I dehur, me 120 km/h dhe me të mitur në makinë, policia publikon videon

August 18, 2018 09:13

I dehur, me 120 km/h dhe me të mitur në makinë, policia publikon videon

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 në gjendje të dehur dhe 1 i papajisur me leje drejtimi. Kontrollet në funksion të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” po vijojnë në kryeqytet me shërbime mbi kohën normale të punës.

“Policia Rrugore e Tiranës kontrolle me mjete speciale si Radar dhe Drager, ku kontrollet janë përqendruar në rrugët dhe zonat kryesore të evidentuara si “njolla të zeza” për shkak të ngjarjeve rrugore të ndodhura. Nga verifikimet në terren janë evidentuar një numër i lartë shkeljesh, ku nga rrezikshmëria vlen të përmenden disa raste konstatimesh, si ai i rrugës “Ferit Xhajko” ku shpejtësia e lëvizjes së automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, ndërkohë që në automjet udhëtonin e gjithë familja, përfshi edhe dy fëmijë të mitur”- njofton policia.

Sipas saj, në rrugën e “Kavajës” shpejtësia e lëvizjes së automjeteve varionte nga 93 km/h deri në 99 km/h, ndërkohë që shpejtësia maksimale e lejuar është jo më shumë se 30 km/h.

Mësohet se janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat, 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe janë ndaluar administrativisht 12 mjete për detyrime administrative të pashlyera.

“Fundjave për të festuar por jo për të rrezikuar🚑 Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, ndiqni këshillat e 👮‍♀”- apelon policia.

o.j/dita

August 18, 2018 09:13
Komento

1 Koment

  1. Gezim August 18, 14:26

    Bravo policise, bjeruni ne koke ketyre shofereve te papergjegjshem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim