Futet në intubim mjeku i QSUT-së i infektuar me Covid-19, u përkeqësua ditët e fundit

June 29, 2020 11:02

Futet në intubim mjeku i QSUT-së i infektuar me Covid-19, u përkeqësua ditët e fundit

Një mjek pranë QSUT-së është futur në intubim, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit.

Bëhet fjalë për mjekun me iniciale A.P., 57 vjeç, i cili ishte i punësuar pranë repartit të Hematologjisë.

Mësohet mjeku ndodhet në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye është dashur të intubohet.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 64 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 pacientë  11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Numri i viktimave ka shkuar në 58, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë me Covid-19.

j.l./ dita

June 29, 2020 11:02
Komento

1 Koment

  1. Bislimi June 29, 15:33

    Gjynah ky beratsi, goxha njeri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim