Furgoni përplas këmbësorët, 10 të vdekur dhe 15 të plagosur në Toronto

April 24, 2018 08:16

Furgoni përplas këmbësorët, 10 të vdekur dhe 15 të plagosur në Toronto

Më dhjetëra këmbësorë janë përplasur nga një furgon që sipas dëshmitarëve ishte ngjitur mbi trotuar. Mjeti ishte larguar nga vendngjarja pas incidentit në një zonë të shumë-frekuentuar në veri të qytetit kanadez të Torontos.

Policia e lokalizoi furgonin disa blloqe më larg dhe shoferi u arrestua. Deri tani janë konfirmuar 10 të vdekur, ndërsa 15 të tjerë të plagosur. Policia i ka kërkuar publikut të evitojë zonën.

Incidenti ndodhi në Yonge Street dhe Finch Avenue në orën 13.30 sipas orës lokale.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin policë të armatosur dhe skuadrat e emergjencave që ndihmonin njerëzit e lënduar.

Nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo për një incident. Mediat kanadeze shkruajnë se furgoni ishte i marrë me qira dhe citojnë dëshmitarë që tregojnë se ai ishte ngjitur qëllimisht mbi trotuar duke ndjekur këmbësorët.

Këto ditë, pikërisht në Toronto zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm të G7-ës, por policia kanadeze thotë se për momentin, nuk përjashtohet asnjë pistë. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha ndërkohë para gazetarëve se po ndiqte nga afër situatën.

o.j/dita

April 24, 2018 08:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*