e inteligjencës së SHBA?

Po t’i shohësh ngjarjet të shpalosen, me syze ngjyrë rozë, mund të mendosh se aleanca më e rëndësishme strategjike e Perëndimit është pak a shumë në rregull, apo madje që po rritet edhe më shumë. Në të vërtetë, NATO është në rrezik, dhe fati i saj tani qëndron në duart përbuzëse të Donald Trumpit.

Para dhe gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s, ka pasur shumë kritika për shpenzimet ushtarake të shteteve anëtare. Secili anëtar pritet të rritë shpenzimet e tij në 2% të PBB-së deri në vitin 2024, por Trumpi duket se mendon se kjo tashmë duhet të ishte bërë. Dhe në takimin e javës së kaluar, ai papritmas bëri thirrje për një objektiv të ri prej 4% të PBB-së – që është më shumë sesa shpenzojnë edhe vetë Shtetet e Bashkuara.

Gjatë dekadave të fundit, fokusi parësor i NATO-s ka qenë në operacion paqeruajtjeje në vende të largëta, dhe jo funksioni i saj bazë i mbrojtjes territoriale. Për shumicën e shteteve anëtare të BE, dividenti i paqes nga operacionet e aleancës justifikonte shkurtimet në shpenzimet e brendshme ushtarake.

Por kjo qasje ndryshoi në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe nisi sulme të fshehta ushtarake në Ukrainën Lindore. Që atëherë, buxhetet e mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s janë rritur mesatarisht me rreth 4% në vit, duke e bërë objektivin e 2024 të arritshëm.

Më thelbësisht, ankesa e Trump se SHBA është duke marrë një pjesë të padrejtë të barrës për mbrojtjen kolektive të NATO-s, është e dyshimtë. Ndërkohë që buxheti ushtarak i SHBA-së barazohet me rreth 72% të shpenzimeve të mbrojtjes së të gjitha vendeve anëtare të NATO-s të marra së bashku, rreth tre të katërtat e shpenzimeve ushtarake amerikane drejtohen në rajone të tjera, jashtë Evropës. Rreth gjysma e buxhetit të mbrojtjes amerikane është shpenzuar për mbajtjen e një pranie në Paqësor, dhe një çerek tjetër është shpenzuar për operacionet në Lindjen e Mesme, komandën dhe kontrollin strategjik bërthamor dhe fusha të tjera.

Për më tepër, megjithëse SHBA ka rritur ndjeshëm shpenzimet e saj të mbrojtjes në Evropë gjatë viteve të fundit, vlen të kujtojmë se shumica e forcave dhe objekteve amerikane aktualisht janë të fokusuara në harkun gjeostrategjik nga India në Afrikën e Jugut. Me baza të tilla si Ramstein, Fairford, Rota, Vicenza dhe Sigonella, SHBA ka përdorur prej kohësh Evropën si një terren për dërgimin e forcave gjetkë. Dhe pajisjet e paralajmërimit të hershëm dhe të vëzhgimit që mbajnë Shtetet e Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegji, janë atje për të mbrojtur SHBA-në kontinentale, jo Evropën.

Fakti është se shpenzimet totale të mbrojtjes evropiane janë rreth dy herë më shumë se sa shpenzimet e SHBA për sigurinë evropiane, dhe gjithashtu dyfishin e asaj që Rusia shpenzon për mbrojtjen, sipas vlerësimeve të Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes të SHBA.

Rëndësia kritike e forcave të komandës, kontrollit dhe inteligjencës të SHBA në Evropë nuk duhet minimizuar, por duhet që të paktën të vendoset në perspektivë. Ndonëse ushtria e SHBA solli së fundmi brigadat e veta në Evropë për ushtrime stërvitore, trupat e stacionuara në mënyrë të përhershme janë të pajisura vetëm për ndërhyrje të kufizuara.

Kjo është arsyeja pse NATO duhet të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet e saj mbrojtëse në Evropë. Më e pakta, Evropa ka nevojë për më shumë forca ushtarake dhe ato forca duhet të jenë të pajisura për vendosjen e shpejtë në zona kritike. Komanda e re e lëvizshme që po krijohet në Gjermani është një hap i parë premtues.

E megjithatë, avantazhet e Rusisë mbi NATO-n kanë të bëjnë më shumë me burimet sesa me komandën dhe kontrollin. Si një vend i vetëm, forcat ushtarake të Rusisë janë më të integruara dhe mund të vendosen më shpejt në ndjekje të direktivave strategjike nga Kremlini. Kjo qartësi u tregua mjaftueshëm në Krime në vitin 2014 dhe në Siri vitin që pasoi.

Nga ana e saj, NATO ka një strukturë komande thellësisht të integruar për forcat që i janë caktuar. Por kjo vështirë se do ketë rëndësi, nëse vendimet politike për të shpërndarë forcat ose për të nisur operacionet nuk merren në kohë. Në çdo konfrontim ushtarak, uniteti i vullnetit dhe shpejtësia e vendimmarrjes së nivelit të lartë, janë ato që përcaktojnë rezultatin.

Problemi është se ndërsa kapaciteti ushtarak i NATO-s po përmirësohet, kapaciteti vendim-marrës politik po përkeqësohet. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse një vend anëtar i NATO-s do të lëshonte alarmin që Rusia po nis një operacion ushtarak të fshehtë si ai i Krimesë, brenda kufijve të vet. Pastaj, imagjinoni sikur agjencitë e inteligjencës amerikane të konfirmonin se një akt i tillë agresioni ishte vërtetë duke ndodhur, pavarësisht nga mohimet e Putinit.

Dhe në fund, imagjinoni si do të reagonte Trumpi. A do i telefononte Putinit për ta pyetur çfarë po ndodh? Dhe a do të bënte Putini një tjetër “ofertë të pabesueshme”, për të ndihmuar hetuesit e SHBA që t’i shkojnë deri në fund gjërave? Më troç: A do të vinte në punë Trumpi parimin e mborjtjes kolektive, sipas Nenit 5 të Traktatit të NATO-s? Apo do të hezitonte, do të vinte në dyshim informacionet, do të injoronte aleatët e SHBA, dhe besonte mohimet e Putinit?

Këto janë vërtetë pyetje shqetësuese për t’ia bërë një presidenti amerikan. Dhe tani do të qëndrojnë varur për një kohë të gjatë, mbi kryet e Evropës. / Project Syndicate, 2016/ Bota.al

 

o.j/dita

 

July 21, 2018 09:18
Komento

7 Komente

  1. Spectrum July 21, 10:15

    Paska dhe bota analiste karrer si keta tanet, po u shperbe Natua SHBA-te nuk jane me super fuqia e planetit

    Reply to this comment
  2. Toni July 21, 11:47

    E pastaj, cfare behet?

    Reply to this comment
  3. paulin July 21, 12:49

    Per qfar na duhet nato? Kunder kujt do te luftojm? Se mos kemi nje armik imagjinar qe te ben te rrisesh shpenzimet ushtarake, qe te perfitohet nga tregtia e flliqt e armeve, e me keo arme te vriten njerz . paqia ndertohet me paqe e jo me dhune. Ne sa konflikte ka marr pjese Amerika e sa nga keto i ka nxit vete per perfitimet e veta. Te gjitha keto per rritjen e shpenzimeve ushtarake jan per te mbrojtur mashtrimet e veta ne sy te njerzve e per ta ba rrenen te besueshme. Ne qofte se na duhet te jetojme ne paqe nuk ka shpenzime ku mund te vidhet e ku vjedhja eshte e ligjeruar

    Reply to this comment
  4. betixho July 21, 15:34

    Ku i çon strategjia e zhvillimit të forcave ushtarake vëndet në mbarë globin?.Cili është qëllimi final?Kështu do të vazhdojnë edhe në perspektivë burrat e shteteve anë e mbanë botës?.
    Nuk do të arrijnë kokat botërore në një strategji paqësore,nuk do mundet civilizimi botëror sot,që posedon këtë kulturë të lartë,në një unison mendimi e veprimi mbi të arthmen e planetit,se këjo rrugë që po ndiqet është rrugë pa krye,është vetëvrasje planetare?.
    Kujt i mburren këta burra shtetesh,elita botërore që qeveris sot?,planeteve të tjera? se popujt e këtij Globi po i çojnë drejt shuarjes.
    Ky është një qëndrim fatalist.Bota nuk është në gjëndje të ndalojë vrasjen me dorën e vet.
    Jo OKB-ja por një Organ i Posaçëm mbi të arthmen e Botës duhet të sanksionohet me urgjencë për ta shpëtuar vetveten nga katastrofa që po i pregatisin njerëzimit bijtë e vet mostra.
    Me moton-Ushtria nuk ka vënd në këtë Planet-duhet të kërkohen instrumenta të tjerë zëvëndësues,ashtu siç është gjetur Demokracia si zgjidhje për vetëqeverisje dhe pushtet në shtetet me sisteme demokratike.
    Mendimi se perfeksionimi i armëve sa më moderne do ta frenojë dhe evitojë fundin dramatik të njerëzimit është vetëgënjeshtër dhe një fiasko përbindëshe e inteligjencës.

    Reply to this comment
  5. A.W. July 21, 17:57

    NATO ashtu si eshte der sot nuk mund te funksionoje me. Ku USA mban me fonde per mbrojtje gjithe aleancen, ku kontributet e anetareve jane minimale, por protagonizmin e kane maksimal. Sot Donald Trump ja ka bere te qarte se nuk mban me buxhetin nje NATO me 28 anetare. Aleatet europiane bejne sikur nuk kuptojne, por sigurisht qe kjo nuk i pelqen. Por koha e pirjes sise ne gjijte e Amerikes per NATO ka marre fund. Ne se NATO do te funksionoje akoma duhet qe keta anetaret e saj europiane me Merkel ne krye ta marrin seriozisht kete gje e te shtrengojne rripat per te kontribuar sa i takon. Donald Trump nuk eshte Obam jevgu qe tallnin bythen Merkel and Co.

    Reply to this comment
  6. Paci July 21, 19:17

    Paqe do te thote forcim i aleances mbrojtese ne NATO per te mbrojtur kombet e vogla nga me te fuqimit . Teoria e paqes pa mbrojtje eshte teoria e Salisteve te 30 viteve gjoja demokraci ne vendin tone .

    Reply to this comment
  7. realisti July 21, 23:17

    Nato u krijua per t’ju kundervene traktatit te Varshaves me ne krye Bashkimin Sovjetik. Traktati ra bashke me rënjen e BRSS-se Nje gjeneral rus ne bisede te lire me nje ushtarak te larete te NATO-s i tha ketije te fundit-” Nuk duhet te gezoheni edhe aq shume per rënjen dhe shperberjen e BRSS-se sepse sebashku me shembjen dhe ndryshimin e sistemit politik dhe ekonomik ne ish republikat sovjetike dhe Rusi, zduket dhe arsyeja e egzistences se Aleances se Atllantiklut te Veriut Nese nuk keni me nje armik kunder kujt do te mbroheni? ” Keshtuqe Trampi duhet te gjeje mepare armikun pastaj t’u kerkoje aleateve te paguajne me shume per mbrojtje Me armiq si Binladeni,Sadami apo Gedafi nuk paguan njeri, Komunizmi po qe i kallte daten Europes per tu mbrojtur nga ai mund te paguanin c’do lloj cmimi. Xhaxha Semi perpiqet t’i gjeje pune NATO-s me armiq te sajuar por e veteta eshte se NATO nuk ka armiq keshtuqe nuk ka arsye te egzistoje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*