Futeni këtë thirrje në mëndjen e njerëzve

Nga BLEDAR H. PRIFTI February 11, 2013 09:55

Futeni këtë thirrje në mëndjen e njerëzve

Pak ditë më parë shumë gazeta zbuluan se në rrethin e Fierit, drejtues të LSI-së i

kërkojnë personave të punësuar (dhe atyre që duan të punësohen) në administratën publike të grumbollojnë afro 40 vota për secilin për në zgjedhjet e qershorit nëse ata duan të ruajnë apo fitojnë vendin e punës. Në të njëjtën kohë, krahu tjetër i pushtetit, PD, vazhdon në të njëjtat linja duke implementuar një larmi taktikash për të mashtruar dhe kërcënuar njërëzit dhe për t’i detyruar ata të votojnë për pushtetin. Mercenarët e pushtetit po analizojnë dhe zbulojnë në mënyrë të detajuar cdo burim financiar të familjeve të thjeshta shqiptare. Grupe të posacme pune janë ngritur për këtë arsye në cdo celulë të PD-së në bazë. Arsyeja pas kësaj taktike është e thjeshtë: Të kërcënojnë këto familje se do u mbyllin burimet financiare nëse ato nuk votojnë për pushtetin në 23 qershor. Më të favorizuar në këtë situatë absurd janë ato familje që jetojnë në skamje. Vetëm në absurditetin shqiptarë skamja është liri e privilegj, dinjitetin dhe shpresë, dhe

forcë dhe kurajo.

 

Me skamjen pushteti ballafaqohet me një taktikë ndryshe po aq mizore dhe barbare: me

skamjen pushteti përdor politikën e “thesit të miellit”. Pushteti i jep thesin e miellit kurse skamja i premton votën. Po përse pushteti njërën palë e kërcënon me skamje kurse palën tjetër mundohet ta gënjejë me thesin e miellit kur dihet që kur voton fshehtas, një person do të votonte si tia donte zemra pa marrë në konsideratë kërcënimet apo thesin e miellit? Përse ndodh kjo gjë kur dihet se në këto raste njërëzit do të bënin të kundërtën e asaj që kërkojnë kërcënuesit?

 

Për mendimin tim, kjo ndodh sepse në Shqipëri mungon realisht e drejta për të votuar në

mënyrë të fshehtë. Dhe ky problem thelbësor cuditërisht injorohet nga të gjithë dhe konsiderohet si normalitet. Injorohet fakti se duke humbur të drejtën për të votuar në mënyrë të fshehtë, votuesit kanë humbur realisht dhe tërësisht të drejtën për të votuar me vullnet të lirë. Me pak fjalë, shqiptarët kanë humbur të drejtën e votës pasi vota e hedhur nuk përfaqëson vullnetin e tyre, dhe si rrjedhojë pushteti nuk përfaqësonë vullnetin e popullit. Mungesa e votës së fshehtë gjeneron kacakëri, barbari dhe maskarallëk në politikë në përgjithësi dhe gjatë fushatës elektorale në vecanti. Nëse nuk do të ishte mungesa e së drejtës për të votuar në mënyrë të fshehtë, PD dhe LSI (apo cdo parti tjetër) nuk do të mundnin të kërcënonin me heqje nga puna ose me thesin e miellit.

 

Nëse opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të mbrojë votën e Shqiptarëve, ajo duhet ta

bëjë këtë gjë përpara se vota të hidhet në kuti. Opozita duhet pikë së pari të vendosë në mënyrë absolute të drejtën e patjetërsueshme për të votuar në mënyrë të fshehtë, për të votuar me vullnet të lirë. Nga ana teknike, krijimi i dhomave tërësisht të fshehta mund të duket një veprim teknik i thjeshtë por ju sigurojë që ajo është elementi më i rëndësishëm i zgjedhjeve. Nga ana ligjore, opozita duhet të kërkojë fuqishëm zbatimin me përpikmëri të dispozitave ligjore në lidhje me votën e fshehtë dhe të aplikohen sanksione kundër atyre që thyejnë këtë ligj. Nëse nevojitet, opozita nuk duhet të lejojë procese false votimi ku nuk zbatohet principi bazë i demokracisë, fshehtësia e votës dhe e drejta për të votuar me vullnet të lirë. Më mirë pa zgjedhje se me zgjedhje fallco. Nga ana politike, opozita duhet ta përdor të drejtën e votës së fshehtë për të informuar dhe bindur votuesit se e drejta për të votuar në mënyrë të fshehtë është e drejta themeltare për të votuar i lirë.

 

Por mbi të gjitha, kjo strategji e opozitës duhet të inkurajojë njërëzit të votojnë pa

frikë dhe në mënyrë të fshehtë si ua do zemra. Kjo është tepër e rëndësishme për të siguruar një pjesmarrje të lartë të votuesve në zgjedhje, gjë që do të favorizonte ndjeshëm opozitën. E përsëris, votimi i fshehtë është elementi më i rëndësishëm i zgjedhjeve dhe pjesa më e madhe e strategjisë opozitare duhet të fokusohet tek ky element. Zgjedhjet ngahera janë një proces i cili shpërblen ose ndërshkon pushtetin. Zgjedhjet e 23 qershorit janë një referendum për pushtetin Berisha-Meta, dhe si rrjedhojë votuesit duhet të votojnë me vullnet të lirë.

 

Pushteti Berisha-Meta ka degraduar totalisht dhe është tashmë në grahmat e fundit të

tij. Në këtë situatë, jam shumë i bindur se ashtu si në cdo regjim bastardësh, kërcënimet dhe mashtrimet do të jenë strategjitë dominuese për të detyruar popullin të votojë për pushtetin. Ndonëse rëndësi i duhet kushtuar procesit të numërimit, mendoj se misioni më i rëndësishëm i opozitës në zgjedhjet e 23 qershorit do të jetë mbrojtja e fshehtësisë së votës, dhe rrjedhimisht, i së drejtës për të votuar i lirë. Nëse opozita arrin të sigurojë fshehtësinë e votës, pushteti do të shikojë se si skamja dhe kërcënimet për skamje kanë për të dalë nga kutitë e numërimit si klithmat e vdjekjes që dalin për të marrë pushtetin me vete në thellësitë e errësirës. Bëjeni të mundur që populli të votojë në mënyrë të fshehtë dhe të lirë. Dhe atherë i thoni: Voto si ta do zemra! Futeni këtë thirrje në mëndjen e njerëzve dhe do të kuptoni se as kërcënimet dhe as thasët e miellit nuk do të mund t’i vijnë më në ndihmë këtij regjimi të degraduar.

Nga BLEDAR H. PRIFTI February 11, 2013 09:55
Komento

1 Koment

  1. NATASHA February 12, 14:49

    Eshte me se e vertet, makinacionet klane filluar. premtime, kercenime per ata qe jane ne pune,por une mendoje se nuk do t’a kene aq te thjeshte.pasi varferine e tejskajshme qe kane shqiptaret nuk ua shpeton as nje vend pune , as nje thes me miell .Lufta per te mos e lejuar kete duhet te behet e gjithaneshme ,nga shoqeria civile,mediat e pavarura , shtypi por vecanerisht nga te gjitha forcat opozitare. Nese do te behen bllok te gjith , do te jet vertet shume e veshtire per t’a realizuar kete skenar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*