Fushatë alla-PDIU: Votoni… djalin më të bukur të Dibrës

September 9, 2016 12:35

Fushatë alla-PDIU: Votoni… djalin më të bukur të Dibrës

Duke ftuar dibranët të bëjnë zgjedhjen e duhur, të votojnë doktor Rremën, kryetari i grupit parlamentar të PS­-së, Gramoz Ruçi, në takimin përmbyllës të fushatës për Dibrën ka ironizuar me kandidatin demokrat, Sherefedin Shehun.

Teksa shpalosi cilësitë e mira të Muharem Ramës, e pse dibranët duhet të zgjedhin atë në krye të bashkisë në zgjedhjet e së dielës, Ruçi i ka numëruar pikat e dobëta, (sipas tij) Sherefedin Shehut.

“Detyrë në Peshkopi, familje në Tiranë, fëmijë në Amerikë, një herë në javë do vejë në Tiranë, do niset të hënë, do tre orë rrugë të vijë, e do 24 orë të mbledhë vetën. Sa të mbledhë veten, do mendoj për të premten të ikë prapë në Tiranë, ndaj ku e keni këtu produkt të gatshëm, pse do e merrni të parin e Peshkopisë hua”­ tha Ruçi.

Lavde për kandidatin e majtë ka shprehur edhe përfaqësuesi i PDIU­-së në këtë tubim përmbyllës, madje, jo vetëm për aftësitë profesionale, por edhe pamjen.

“PDIU është në mbështetje 100% të kandidatit, djalit më bukurosh të Peshkopisë, Muharem Rama. Si u ka shërbyer me buzëqeshjen më të ëmbël në spital, do u shërbejë, do shërojë plagët që ka rrethi i Dibrës, ai ka mbështetjen edhe të qeverisë me në krye zotin Ramën e madh”­ tha ai.

September 9, 2016 12:35
Komento

3 Komente

  1. Scutari September 9, 14:23

    E dredhin dardhen keta sunitet islamik te PDIU!
    Kujdes se do tju cahet kamardarja o islamista te Idrizit.

    Reply to this comment
  2. enea fr September 9, 15:39

    Me kta injorante servile deshiron Rama te qeverise.

    Reply to this comment
  3. Erin September 9, 15:42

    Fushate alla PDIU i duhet thene Rames, i cili per te ruajtur karrigen thjesht kopjoi Saliun e 2013, kur LSI iku nga koalicioni. Turp per keta politikane mendjengushte te cileve ju dhimbset vetem karrigia e tyre. PDIU eshte partia me ordinere ne xhunglen e partive shqiptare, pazarxhiu Idrizi megjithese i ka dale boja me Saliun prape vazhdon kryelarte me Ramen duke marre poste gjithandej e duke mbledhur parà per xhepat e tij dhe kater deputeteve me injorante qe ka parlamenti shqiptar.
    Mjere ne ke kemi ne krye…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*