Fushatë elektorale edhe në kishë: Fjala e lënë në vend të shenjtë duhet të marrë udhë

June 23, 2019 14:28

Fushatë elektorale edhe në kishë: Fjala e lënë në vend të shenjtë duhet të marrë udhë

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili kandidon për një mandat tjetër këtë bashki, ka habitur me veprimin e rradhës.

Ai ka zhvilluar një takim elektoral brenda ambienteve të kishës së fshatit Lekël mbrëmjen e së shtunës.

Në një postim në rrjetet sociale, Peçi flet gjerë e gjatë për kontributin e këtij fshati gjatë historisë, ndërsa në fund bën edhe premtimet për katërt vitet e ardhshme.

Megjithatë, ai ka një shpjegim për këtë, duke e cilësuar traditë këtë veprim.

“E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekëliotve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet. Në kishë, edhe pse në orë tepër të vonë, aty gjeta mikpritjen si rrallëkund, të burrave dhe grave të këtij fshati, që dikur ka qene një qendër e rëndësishme me ndikim në rrëzë. Të flasësh me Lekëliot për historinë, traditën, njerëzit, me siguri do duheshin ditë të tëra sepse padyshim është fshati më historik në ish- rrethin e Tepelenës”, deklaroi Peçi.

Në postimin e tij mbi këtë takim, kryebashkiaku i Tepelenës tha se u fol edhe për premtimet elektorale.

“Biseduam e folëm gjatë, megjithatë besimi dhe shpresa për t’i kthyer Leklit vëmendjen është e madhe. Projekti i rrugës dhe qendrës së fshatit janë gati dhe kemi kërkuar realizim e tyre. Premtimi im është që do bëj të pamundurën për ta bërë pjesë të Programit Qeveritar 100+ Fshatrat, pasi kostot për ta realizuar me buxhet të bashkisë, do të bëjnë të mundur vetëm rivitalizimin e qendrës së fshatit. Lekli duhet të jetë patjetër në hartën turstike, pasi përfaqëson Rrëzën dhe duke e lidhur me Kurveleshin që tashmë ka marrë udhë, do mund të kemi në të ardhmen, një Tepelenë me vlera të vërteta turistike”, tha Peçi.

j.l./ dita

June 23, 2019 14:28
Komento

15 Komente

  1. Nga Vatikani, Gramoz Ruci June 23, 14:40

    Kopeja e amoraleve cuditen dhe renkojn nga realitetin amoral.

    Reply to this comment
  2. Drini June 23, 16:55

    Ti komentuesi I pare qe fshihesh mbas compiuterit, dhe ironizon pecajt, se te kam ven re edhe ne nje post tjeter, por mos haro mor bir bushtre , se dasht ai I madhi Zot, e te marim vesh se kush je, mor rrop qire

    Reply to this comment
  3. Lili June 23, 19:56

    Po ckadine keta horra cka eshte kisha a xhamija : jane bijte e atyre qe prishin kisha e xhamija prandaj edhe keta kerkojne si te perdhunojne vendet e shenjte!

    Reply to this comment
  4. YLLI June 23, 23:18

    Ty FIDEL duket ai miku brenda te ka ngel prandaj kendon si gjel Shqiptari o idiot kishe e fe ka shqiptarine sepse ajo na ka mbajtur gjalle ne shekuj e perseri do na mbaj gjalle e do na prosperoj Jo si ju grekmutet qe po t’u heqesh kishen ngordhni si gomeret ne shkretetire.Po mos kini dert se fundi shpejt ju pret…………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim