FUNDI I RRUGËS APO FUNDI I REFORMËS

Bedri Islami July 16, 2016 11:38

FUNDI I RRUGËS APO FUNDI I REFORMËS

Të përmendësh sot reformën në Drejtësi është njëlloj si të shkosh nëpër mend të gjithë kalvarin e pamagjinueshëm të politikës shqiptare, me të gjithçka ka pasur të mundimshme, të lodhshme, herë pas here skizofrenike, por që në fund të fundit, ka qenë një lodhje e kotë. Ashtu si i jemi ngjitur malit, po ashtu edhe jemi rrokullisur. Rënia ka qenë më e shpejtë se ngritja, si çdo rënie e tillë, dhe, përmes territ të saj, ka pasur aq shumë dramacitet dhe përdhosje, sa që askush nuk e ka menduar.

Si duket, tashmë, ata që janë kundër Vetingut ndërkombëtar janë më të shumtë se ata që janë pro tyre. Çuditërisht forca politike që u shfaq si perëndimore është kundër besimit ndaj tyre; forca politike që u shfaq si konservatore, vazhdim i izolimit, është pro tyre. Kohërat ndryshojnë, interesat mbeten të njëjta.

Reforma në Drejtësi është njëra prej tyre. Më aktualja, më sherrxhie se gjithçka tjetër, më shpresëdhënëse nëse bëhet dhe më shpresëhumbëse, nëse do të bëhet. E filluar si një mrekulli e fillimit shekullit, ajo, është krejt e mundshme, të kthehet në sherrnanjën rrokullisëse të pashoqe. E menduar si shpëtimtare, ajo, si duket, do e thellojë edhe më tej humnerën që kemi poshtë vetes. Nëse ka filluar rënia, fundin nuk e di askush.

Po ashtu, askush nuk e di, në se jemi në fundin e një reforme apo në fundin e rrugës së qeverisjes së tashme. Nëse ndodh fundi i reformës, do të kemi edhe fundin e qeverisjes. Të dyja nuk mund të rrinë bashkë, sidomos në rastin kur kanë pasur qëndrime të ndryshme.

Të kemi rënien e një qeverie dhe kthimin tek një qeveri e djeshme, para vitit 2013, do të jetë edhe fundi i shpresës tek RILINDJA apo fillimi i ringritjes së saj?

Pse ndodh e gjithë kjo?

Po bëhet zhurma më e madhe rreth asaj që të gjithë, po të kishin ndershmërinë e duhur, do e kishin duartrokitur. Po anatemohen të gjithë ata që deri dje ishin idhujt tanë dhe shpresa. Ne po i lëmë idhujt pa krena dhe piedestalet po i lëmë bosh. Shpresën po e venitim deri në absurd dhe shernanja mund të kthehet në një bumerang për politikën shqiptare.

Nuk jam i verbër ndaj besimit ndaj të huajve, por jam krejt pa sy në besimin ndaj sistemit tonë të drejtësisë. Të presësh se gjithçka të mbarë do e bëjnë të huajt do të thotë të kesh iluzione që mund të humbasin; por të presësh se këtë mund ta bëjnë vendorët, edhe me shkollën e plepave, super milionerët plaçkitës dhe politikanë vrasës, kjo do të ishte absurde.

Unë besoj tek fillesa e mbarë, por jo tek mbarimi i duhur. Fillim të mbarë nuk mund të ketë kur ata që na dërguan në këtë zgrip, tani mund të shfaqen si shpëtimtarë. Nuk mund të jesh naiv dhe të mendosh se gjingjonët dhe gjithëfarë martinësh mund të bëjnë sistemin e ri të drejtësisë. Ata i kanë duart në fytin e njerëzve që kanë zhvatur dhe ne shpresojmë se ata do të na shpëtojnë.

Kur thashë se nuk jam i verbër ndaj besimit tek të huajt, ndërkombëtarët, nuk kisha parasysh vetëm atë që ishte shkruar në DITA, lidhur me një letër që kishte dërguar zoti Lu në prokurorinë e përgjithshme. Gazeta ka të drejtën e saj ta botojë atë në kohën që mendon vetë se është e arsyeshme, por , po në këtë gazetë janë botuar edhe shënime politike e analiza , të cilat, edhe pse nuk kanë qenë në të njëjtën linjë, janë botuar të plota. Është hapje e ngritje, nuk është mbyllje e rënie.

Kur zhvillohej Konferenca e Rambujesë  në shkurtin e vitit 1999, ishte një situatë shumë më e rëndë se kjo. Kjo, në Shqipëri, është brenda të njëjtit gjak, për më shumë ndëshkim të krimit; atëherë, në Kosovë, ishte për mbijetesë dhe të ardhmen. Në Shqipëri, do të vijë, besoj, një brez, i cili, do të jetë shumë më perëndimor dhe i saktë se plepistët e drejtësisë së sotme. Në Kosovë atëherë ishte në pikëpyetje ekzistenca dhe e ardhmja.

Zonja Ollbrajt ngulte këmbë fort që Thaçi, shefi i delegacionit Shqiptar në Rambuje, të nënshkruante draftin e Dytë që sapo kishte ardhur. Ishte një draft, përmes të cilit, Kosova mbetej nën pushtim, me një autonomi të zgjeruar. Ai, si pritej, nuk pranoi. Atëherë erdhi drafti i tretë, i cili ishte shumë më i saktë për shqiptarët në Kosovë, por nuk përmendte fjalën pavarësi. Zonja Ollbrajt i tha Thaçit se duhej ta nënshkruante dhe se ajo, i jepte fjalën se, pas tri viteve, Kosova do të kishte referendumin e saj për pavarësi.

Ishte një marrëveshje e heshtur, e cila nuk u bë kurrë realitet. Ollbrajt shkoi nga pusheti, dhe kaluan vite deri sa vazhdimësia e një takimi të bëhej realitet.

Desha të thoja se besimi në një forcë progresive, edhe kur një nënpunës i saj, qoftë edhe i lartë, nuk bën atë që thotë, nuk ka pse fshihet pas saj. Si në rastin e zotit Lu.

Gjithçka është në ditët e fundit. Nuk është fjala në se me 21 janar do të kemi miratimin e një reforme që na lodhi para se të bëhej, është shumë më tepër se kaq. Është përcaktimi i saktë i asaj që do të ndodhë nesër.

Dhe nesër, një ditë të nesërme, ajo mund të jetë edhe pas disa muajve, zhvillimet do të jenë më të ashpra se është menduar. Ato nuk do të prekin atë pjesë të pasuruar të shoqërisë, ata i kanë marrë masat edhe për disa breza, disa prej tyre nuk e dinë ende saktësisht pasurinë që kanë; si gjithnjë breshëri do të vazhdojë të bjerë në arat e varfanjakëve.

Mos mendoni se kjo reformë është shpëtimi i Shqipërisë. Iluzionet e tepërta lindin krijesa të vërbëra.

Është një reformë, e cila, si ka nisur, nuk do të na shpjerë askund.

Si gjithnjë, të mundurit do të jenë poshtë, këto janë të shumtët.

 

Bedri Islami July 16, 2016 11:38
Komento

6 Komente

  1. A.GRAMSH July 16, 12:21

    PO POPULLI KU ESHTE!?
    Bedr nuk mjafton vetem shqipetarizmi yt si gazetar por duhen rruget per dalje nga tuneli!
    Ne bashkimin e Italise 15vjet me pare me nismen e Garibaldit qe u takua me Vittoio Emanuele,i pari i tha:
    ‘E bashkuam Itaine naltmadheri’,ndersa i dyti ju pergjegj:’Po italianet ku jane’!?
    Une te pyes ty : PO SHQIPETARET PAS 25 VJETESH KU JANE!?

    Reply to this comment
  2. fadili July 16, 13:10

    e vleresoj ne max kete analize me realiste se vete fjala realitet.eshte nje analize per pjesen intelektuale te moralshme dhe e pavarur. mendoj se kjo reforme do te kishte sukses sikur te kishte nje mundesi qofte dhe utopike qe perjashtonte nga politika te katert krye komunaret e shqioerise dhe politikes sone. kam frike se sot ka me shume te pa moralshem se te moralshem i dashur Bedri . une beje pjese ne njerzit me pesimist relist te politikaneve “tane” le te ngushellohemi me njeri tjetrin per aq kohe sa te ndodhe cudia……..respekte

    Reply to this comment
  3. Moli July 16, 13:30

    U be kaq kohe qe diskutohet pafundesisht mbi reformen ne drejtesi, por ne nenin 88 ka nje nonsens : kerkohet konsensus dhe njekohesisht votim me 2/3. Keto kushte te dyja perjashtojne njera tjetren. Aprovimi i reformes behet o me 2/3, o me konsensus. Sepse votimi me konsensus kerkon shumice te thjeshte votash, kurse 2/3 keron shumice te cilesuar me 94 vota – te shumices dhe opozites. Pra ka te drejte ambasadori gjerman kur kerkon votim menjehere ne kuvend pa pritur konsensusin, apo votim me 2/3. Neni 88 siç eshte konceptuar e perjashton mundesine e pranimit te Shqiperise ne BE. Pra BE dhe USA me gojen e Venecias nuk e duan Shqiperine ne BE.

    Reply to this comment
  4. Arber Iliri July 16, 15:48

    Do te shihni sa me mire do jete me largimin e Berishes dhe Berishizmit nga politika shqiptare.Shume e thjesht.Shqiperia do te behet.

    Reply to this comment
  5. ALBAN DEGA July 16, 22:14

    OPINIONE

    KONSENSUS “KESHTU E ASESI NDRYSHE” APO… !?

    – A mund te kete konsensus me nje “bande gangsteresh”
    qe nuk ka konsensus brenda radheve te saj…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si?

    Me konsensus”Keshtu e nuk ka rruge tjeter” ” Sic themi ne e asesi ndryshe”, ” O me ne o me armikun e kllases… Rruge te mesme nuk ka” thoshte shoku Enver!
    Po a eshte ky konsensusi, mirekuptimi, marreveshja!?
    Kurrsesi!
    Ky eshte diktat i mirefillte! Diktat 24 karat… Jo konsensus!
    Me konsensus Sali Berisha dhe taborri i tij politik e familjar kuptojne diktatin…
    E diktati eshte thelbi i diktatures jo i demokracise!
    Nuk kane konsensus brenda familjes se tyre politike PD-se e koalicionit te saj e lehin nate e dite per konsensus me mazhorancen vetem per ta vonuar, vetem per ta sakatuar, vetem per ta sabotuar, vetem per ta zhbere, vetem per ta cformuar krejt shpirtin e qellimin e Reformes ne Drejtesi!
    Me lutje!?
    Miresine, lutjet, tolerancen, mirekuptimin… Partia Demokratike domethene Sali Berisha i sheh, i kupton, i vlereson si dobesi, si frike, si nenshtrim… e i shkel me kembe !
    Ndaj ai si nje femije i keq i llastuar dhe i lazdruar pertej permasave te vet durimit kinez te shqiptareve dhe vete nderkombetareve, ben te fortin, ben garipin, ben trazovacin qe kthen permbys e ben rrokopuje shtepine e perbashket te shqiptareve!

    Leva e Arkimedit? Jo! Leva e Sales!

    Si!?
    Nepermjet leves se sundimit te Sali Berishes, pandeshkueshmerise qe ia ka dhene vetvetes e bandes se tij nepermjet Ligjit me barbar te tiranise Ligji jam une!
    Nepermjet kushtetues se Sali Berishes” Ne Saliu, Me Saliun, Per Saliun!” dhe klanin e tij politik e familjar!
    Nepermjet marrjes peng e nen kontroll te plote te cdo hallke te shtetit ligjor nga gjykatesi me thjeshte e deri tek Kryetari i Gjykates Kushtetuese, qe para se te vishte togen e zeze me vetem 71 vota shkoi e u fal tek Sali Berisha, nga prokurori i fundit e deri tek Kryeprokurori i Shqiperise,.. nga Plepisti Gjin Gjoni, sot multimilioner,duke shitur drejtesi e deri tek Presidenti kapterr i SHQUP-it po me 71 vota te trafikuara e te shitblera!
    Ja pse Basha e juristet e SHQUP- it duan dhe kembengulin qe Vetingun ta beje pikerisht Gjykata Kushtetuese , 90 per qind e komanduar prej Berishes e jo aleatet tane strategjike e miq te sterprovuar te shqiptareve si popull e te Shqiperise si shtet pa perkrahjen totale, te te cileve Sali Berisha kurre nuk do ta kishte pare as ne enderr kreun as te shtetit e as te qeverise shqiptare !
    Ndaj nuk thote kot sovrani kur behet jevgu mbret se pari vret baben e vet !

    Cila eshte zgjidhja!?

    Eshte miratimi urgjent i Reformes ne Drejtesi me konsensusin e sovranit qe votoi ne menyre plebishitare me mbi nje milione votat e lira te shqiptareve me 23 qershor 2013 dhe me 15 qershor 2015!
    Konsensusi i sovranit shqiptar eshte i panegociueshem e i patjtersueshem!
    92 per qind e shqiptareve jane per Reformen ne Drejtesi si premtimi solemn i PS-se LSI-se etj. gjate fushates elektorale te 23 qershorit 2013, si e vetmja rruge per te luftuar korrupsionin dhe vendosur shtetin ligjor be Shqiperi!
    Askush as PS, as LSI asnje politikan nuk ka atribut te shkele mbi vullnetin dhe voten e sovranit qe eshte kyci dhe themeli i sovranitetit te shtetit shqiptar!
    Korrupsioni masiv dhe impuniteti ishin aresyet kryesore e ketij plebishiti mbarepopullor qe i shkaktoi nje Vaterlo te vertete ” bandes se gangstereve” dhe “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
    A ka zgjidhje tjeter?
    Nese mazhoranca nuk eshte e afte ta kryej kete mision te shenjte te sovranit ajo duhet tia ktheje mandatin atij dhe te shpalle jo vetem zgjedhje te parakoheshme parlamentare por njekohesisht edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
    E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit te Beogradit dhe RIA-s ruse!

    Enough it’s enough… Boll me!

    Cdo lutje per konsensus, per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit madhor te Reformes ne Drejtesi e vendisjen e shtetit ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
    Enough it’s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane! Boll me!
    Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
    Cdo marreveshje okulte Edi Rames e Ilir Metes vec e vec apo se bashku me Sali Berishen do te ishte antishqiptare e antiamerikane! Pse?
    95 per qind e shqiptareve e duan e perkrahin SHBA- ne e BE-ne si aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te shqiptareve si komb!
    Proamerikanizmi eshte nje kult per shqiptaret jo vetem be Shqiperi, Kosove por kudo ne Bote!

    … Perndryshe … fjalen e fundit e ka sovrani !

    Asnje politikan nuk ka as fuqi e as tager te dale mbi kete kult te shqiptareve!
    Eshte koha per veprime jo per pisedime!
    Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
    Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
    Konsensus vetem me sovranin dhe voten e shpirtin proamerikan e properendimor!
    Perndryshe…. Perndryshe !
    … Le te flase sovrani me voten e tij te lire dhe Referendumin per Reformen ne Drejtesi!
    Ai dhe askush tjeter e ka fjalen e fundit dhe zgjidhjen perfundimtare ne demokraci!

    Reply to this comment
  6. tomorro dr. July 17, 05:05

    e kuotova.dallim racial,nga arrberi qe nuke esht ARBER ass ilire.

    Nuke luftohret per ddrejtsi por me luftuar veriun,verioret.pra racizem
    Enver,koci ,hysni,serbizim greaizim
    Rrofte komunizmi, posht lokalizmi
    Ase une nuke dua Beriishen
    Por urrej komunizmin,padrejtsin.
    Une nuke e njoh partin.por njoh atedheun. Gazetarit I lumte Dora.asgje e mire nuke del nga kjo reform. kjo behet me ruajt kupolen e korruptuar parrlamentin qeverrine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*