Fundjava me shi, javën tjetër do ketë borë në disa qytete

December 7, 2017 21:54

Fundjava me shi, javën tjetër do ketë borë në disa qytete

Këtë fundjavë pritet të rikthehen sërish reshjet e shiut.

Paraditja e së shtunës dhe pjesa e parë e ditës së diel do të shoqërohen me mot të vranët dhe reshje shiu kryesisht në pjesën veriore dhe verilindore të vendit.

Ndërsa gjatë javës së ardhshme i gjithë vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu dhe bore.

Gjatë ditës së mërkurë, në ultësirën perëndimore, intensiteti i reshjeve të shiut pritet të rritet ndërsa sasia e reshjeve sipas parashikimeve do ta kalojë 30 mm në 24 orë.

Ndërkaq, ekstremi verior i vendit pritet të përballet me reshje të dendura bore.

December 7, 2017 21:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*