Futboll dhe pasarela, dy skenat e botërorit

November 21, 2013 12:46

Futboll dhe pasarela, dy skenat e botërorit

Yjet e futbollit botëror do të jenë në arenën e madhe të Brazilit vitin e ardhshëm, por dritat e projektorëve nuk do të përqendrohen vetëm mbi ta. Tashmë është bërë traditë, gara e futbollistëve shoqërohet edhe me garën e pashmangshme të bukurosheve që i shoqërojnë në ngjarjet e mëdha. Dhe nuk janë të pakta ato që tërheqin vëmendjen, jo thjesht si partnere të futbollistëve të famshëm. Shumë prej tyre janë edhe vetë të tilla, si për shembull bukuroshja ruse Irina Shajk, e dashura e Kristiano Ronaldos. Ajo është një nga femrat më të kërkuara në internet, jo vetëm falë lidhjes me portugezin, por si një nga modelet më të famshme. E tillë është edhe Alena Seredova, gruaja e portierit të Italisë, Xhixhi Bufon, gjithmonë në stadium sa herë që luan Italia. E pandarë është edhe e fejuara e një tjetër portieri të madh, Iker Kasijas.

Por, Sara Karbonero në shumicën e rasteve e ndjek nga tribuna e shtypit ose nga pista, për shkak të detyrës si gazetare televizive. Tifozët e Brazilit ëndërrojnë falë këmbëve magjike të Neimarit, por po kaq magjike është edhe e dashura e tij, Bruna Marquezine, ndërkohë që gruaja e Leo Mesit, Antonella Rocuzzo është më pak e njohur për publikun. Faqet ku bukuroshet e futbollistëve do të shfaqen më së shumti do të jenë nga atdheu i tabloidëve, Anglia, ku shtypi, në vitet e fundit, ka futur në përdorim edhe termin e ri të njohur botërisht tani , WAG (wives and girlfriends). Lojtarët e Anglisë nuk mund të gjejnë kurrë rehat dhe as të dashurat e tyre, me në krye Coleen McLoughlin, gruaja e sulmuesit Wayne Rooney. Nga Gjermania, flamurin e WAGs e mban Sarah Brandner, modelja bukuroshe që prej gjashtë vjetësh është e lidhur me Bastian Schweinsteiger.

 

 

 

November 21, 2013 12:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*