Fundjava surprizon sërish, erë e fortë dhe shtrëngata shiu në vend

August 2, 2019 20:23

Fundjava surprizon sërish, erë e fortë dhe shtrëngata shiu në vend

Moti do të surprizojë sërish këtë fundjavë. Nëse fundjavën e kaluar nuk arritët të bëni plazh, një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe këtë fundjavë.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencës, dy ditët në vijim pritet të shoqërohen me reshje shiu, të cilat në veri dhe qendër mund të jenë në formën e shtrëngatave.

Parashikimi i motit sipas Instituti të Gjeoshkencës:

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite, dhe nesër  pritet rrezik “I MODERUAR’’ në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të kufizuara, në qarkun Shkodër pritet nivel “I LARTË’’.

RRESHJET

Sot pasdite dhe nesër, në pergjithësi priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe në qendër, sidomos në zonat malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 24 / 34 °C

në vendet malore: 17 / 32 °C.

ERA

Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.

j.l./ dita

August 2, 2019 20:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim