Shpërthime në Burrel e Fushë Krujë, dinamit makinës së një gruaje, kapsoll punonjësit të SHISH

February 28, 2014 22:30

Shpërthime në Burrel e Fushë Krujë, dinamit makinës së një gruaje, kapsoll punonjësit të SHISH

Dy shpërthime janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë dhe Burrel, por policia ka sqaruar se në rastin e parë është përdorur dinamit dhe në tjetrin kapsollë dhe nuk bëhet fjalë për shpërthim tritoli.

Në Fushë-Krujë një sasi dinamiti i është hedhur një automjeti në pjesën e sipërme të tij. Automjeti me targë AA 052 FD, gjendej i parkuar para një pallati në Fushë-Krujë dhe i përket 42-vjeçares Mimoza Isufi. Dyshimet e para të policisë janë se mund të jetë ngatërruar objektivi i këtij shpërthimi.

Ndërkaq në Burrel sipas policisë ka qenë një kapsollë,që përdoret zakonisht në miniera që i është hedhur automjetit të punonjësit të SHISH, Lumturi Sula. Automjeti ndodhej i parkuar pranë pallatit ku banonte punonjësi i SHISH në lagjen “Partizani” në Burrel. Nga dy ngjarjet nuk ka persona të lënduar.

February 28, 2014 22:30
Komento

4 Komente

  1. Pali March 1, 00:28

    Per egersirat dhe kafshet tritoli eshte menyre jetese dhe te menduari.

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi March 1, 10:28

    Lajm konfuz!? Po dinamiti dhe tritoli jane e njejta gjë o lajmshkrues? Ndryshojné vetem nga fuqia! Madje ne zhargonin ushtarak me “dinamit” kuptohen te gjitha llojet e lëndeve shperthyese ku hyn dhe tritoli? “. Eshte pérdorur dinamit…dhe nuk bëhet fjalë për shperthim tritoli ” shkruan lajmshkruesi! Hajde mere vesh çka dashur te thotë!?

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi March 1, 10:31

    VR ! Lajm konfuz!? Po dinamiti dhe tritoli jane e njejta gjë o lajmshkrues? Ndryshojné vetem nga fuqia! Madje ne zhargonin ushtarak me “dinamit” kuptohen te gjitha llojet e lëndeve shperthyese ku hyn dhe tritoli? “. Eshte pérdorur dinamit…dhe nuk bëhet fjalë për shperthim tritoli ” shkruan lajmshkruesi! Hajde mere vesh çka dashur te thotë!?

    Reply to this comment
  4. Ilir March 1, 14:18

    NORMALE NE POLICI JANE FUTUR SOJ E SOROLLOP NGA “RILINDASIT” NE BAZE TE KONTRIBUTEVE NE PARA GJATE FUSHATES DHE TANI NUK I KONTROLLON DOT NJERI ATA, DUAN HARACIN PER PARATE QE I DHANE RAMES E METES NE FUSHATE.

    NUK ESHTE RASTESI QE U KAP NJE “RILINDAS” I POLICISE ME 1 TON HASHASH.
    KJO ESHTE SASI PER PESHA TE RENDA E JO PER DILETANTE.

    E NJEJTA GJE VLEN EDHE PER BIZNESIN E TRITOLIT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*