Fuqi e besimit…

April 22, 2015 16:13

Fuqi e besimit…

Arben Duka

 

Mos mendo që je i humbur,
dhe kur fati bëhet dreq,
se asgjë s’është e pamundur,
dhe në çastin më të keq!

Fatit kurrë nuk i dihet,
vetëm Zotin mbaj në mënd,
se patjetër diku fshihet,
yll’ i artë i fatit tënd!

Mendimet që kob afrojnë,
krejt nga mëndja t’i largosh,
se ato të errësojnë,
dhe asgjë s’mund të shikosh!

Se t’u mbyll ty sot një derë,
mos vër kujën-o njeri,
se një tjetër më me vlerë,
do të hapet përsëri!

Kot mos mërmërit në dhëmbë,
s’ka formula magjiplote,
si një lis të madh në këmbë,
do të ngrejë veç forca jote!

Veç besim jepi mendimit,
dhe do ndizesh porsi zjarri,
se Fuqia e Besimit,
ngre të vdekurin nga varri!

Mos shih ëndrra kot së koti,
me thesare krejt të ndritshme,
mjafton të të fali Zoti,
vetëm Bukën e Përditshme!

Largo mendimet e frikshme,
ndize shpresën fort në sy,
është Buka e Përditshme,
më e madhja siguri!

Kjo formulë që kur u tha,
lartësoi një të vërtetë,
të përditshmen kush e ka,
është nga mbretërit më i qetë!

Ndaj e mbajti njerëzia,
gjallë shpresën dhe besimin,
në të kundër babëzia,
jetës krejt ja prish kuptimin!

As prej varrit-as prej Ferrit,
s’mund të shohë njeriu dritë,
dhe të jesh në fill të perit,
mos u dorëzo asnjë ditë!

Me mjegull mos e vish synë,
kujto djepin ku je tundur,
sa ke shpresë e sa merr frymë,
asnjë gjë s’është e pamundur!

(Ribotohet e ndryshuar me kërkesën e lexuesve)

April 22, 2015 16:13
Komento

8 Komente

  1. beni April 22, 17:24

    Thjesht fantastik,kenaqesi te lexosh keto vargje,nje himn i madh per te gjithe njerezit .

    Reply to this comment
  2. kopi April 22, 21:56

    Vargje koti. Vetem tek kjo vjershe e Arben Dukes nuk ka gje per kenaqesi. Do kete qene ne ndonje faze eremiti kur e ka shkruar

    Reply to this comment
    • anticensurë000 April 23, 06:58

      si gjithjë vargjet janë fantastike,por këtë radhë janë shumë boshe ose minimaliste!!pak a shumë janë vargje egzistenciale,vargje disfatiste!!vargje që deri diku predikojnë nënshtrimin!!këto vargje mund të shkruheshin dhe në kohë të saliut!ndoshta do të ishim nënshtruar duke na mjaftuar copa e bukës për të vegjetuar!!
      ben duka ndoshta ska dashur të godasë ose më mirë i ka bërë një nder dikujt për të goditur!!ndoshta ndërgjegjia nuk e ka lënë të shkruaj ndryshe nga ajo që ndjen!!
      mua më duket se nën ndërgjegjia e ka pranuar si të drejtë atë që ndërgjia ka qënë e detyruar ta godasë!!
      për fat o beno nuk jemi kështu si na sygjeron ti!!kërkojmë diçka më shumë se buka dhe besimi tek zoti!!e vetmia pikë që të mbështes është makutëria!!dhe unë si ti nuk jam për të!!dua më shumë,si për vete dhe për të tjerët,por nuk jam makut!!
      njeriu doli nga grigja e kafshëve për të vetmen arsye se kërkoi më shumë se sa të rronte,më shumë se buka e përditëshme!!
      një nga këto,”më shumë”,ishte dhe shkrimi i vargjeve!!

      Reply to this comment
  3. Patriote April 23, 05:49

    O Kopi! Injoranca nuk eshte Argument ! Kjo vjershe ka brenda saj filozofine e Jetes !
    Mos e shpreh hapur – qe aq di ! Me respekt per vehten !

    Reply to this comment
  4. RAIMONDA April 23, 09:11

    O Arben Duka! TI JE POET I ZOTI,I RENDIT VARGJET SI POETET E QEMOTIT.THUA FJAE TE ARTA ,THUA FJALE ME VLERE.ISHALLA KETO KRITIKA DO TI DEGJOJNE MEKATARET NDONJE HERE.

    Reply to this comment
  5. bela April 23, 10:38

    Thjesht e mrekullueshme.

    Reply to this comment
  6. Lleshi April 23, 11:06

    Vargjet e tua Arben
    si nje gurre e kulluar
    pak njereze gjejne
    qe kurre s’i kane kuptuar

    Kapin diamantin drite
    ne thellesi te erresires
    edhe naten e bejne dite
    armike te se peshtires

    Te se peshtires dhe vesit
    qe harboi njerezine
    qe i futi ne fund te thesit
    dhe iu morri lumturine

    babezia pa kufi
    me ideal parane
    prodhoi vetem antinjeri
    se kafshet kur kane uri hane

    Babezi e babezise
    njeriut i morri jeten
    kjo shenje e marrezise
    nuk e dallon te verteten

    hajdute , satrape e kriminele
    te babezitur shume
    jane sulur mbi cdo gje ne kete jete
    Lumturine nga gryka zune

    E mbyten dhe e baltosen
    me fuqine e parase
    jeten njeriut ia sosen
    me “nderimin” e maskarase!

    Reply to this comment
  7. dy here mat April 23, 15:20

    KOPI ne film mer ne telefon familjen .alo,
    dhe mer pergjigjen jam familja e shokut kopit, po ju kush jeni.
    kopit i bie te fiket.

    dhe Kopi komentues,
    Si servil apo injorant ne letersi
    nuk i kupton vargjet
    ………………………………

    se tu mbyll sonte nje dere ,
    mos ve kujen o njeri
    se nje tjeter me me vlere
    do te hapet perseri……
    ……………………………..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*