Fyle në Tiranë, takime me Metën, Ramën e Bashën

September 28, 2014 09:47

Fyle në Tiranë, takime me Metën, Ramën e Bashën

Stefan Fyle, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian do të zhvillojë vizitën e fundit në Tiranë duke drejtuar bisedimet e nivelit të lartë Shqipëri-BE.

Eurokomisioneri do të nisë axhendën e takimeve në oren 9:15 me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Menjëherë më pas, në zyrat e BE, Fyle do të bisedojë me kreun e opozitës shqiptare Lulzim Basha, të cilin nuk pati mundësi ta takonte në muajin qershor, për shkak të vizitës së tij në Gjermani.

Në orën 11:00, eurokomisioneri takohet me kryeministrin Edi Rama dhe rreth 11:30 pritet të nisë tryeza e Dialogut të Lartë për prioritetet kyçe, që nisi Nëntorin e vitit të kaluar, “me qëllim intensifikimin e punës së Shqipërisë ndaj reformave të domosdoshme në fushat kyçe me mbështetjen e Komisionit Europian.

Pas tryezës, pjesë e së cilës do të jetë edhe opozita shqiptare, ku bashkëdrejtuesit e tryezës Fyle dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Edhe pse është vizita e fundit në Tiranë, në axhendën e eurokomisionerit nuk është parashikuar një takim me Presidentitn e Republikës, Bujar Nishani.

Të drejtat e njeriut, gjyqësori, korrupsioni, krimi i organizuar dhe reforma e administratës publike janë 5 prioritetet kyçe për Shqipërinë.

Ky raund shënon takimin e parë që prej marrjes së statusit kandidat dhe mbahet pak ditë para finalizimit të raportit vjetor të progresit mbi Shqipërinë që parashikohet të publikohet në gjysmën e parë të Tetorit.

Sundimi i ligjit, reforma në gjyqësor dhe administratë, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimi i deritanishëm i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe zhvillimet ekonomike në vend janë fushat kryesore që pritet të vlerësohen në raportin e vjeshtës, e midis të tjerash pritet të përmendet dhe çështja e vjedhjes në Bankën Qëndrore dhe arrestimi i drejtuesve të saj.

September 28, 2014 09:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*