Futbollisti: Na janë hequr pasaportat diplomatike. Rama: Kush tha?

September 10, 2019 12:17

Futbollisti: Na janë hequr pasaportat diplomatike. Rama: Kush tha?

Andi Lila, një prej protagonistëve të ekipit kombëtar që u kualifikua në Kampionatin Evropian të vitit 2016 ka denoncuar heqjen e pasaportave diplomatike për lojtarët e Kombëtares që ishin pjesë e ekipit që luajti në Kampionatin Europian të vitit 2016.

Pasaportat iu dhanë futbollistëve me motivacionin për arritje historike dhe promovimin që i bënë vendit.

Për futbollistin fajin e ka ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj.

“Sot, ministri i ri që vjen, pas tre vitesh, na hoqi pasaportat diplomatike. Kjo është një dekorim-zhdekorim. Kryeministri Rama na dekoroi, vjen një djalë i ri nga Kosova dhe na zhdekoron, e s’na thotë asgjë”, u shpreh Lila.

Disa muaj më parë qeveria bllokoi 350 pasaporta diplomatike dhe tha se ato do të jenë të pavlefshme deri në hartimin e një ligji të ri.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Kombëtares Shqiptare për ndeshjen e sotme me Islandën.

Pas seancës stërvitore, Rama zhvilloi një takim me lojtarët e Kombëtares Shqiptare.

Ai  i garantoi kuqezinjtë se pasaportat diplomatike nuk do të hiqen.

“Kush ju ka thënë që pasaportat diplomatike do të hiqen?”- i tha Rama Lilës.

j.l./ dita

September 10, 2019 12:17
Komento

8 Komente

  1. specialisti September 10, 13:42

    Cfare i duhen pasaportat diplomatike futbollistave ?
    Per te kaluar nga VIP-at ?
    Per mos tu kontrolluar ne dogane ?
    Po ne vendet e tjera te Europes, futbollistat kane pasaporte diplomatike, apo eshte nje hibrid shqiptar ?
    Cudira.

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku September 10, 13:47

    Po nuk eshte puna se i hoqi Cakaj apo i konfirmoi Rama. Ne cilin vend te botes futbollisteve u jepen pasaporta diplomatike? Kjo eshte nje simptome me shume e rrumpallhanes se shtetit te dhjere shqiptar.

    Reply to this comment
  3. ELIOT September 10, 13:51

    ha ha ha karagjozat me ramen rama e ka popullin pa buke shkon dhe ben vizita me futbollistat ;;; taman qyp

    Reply to this comment
  4. Aldo September 10, 13:51

    Kafshe! Ç ‘te duhet ty pasaporta diplomatike. Behu diplomat e do ta kesh. E duam Shqiperine si Europa apo jo. As Ronaldinho nuk e ka pasaporten diplomatike. Morracak !

    Reply to this comment
  5. Aladini me Eskortë September 10, 14:06

    O Lila ti i trashe je perderisa beson se ta dha Rama e ta hoqi bedeli Rames.

    Po puna nuk eshte tek ty si torollak debil.

    Puna eshte qe ky kryeminister loz me njerezit sipas parimit te Shvejkut: C me duhet mua, cfare bej une.

    Edhe sa kjo tallje dhe ky teater???

    Reply to this comment
  6. E meriton... September 10, 14:08

    Mos eshte ky ai qe po vazhdonte te kendonte himnin shqyptar edhe pse muzika ishte e huaj? E po e ka me hak pasaporten diplomutike

    Reply to this comment
  7. Begu September 11, 08:45

    Mos u beni “politik” e as mos folni per hater te politikes.Pasaportat,sic btha Ministri, nuki jane hjekur e as nuk do ju heqen fotbolliisteve.Kjo eshte genejshter recidive e kompanise “Made in Salih Berisha”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*