Fuqia e monumenteve

September 6, 2017 17:15

Fuqia e monumenteve

Nga Ian Buruma

Mënyra e arsyeshme për t’u marrë me monumentet e së kaluarës do të ishte t’i shihje thjesht si objekte të historisë. Prapëseprapë, nuk është kaq e thjeshtë. Kush do të argumentonte se pas vitit 1945, rrugët dhe sheshet në qytetet gjermane duhej të vazhdonin të mbanin emrin e Adolf Hitlerit? Nuk ishte sigurisht një gabim foshnjor heqja e skulpturave të Führerit – ose atyre të liderëve sovjetikë në Evropën Qendrore dhe Lindore pas vitit 1989. Mund të thuhet se imazhet e këtyre udhëheqësve dhe xhelatëve të tyre nuk kishin vlerën artistike të kishave të mëdha të Anglisë mesjetare, apo skulpturave budiste të Dinastisë Tang në Kinë

NEW YORK – Spektakli i pështirë muajin e kaluar, me neonazistë që marshonin nëpër Charlottesville, Virxhinia, duke mbajtur mbajtur pishtarë dhe lëshuar parulla mbi epërsinë e racës së bardhë, u shkaktua nga planet e qytetit për të hequr një statujë të Robert E. Lee, udhëheqës i ushtrisë së konfederatës, e cila luftoi për të ruajtur skllavërinë në Jugun separatist gjatë Luftës Civile Amerikane. Statuja e gjeneralit Lee mbi kalin e tij ka qenë atje që nga viti 1924, një kohë kur linçimi i qytetarëve me ngjyrë nuk ishte një gjë e rrallë.

Frymëzuar nga ngjarjet që po ndodhin në Charlottesville, janë shfaqur tashmë në Britani persona që kërkojnë heqjen e admiralit Nelson në Sheshin Trafalgar në Londër, sepse heroi britanik i deteve mbështeste tregtinë e skllevërve. Dy vjet më parë, protestuesit në Universitetin e Oksfordit kërkuan heqjen e një skulpture të Cecil Rodos nga Kolegji Oriel, ku ish-imperialisti kish qenë dikur student, sepse pikëpamjet e tij mbi racën dhe perandorinë tani konsiderohen të papërshtatshme.

Gjithmonë ka patur diçka magjike në këtë lloj ikonoklastie, e cila mbështetet në besimin se shkatërrimi i një imazhi do të zgjidhë në një farë mënyre, problemet që lidhen me të. Kur protestantët anglezë sfiduan fuqinë e Kishës Katolike Romake në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, turmat i shkatërruan shenjtorët e gdhendur në gur me çekiçë dhe sëpata. Revolucionarët e shekullit të tetëmbëdhjetë bënë të njëjtën gjë me kishat në Francë. Shembulli më radikal ndodhi në Kinë vetëm pak më shumë se 50 vjet më parë, kur u shkatërruan tempujt budistë dhe u dogjën libra konfucianë – ose gjithçka e vjetër dhe tradicionale – për t’i paraprirë revolucionit kulturor.

Është e lehtë të neveritesh nga ky lloj shkatërrimi. Humbasin ndërtesa të mëdha dhe vepra arti. Kështu, nuk mund të mos mendosh se vetëm njerëzit që besojnë në fuqinë magjike të imazheve dëshirojnë t’i fshijnë ato. Mënyra e arsyeshme për t’u marrë me monumentet e së kaluarës do të ishte t’i shihje thjesht si objekte të historisë.

Prapëseprapë, nuk është kaq e thjeshtë. Kush do të argumentonte se pas vitit 1945, rrugët dhe sheshet në qytetet gjermane duhej të vazhdonin të mbanin emrin e Adolf Hitlerit? Nuk ishte sigurisht një gabim foshnjor heqja e skulpturave të Führerit – ose atyre të liderëve sovjetikë në Evropën Qendrore dhe Lindore pas vitit 1989. Mund të thuhet se imazhet e këtyre udhëheqësve dhe xhelatëve të tyre nuk kishin vlerën artistike të kishave të mëdha të Anglisë mesjetare, apo skulpturave budiste të Dinastisë Tang në Kinë. Por sërish, statujat e Gjeneralit Lee, zor se mund të ruhen për arsye artistike.

Pyetja është se ku duhet të tërheqim vijën e kufirit. A duhet të gjykohet një figurë historike nga sasia e gjakut në duart e tij? Apo duhet të krijojmë një kuadër kohor të përshtatshëm?

Mund të thuhet se monumentet që lartësojnë të këqinjtë e historisë, të cilët qëndrojnë ende në kujtesën e gjallë dhe vazhdojnë t’u shkaktojnë dhimbje e pikëllim viktimave të mbijetuara, duhet të hiqen dhe se çdo gjë e vjetër duhet të lihet në vend. Por kjo nuk funksionon. Argumenti për ruajtjen e një skulpture të Hitlerit në një vend publik, duke supozuar se një gjë e tillë ende ekziston, nuk mund të forcohet me kalimin e kohës.

Shumë njerëz në Jugun e SHBA argumentojnë se monumentet e Konfederatës duhet të mbrohen si kujtime të së kaluarës, si pjesë e një “trashëgimie” të përbashkët. Problemi është se historia nuk është gjithmonë neutrale. Ajo mund të jetë ende toksike. Mënyra se si tregojmë histori për të kaluarën tonë, dhe mbajmë kujtime të gjalla në objekte kulturore, ka shumë të bëjë me atë se si ne e shohim veten kolektivisht. Kjo kërkon njëfarë konsensusi, i cili shpesh nuk ekziston, sidomos kur ka pasur një luftë civile.

Rasti i Gjermanisë së pasluftës është mjaft i drejtpërdrejtë. Si Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore nisën të ndërtojnë të ardhme të përbashkët, në kontrast të drejtpërdrejtë me të kaluarën naziste. Vetëm një pjesë e turpshme, ende dëshiron të kapet pas kujtimeve të dashura të Rajhut të Tretë.

Megjithatë, deri më sot, autoritetet gjermane ndalojnë shfaqjen e imazheve naziste, duke pasur frikë se mund t’i joshë ende njerëzit të përsërisin episodet më të errëta të historisë së vendit. Kjo frikë është e kuptueshme dhe jo tërësisht joracionale. Tundime të tilla mund të bëheshin edhe më të forta, kur nazizmi do të zhdukej nga kujtesa e gjallë.

Britania e Madhe ka një histori të vonë, më pak traumatike. Pikëpamjet e Cecil Rhodes, ose admiralit Nelson, megjithëse mjaft konvencionale në kohën e tyre, sigurisht nuk janë më në modë sot. Ka shumë pak gjasa që shumë britanikë që e shohin Nelsonin në bustin e tij ose që kalojnë pranë Kolegjit Oriel, në Oksford, të frymëzohen për të mbrojtur skllavërinë ose për të ndërtuar një perandori në Afrikë.

Sidoqoftë, jugu i Amerikës është ende një problem. Të humburit në Luftën Civile nuk u pajtuan kurrë me disfatën e tyre. Për shumë jugorë, megjithëse jo të gjithë, kauza konfederative dhe monumentet e saj ende ndjehen të jenë pjesë e identitetit të tyre kolektiv. Megjithëse vështirë se dikush me mend në kokë, do të mbështeste rikthimin e skllavërisë, nostalgjia për Jugun e Vjetër ende është e ngjyrosur me racizëm. Kjo është arsyeja pse statujat e gjeneralit Lee përballë ndërtesave të gjykatave dhe vendeve të tjera publike janë të dëmshme dhe pse shumë njerëz, duke përfshirë edhe liberalët jugorë, dëshirojnë t’i shohin ato të hiqen.

Nuk ka zgjidhje perfekte për këtë problem, pikërisht sepse nuk është vetëm për imazhet e gdhendura në gur. Zemërimi në Jug është politik. Plagët e Luftës Civile mbeten të pashëruara. Pjesa më e madhe e jugut rural është më e varfër dhe më pak e arsimuar se sa pjesë të tjera të SHBA. Njerëzit ndjehen të injoruar nga elitat urbane bregdetare. Kjo është arsyeja pse shumë prej tyre votuan për Donald Trump. Shembja e disa statujave nuk do ta zgjidhë këtë problem. Kjo mund t’i përkeqësojë gjërat.

September 6, 2017 17:15
Komento

5 Komente

  1. Brainwashing continue September 6, 20:15

    Ajo qe mungon ne kete artikull eshte ndryshimi midis anes historike te statujave me vleren e tyre pozitive apo negative.
    .
    Marrim si shembull keto ditet e fundit ne NY qe duan te kryqzojne Kolombin pasi statuja e tij ka qindra vite ne ate vend….a mos kemi nje debilizim planetar si thote monstra Fatos Lubonja.
    .

    Nje fare “Brainwashing” shikohet se ne ballore keni vene Stalinin dhe Leninin dhe keni harruar Hitlerin….pra vazhdon nje barazim kriminal midis Hitlerit dhe Stalinit ku ky i fundit ishte mik per koke me Ruzveltin dhe Curcillin ?!.
    .
    Menxyra kombetare ne Shqiperi eshte se ne 1991 hoqen Enverin por vune nje mortje 1000 here me i keq se enveri ….me nder me thane Ahmut zogun..ose hoqem nga deshmoret e kombit enverin dhe vume azem matherfuckerin nje hajdut pulash dhe pedofil qe u vra per trafiqe armesh dhe droge nga tropojanet e vet..pra u vra si qen rrugesh…dhe poshtron heronjte e kombit..
    GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve te 2 prilli dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »
    Pra zoterinj a duhet qelbezojne akoma bustet e ahmut zogut dhe azem hajgares ku ky i fundit ishte bossi real i Lazaratit qe i ngriten nje monumet per se gjalli?

    Reply to this comment
  2. WHY ? September 6, 21:39

    cfare ka ndodhur me moderatoret e dites qe vonojne..fshijne apo censurojne komente edhe kur nuk kane asnje fjale ofenduese

    pse tej–vonohet ky koment ?

    Nje fare “Brainwashing” shikohet se ne ballore keni vene Stalinin dhe Leninin dhe keni harruar Hitlerin….pra vazhdon nje barazim kriminal midis Hitlerit dhe Stalinit ku ky i fundit ishte mik per koke me Ruzveltin dhe Curcillin ?!.
    .
    Menxyra kombetare ne Shqiperi eshte se ne 1991 hoqen Enverin por vune nje mortje 1000 here me i keq se enveri ….me nder me thane Ahmut zogun..ose hoqem nga deshmoret e kombit enverin dhe vume azem matherfuckerin nje hajdut pulash dhe pedofil qe u vra per trafiqe armesh dhe droge nga tropojanet e vet..pra u vra si qen rrugesh…dhe poshtron heronjte e kombit..
    GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve te 2 prilli dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »
    Pra zoterinj a duhet qelbezojne akoma bustet e ahmut zogut dhe azem hajgares ku ky i fundit ishte bossi real i Lazaratit qe i ngriten nje monumet per se gjalli?

    Reply to this comment
  3. Fuqine e kane po pasardhesit e krimineleve e bashkepunetore e te tyre September 7, 08:41

    Shqipëria akoma nuk e ka filluar përpunimin e diktaturës komuniste 1944-1990, se kështu ndodhi dhe në Gjermani. Duhen më shumë se dy dekada qe te filloje te shikoje shoqëria mbrapsht dhe ndërkohë kanë vdekur dhe shume, qe do duhej të përjetonin burgime për ç’kanë mbështetur me ndërgjegje apo nga frika.
    Gjermania e vazhdon çdo ditë përpunimin e dhunës naziste, po çfarë është më ish vendet socialiste? Atje mbetën në fuqi po bijtë e të afërmit e ish diktatorëve, se ato blenë me çmime qesharake të gjithë ndërtimet e bëra!
    E që te duan të vënë edhe monumentet e të parëve të tyre diktatorë nuk do ishte çudi apo?
    Edhe për filmat e diktaturës që një rezistencë e turpshme, se fuqine e kane po pasardhesit e krimineleve…

    Reply to this comment
  4. mira September 7, 08:50

    Po pse na e keni vene Stalinin e Lenin aty? Qe te ngjallnin djajte, qe e cuan boten prapa e e mberthyen lirine e popujve me hudhen e dhunes?
    Apo ju dhemb zemra o ju te Dites?
    Ato qene diktatoret me te eger te te gjitha kohrave…
    Turp për ata qe duan njeriun te mbajne, apo te duan te vene keto monumente.

    Reply to this comment
  5. Rita September 7, 10:58

    Komentuesit te mesiperm i kujtoj se heqja e bustit te itlerit shqiptar ,,gjirokastrit per sqarim ,eshte jo vetem i sakte por medet shume i vonuar !! Numero e ballanco viktimat e rregjimit Zogist me ate te hitlerit shqiptar e pastaj shfaq dhe komentin e mesiperm !! Dhe deshmori i shekullit te kaluar Azemit perseri ishte nje mit i sajuar e kamufluar per vitet e para te tranzicionit ! Nuk e shikon qetesine qe sundon tashme e vite ,dekada ,!! Tritol ,vrasje me pagese ,diku ,,por prap qetesi ,sundon koha e maturise ,pasurimit ,kanabisit e parajsen e vertete !! Pra leri bustet e Stalinit e Leninit ,te Hitlerit dhe e Gjeneralit Lee te thermohen e te jene ne vendet qe popujt e tyre vendosin se ku do te perfundojne e ne histori natyrisht qe mbeten per te bemat e kryera !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*