Fushë Krujë, mjeti i paidentifikuar përplas për vdekje 12-vjeçaren

December 3, 2015 21:41

Fushë Krujë, mjeti i paidentifikuar përplas për vdekje 12-vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Krujë. Ngjarja  tragjike ka ndodhur në fshatin Kameras, ku një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar 12-vjeçaren, E.B., e cila ka gjetur vdekjen prej plagëve të marra.

E mitura ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që ka marrë goditjen fatale. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe Specialistët për Krimet, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

December 3, 2015 21:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*