‘Furious 7’ vazhdon dominimin në kinema

April 13, 2015 11:28

‘Furious 7’ vazhdon dominimin në kinema

Mediat ndërkombëtare raportojnë se as këtë javë nuk mund të vihej në diskutim dominimi i filmit ‘Furious 7’ në kinematë amerikane, raporton Reuters.

Filmi me Vin Diesel dhe Paul Walker, ka mbetur si më i pëlqyeri i fundjavës së sapo kaluar, duke fituar 60.6 milionë dollarë.

Në përgjithësi, episodi i shtatë e serisë së filmave “Fast and Furious” deri më tani ka fituar 252.5 milionë dollarë vetëm nëpër kinematë amerikane.

Filmi javën e kaluar ka debutuar me një shumë fantastike prej mbi 147 milionë dollarë, ndërsa pas suksesit të jashtëzakonshëm, parashikohet që ky të jetë episodi më fitimprurëse nga shtatë filmat e realizuar deri më tani.

‘Furious 7’ është filmi i fundit me aktorin Paul Walker, i cili pak para se të përfundonin xhirimet e filmit, në vitn 2013, humbi jetën në një aksident në Los Angeles.

April 13, 2015 11:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*