Futbollisti godet me shkelm në kokë kundërshtarin

December 22, 2015 23:15

Futbollisti godet me shkelm në kokë kundërshtarin

Një futbollist ka shkelmuar në mënyrë brutale kundërshtarin e tij teksa ky i fundit qëndronte i dëmtuar në fushën e lojës.

Incidenti shokues i filmuar në Turqi ndodhi të dielën gjatë ndeshjes midis Dallicaspor dhe Sanayispor.

Video tregon se si lojtari i Sanayispor Mehmet Fefirmenci shtyn kundërshtarin e tij Kayhan Karakas dhe e rrëzon atë në tokë.

Pasi ai merr karton të kuq nga arbitri , nuk mjaftohet por i afrohet Karakas dhe e godet me shkelm në kokë.

Futbollisti ,të cilët iu deshën 9 qepje në buzën e tij, foli pas ndeshjes dhe pohoi se shkelmimi mund ta kishte vrarë atë.

“Vazhdova të luaja për pak.Nuk doja t’i lija miqtë e mi vetëm”- u shpreh ai për mediat.

Presidenti i klubit të Sanayispor i kërkoi falje publike Karakas për veprimet e Degirmenci dhe konfirmoi se ai u përjashtua nga skuadra.

https://www.youtube.com/watch?v=SjX_PE9PNnU&feature=youtu.be

 

December 22, 2015 23:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*