Fushë-Arrëz, qyteti prej tre vitesh pa shërbime bankare

July 9, 2019 23:37

Fushë-Arrëz, qyteti prej tre vitesh pa shërbime bankare

Prej tre vjetësh, banka e vetme e pranishme në qytetin e Fushë-Arrëzit ka mbyllur degën e saj për arsye të mungesës së leverdishmërisë ekonomike. Për 11 mijë banorët e bashkisë së vogël në veri të Shqipërisë, kryerja e veprimeve të zakonshme bankare, si dorëzimi i një borderoje, kërkon një udhëtim prej 20 kilometrash deri në Pukë.

Një herë në muaj, kryetari i degës së Financës në Bashkinë Fushë-Arrëz shkon në Pukë rreth 20 kilometra në perëndim, për të dorëzuar borderonë e pagave të 215 të punësuarve të kësaj bashkie. Arsyeja është se prej tre vjetësh, banka e vetme që ofronte shërbime në këtë qytet ka mbyllur degën.

Tërheqja e bankës nga qyteza ndodhi pas mbylljes së fabrikës së pasurimit të bakrit bashkë me minierat përreth, gjë që jo vetëm shtoi problemet e shumta sociale të kësaj zone të varfër malore, por hoqi edhe shërbimin bankar për të punësuarit e paktë të sektorit publik e atij privat.

Anomalia e mungesës së një dege banke ka shtuar kostot dhe kokëçarjet e qytetarëve të varfër të kësaj bashkie. Disa qindra punonjës të bashkisë, zyrës arsimore dhe punonjës të shëndetësisë në zonë, duhet udhëtojnë për në Pukë për të kryer qoftë edhe një veprim të vogël bankar.

Bizneset e vogla po ashtu u duhet të lënë ditët e punës për të kryer pagesa të detyrueshme për të përmbushur kontratat apo paguar taksa e tatime.

“Ka vetëm një bankomat i cili punon një ditë në javë vetëm kur furnizohet me para të cilat mbarohen shpejt, brenda ditës,” bëjnë me dije banorët, ndërsa kërkesat e tyre të vazhdueshme pranë qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë kanë mbetur pa përgjigje.

Zyrtarisht banka, që u mbyll në shtatot të 2016-ës, tha se vendimi për mbylljen ishte marrë pas “analizave të vazhdueshme të indikatorëve të biznesit”.

Banka e Shqipërisë mohoi të kishte marrë ndonjë ankesa nga qyteti, ndërsa tha se nuk mund të ndërhynte në vendimmarrjen e bankave të nivelit të dytë.

Mungesa e shërbimit bankar ka krijuar probleme si për punonjësit e bashkisë dhe për ujësjellësin. Padyshim probleme hasin edhe mësuesit e punonjësit shëndetsor.

Vështirësitë nuk mungojnë as për transfertë parash nëpërmejt shërbimeve si MoneyGram, që nuk gjenden në këtë qytet.

Mungesa e shërbimit bankar ka krijuar problem të ngjashëm për studentët dhe prindërit e tyre, por edhe për bizneset e pakta në qytet,  ndërsa zgjidhja nuk duket të jetë e afërt.

e.ll./dita

July 9, 2019 23:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*