Fushata Brexit: Shqipëria dhe Serbia do të anëtarësohen në BE

June 7, 2016 10:28

Fushata Brexit: Shqipëria dhe Serbia do të anëtarësohen në BE

Grupi i fushatës zyrtare Brexit (Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja) është akuzuar se ka shpërndarë një hartë e cila “nxit” daljen nga BE-ja.

Harta në fjalë ka në theks atë se si BE-ja do të ndajë kufinjtë me Sirinë nëse Turqia fiton anëtarësimin në BE, shkruan The Independent.

Në këtë material, të shpërndarë nga ky grup që mbështetë referendumin për daljen nga BE-ja, besohet se i është dërguar miliona njerëzve në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Vota për Daljen nga BE-ja do të thotë se pesë shtete tashmë pohojnë se do t’i bashkohen BE-së- Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia- janë të “vendosura që t’i bashkohen BE-së”. Vetëm tre territore që janë emëruar në hartë janë Britania, Siria dhe Iraku.

Kryeministrit britanik David Cameron më herët ka kritikuar fushatën pro daljes nga BE-ja, fushatë kjo që ka pretenduar se Turqia do t’i bashkohet bllokut 28 shteteve. Kur ka folur në muajin maj, kryeministri Cameron ka thënë se Turqia, bazuar në progresin që po tregon nuk do të arrijë t’i bashkohet BE-së deri në vitin 3000.

Tim Farron, lideri i Liber Demokratëve ka thënë për The Independent se harta të tilla janë mesazhe politike që shpërndahen nëpër popullatë, por që prapa tyre fshihet një mesazh krejtësisht tjetër.

Ky publikim, së pari është publikuar në Spectator ku “thekson” faktet e BE-së duke shtuar se “BE-ja do të zgjerohet ku do të përshihen: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Kur ne u bashkuam, kanë qenë vetëm nëntë shtete anëtare. Tani janë 28 dhe shtetet e fundit që i janë bashkuar BE-së janë Rumania, Bullgaria dhe Kroacia. Janë edhe pesë veden të tjera, që presin në radhë për tu anëtarësuar në BE, përfshirë këtu edhe Turqinë. Të gjitha këto shtete që priten të anëtarësohen kanë në total 89 milionë banorë. Kur edhe ata të jenë pjesë e BE-së, atëherë ata do të kenë të drejtat e njëjta sikurse edhe shtetet e tjera anëtare”.

June 7, 2016 10:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*