Filmohet fshehtas futbollisti kosovar: 200 mijë euro për trukim ndeshjesh. Përmend edhe kreun e FSHF-së, Duka

February 3, 2015 02:35

Filmohet fshehtas futbollisti kosovar: 200 mijë euro për trukim ndeshjesh. Përmend edhe kreun e FSHF-së, Duka

Futbollisti kosovar Liridon Leci i cili u largua nga kampionati suedez pasi u dyshua për trukimin e ndeshjeve është rikthyer si temë diskutimi përsëri në shtetin skandinav.

Një filmim i siguruar nga faqja më e madhe suedeze për sport fotbollskanalen.se, tregon Lecin duke përmendur edhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Dukën.

“Në Shqipëri më kanë dhënë mbështetje të fortë. Unë kam pasaportë shqiptare vetëm pse bëj këtë punë. Armando Duka ma dha mua atë”, dëgjohet Leci duke i thënë personit që ka xhiruar, shkruan Fotbollskanalen.

Gazeta suedeze ka tentuar të kontaktojë edhe me FSHF-në, por kontakti ka qenë i pamundur – raporton portali kosovar Telegrafi.

Prishtinasi është filmuar me kamerë të fshehur duke thënë edhe se ka njerëzit e tij në Suedi “e kanë bërë punën e trukimit të ndeshjeve mbi 13 herë dhe nuk janë kapur asnjëherë të vetme”.

“Unë kam njerëzit e mi futbollistë që e kanë bërë këtë gjë mbi 13 herë dhe ata nuk kanë dështuar asnjëherë”, thotë Leci, i cili pretendon që ka një rrjet të mirë lojtarësh të përgatitur për të trukuar ndeshje.

Leci thotë se për një ndeshje ka fituar deri në 200.000 mijë euro.

“Prej 20 ndeshjeve, tri janë të kurdisura.. Për të blerë ndeshjen tre persona dëshirojnë nga 50 mijë euro”, – thotë Leci në videon e re që e ka gazeta Fotbollskanalen.

Mbrojtësi prishtinas ka qenë pjesë e skuadrës Landskrona ku u dyshua për trukime para se të largohej prej aty.

Videoja pritet të publikohet nga faqja suedeze, ndërsa për ta lexuar artikullin në gjuhen suedeze klikoni këtu.

February 3, 2015 02:35
Komento

4 Komente

  1. titi February 3, 08:52

    ec e vertetoje do thote Duka. e do dale i palare si perhere.

    Reply to this comment
  2. Lul February 3, 10:20

    Cdo fekale qe hapet ne cdo cep nje shqipetar e ke brenda. Dukat…Dakat…dhe Kokat po ju degjove emerin diku beju m…tin se e meritojne.

    Reply to this comment
  3. futboll te paster . February 3, 10:23

    Ky futbollist nuk duhet marre seriozisht , Duka eshte kryetari i futbollit deri ne perjetsi , kemi kampoinatin me te paster ne planet , aferim futboll pazar , blerje me shumic dhe me pakice ,
    kafenete e basteve plot dhe stadiumet bosh , rrumpalla po vazhdon edhe mbas rilindjes ne futbollin shqiptar .

    Reply to this comment
  4. paci February 3, 10:36

    Futbolli ne shqipri nuk eshte me per qellimin e tije sportiv , Shqipria duke pase shum probleme per te zgjidhur futbolli eshte lene ne harrese te plote duke harruar se e duan qindra e mijera shqiptar , qeveria duhet te veje dore me reforma edhe ne futboll se nuk mban me kosi uje . turp .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*