Fundosja e euros, Guvernatori Sejko: Do ndërhyjmë në treg

June 6, 2018 16:49

Fundosja e euros, Guvernatori Sejko: Do ndërhyjmë në treg

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri të ditur sot se BSH do të ndërhyjë në treg, duke blerë valutë për të shmangur rënien e euros.

Gent Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25% normën bazë të interesit duke e çuar në 1%.

“Kursi i këmbimit në Shqipëri është i lirë që varet nga kërkesa dhe oferta. Ka pasur një rritje e sasisë së euros, e cila ka qenë konstante që prej vitit 2015, e cila ka ardhur si një rritje e pritshmërisë së agjentëve. Kjo ka shtyrë kursin e këmbimit për të pasur një mbiçmim.

Kjo ka dalë jashtë parametrave normal dhe na ka detyruar të ndërmarrim operacione për të ndërhyrë në treg.

Do të blejmë valutë për të shmangur rënien e euros.

Banka e Shqipërisë ka kritere për ndërhyrje, ne nuk kemi ndërhyrë për efekt të kursit të këmbimit, por për ta parandaluar përshpejtimin e kursit të këmbimit”, tha Guvernatori Sejko.

Ndërkohë, po ditën e sotme, Banka Qendrore europiane sinjalizoi për herë të parë publikisht se shumë shpejt do të ndalë hedhjen masive të eurove në treg, të njohur ndryshe si lehtësimi sasior.

Lëvizja e Bankës Qendrore Europiane u reflektua menjëherë në tregje. Pas daljes së lajmit, euro filloi të forcohet në bursa ndaj dollarit duke shënuar nivelin më të lartë në 10 ditë.

E njëjta tendencë u përcoll edhe në tregun shqiptar, ku pas një serie të gjatë rënieje, të mërkurën euro u forcua ndaj lekut.

Sipas Bankës së Shqipërisë nga 124.17 lekë që këmbehej një ditë më parë, këtë të mërkurë euro u këmbye me 124.52 lekë ose 0.25 lekë më shumë.

a.s/dita

June 6, 2018 16:49
Komento

4 Komente

  1. Arben June 6, 17:10

    Cdo nderhyrje jane parate e popullit

    Te hedhura ne ere.

    Reply to this comment
  2. Lesh arapi June 6, 17:58

    I doli gjymi ketij, paska qene me pallosh, apo trongull se idioti i lindur ish Guvernatori Full-hajni.

    Reply to this comment
  3. Lesh arapi June 6, 17:58

    I doli gjumi ketij, paska qene me pallosh, apo trongull se idioti i lindur ish Guvernatori Full-hajni.

    Reply to this comment
  4. Gano June 6, 21:59

    Shko lyej floket, ate bej ti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*