Fushata, Koka: Të ringjallim bregdetin. Balla: PS, e vetmja alternativë

May 19, 2017 19:38

Fushata, Koka: Të ringjallim bregdetin. Balla: PS, e vetmja alternativë

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e zonës së plazhit, lagjia 13 në Durrës, Lefter Koka deklaroi se zona e plazhit duhet të rikthehet në një destinacion për turistët, me investime që do të synojnë përshtatjen me çfarë është ndërtuar deri më tani dhe jo sipas rikonstruktimeve pa kriter të Bashkisë.

“Është e patolerueshme ta mendosh sot se mijëra aktivitete, biznese, që janë ndërtuar në këto 4.2 kilometra të transformohen në subjekte për të mbijetuar. Më shumë i sheh të mbyllura dhe me pluhur sesa në aktivitet këto subjekte. Qëllimi i parë është ta rivitalizojmë atë investim të kryer nga cilido qoftë. Është gjëja më e thjeshtë të përdorësh forcën e pushtetit dhe të përdorësh fadromat për të shkatërruar”, tha Koka.

Balla: PS, e vetmja alternativë

Taulant Balla foli me banorët e Labinotit Fushë në Elbasan për mundësitë që ofron Partia Socialiste pasi sipas tij Partia Demokratike nuk e di se çfarë duan shqiptarët. Sipas Balles, Labinot Fusha ka nevojë për kanalizime, ndriçim rrugor dhe rehabilitim të qendrës së njësisë administrative.

“Pavarësisht se thirrja ime, edhe për demokratët, është që Partia Demorkatike pikë së pari ka nevojë të reformohet, ka nevojë të kuptojë se kush janë hallet reale të shqiptarëve. Katër vite në opozitë nuk u mundua minimalisht të ofronte një alternativë. E vetmja alternativë e besueshme është alternativa që ofron Partia Socialiste”, tha Balla.

May 19, 2017 19:38
Komento

1 Koment

  1. A May 20, 10:23

    Perpara se te prishen dhe te shkaterrohen cfardo ndertimi duhet nje studim dhe projekte se cfare duhet bere dhe si te ndertohet.
    Me mendesi katundari, fshatari, maloku, injorantesh dhe te mafies se ndertimit nuk shkohet hiç gje kundi. Por vetem ne shkaterrimin e natyres dhe te ekonomise turistike. Ja ku jemi sot??!!
    Duke bere kete studim dhe projekt duhet te studjohet qe ku do te grumbullohen plehrat dhe ujrat e zeze dhe si do te riciklohen, pastaj si do te sigurohet ujrat e pijshem dhe energjia elektrike. Por studim i sakte duhet edhe studimin e levizjes urbane me autobuza apo me trena te shpejte, por edhe tramvaje qe te mbulojne komplet hapesiren e gjirit te Durresit. Ne menyre qe te ulet ne maksimimumin e mundeshem me mjete private levizja neper rruge. Jemi ne gjendje te rregullojme kete katrahure qe kemi bere keto 27 vjet nen drejtimin e politikaneve dhe biznesit mafioz e maskara te ndertimit qe akoma ndertohet pa mbarim godina shume kateshe dhe askush nuk i thote mos. Kete na e sollen ata qe ne sot i quajme “te shkathet dhe te zgjuar” qe nuk jane as gje me shume disa injorante pa shkolle por qe per princip kane pisllikun dhe maskarallallikun primitiv qe e kane nga zgafellat qe kane dalur nga veriu ne jug te Shqiperise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*