Furtunë te VMRO, Mickovski largon elementët proruse të Gruevskit

March 2, 2018 21:46

Furtunë te VMRO, Mickovski largon elementët proruse të Gruevskit

 

Kryetari i VMRO-DPMNE, Kristjan Mickovski ka shkaktuar termet të vërtet në parti gjatë mbledhjes së fundit të Komitetin qendror të mbajtur ditëve të fundit.

Nga burime partiake mësojmë se Micvovski ka vendosur ta çlirojë partinë nga ndikimi i ish liderit Nikola Gruevski, i cili përmes instalimeve të tij ushtron trysni të fuqishme ndaj Mickovskit për të vazhduar politikat nacionaliste kundër shqiptarëve dhe faktorit perëndimor.

Mickovski para anëtarëve të Komitetit qendror hapur ka deklaruar se të gjithë ata kuadro partiake që janë kundër Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të largohen nga VMRO dhe të kërkojnë strehë në ndonjë parti tjetër.

Ky qëndrim i Mickovski ka trimëruar elementet properëndimore në parti për të luftuar mbetjet ultranacionaliste të Gruevskit, të cilët kërkojnë nga kreu i partisë të vazhdojë politikat e vjetra kundër Perendimit dhe afrimin me Rusinë dhe satelitin e saj në Ballkan, Serbinë. Këto burime thonë se deklarimi i Mickovskit duhet të merret me rezerve sepse ky akt mund të jetë vetëm një veprim sa për sy e faqe para faktorit perëndimor. Ata në ditët në vijim presin që Mickovski fjalët t’i shndërrojë në vepra duke e pastruar partinë nga eksponentë, për të cilët dyshohet se janë në shërbim të interesave ruse dhe serbe në Maqedoni.

Këto burime nuk përjashtojnë mundësinë e një përçarje në VMRO e provokuar nga pakënaqësia e forcave ultranacionaliste, të cilët mund të braktisin partinë dhe të formojnë fraksione apo edhe parti paralele. Me këtë veprim ata do të duan të paraqiten para opinionit si VMRO dhe patriot të vërtet që mbrojnë interesat nacionale të maqedonasve. Njëkohësisht ata do të akuzojnë Mickovsin si tradhtare, i cili dëshiron të shet emrin e shtetit. Thuhet se rryma ultranacionaliste proruse kanë mbështetjen e disa deputetëve aktual dhe ish ministra, të cilët do të përpiqen që përmes ngritjes së tensioneve brenda partisë të pengon bisedimet për emrin dhe hyrjen e Maqedonisë në NATO./express

March 2, 2018 21:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*