Futboll/ Kombëtarja shqiptare do nisë grumbullimin javën e ardhshme

May 15, 2019 22:45

Futboll/ Kombëtarja shqiptare do nisë grumbullimin javën e ardhshme

Me pak se një muaj na ndajnë nga takimi mes kombëtares së Shqipërisë dhe islandes në Rejkjavik. Trajneri i kuqezinjve Edi Reja nuk kërkon të humbasë kohë dhe pritet të nisë grumbullimin në qendrën stërvitore në Durrës javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në datën 2 qershor.

Janë plot 9 futbollistë të cilët janë të lirë pasi nuk kanë më impenjime me klubet respektive dhe do të jenë në dispozicion për kuqezinjtë. Bie në sy emri i mbrojtësit Marash Kumbulles që aktivizohet me skuadrën e Veronës në Serinë B italiane. Lojtari në fjale ishte në planet e trajnerit Panuçi për duelin me Turqinë, por dëmtimi e ndikoi në mosgrumbullimin e tij.

Në skuader do të rikthehet Mëgrim Marvaj i cili do të mungojë ndaj Islandës, ndërkohë që do të jetë i gatshëm për Moldavinë në Elbasan Arena. Edi Reja pritet që fillimisht të grumbullojë Enea Mihaj, Kastriot Dermakun, Marash Kumbulle, Ergys Kaçen, Mërgim Mavrajn, Migjen Bashën, Eros Grezden, Emanuele Ndoj dhe Amir Abrashin.

Pas përgatitjes në Shqipëri, kombëtarja do të udhëtojë në Frankfurt të Gjermanisë ku do të qendrojë për katër ditë e më pas do të udhëtojë në Rejkjavik për ndeshjen zyrtare me Isalndën, ndërkohë tri ditë më pas do të presë në Elbasan Arena Moldavinë, ku fitorja nuk duhet të diskutohet për asnjë moment.

Edi Reja ka trashëguar nga paraardhesi i tij një skuadër të shthurur dhe pa ide ndaj dhe puna pritet të jetë kolosale për të imponuar një frymë të re në skuadër. Koha do të tregojë nëse trajneri Italian me experiencë shumë vjeçare do të vendos kuqezinjtë në ekuilibrat e duhura.

v.l/ Dita

May 15, 2019 22:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*