Fytyra e pafytyrësisë ka shumë fytyra

February 17, 2017 14:47

Fytyra e pafytyrësisë ka shumë fytyra

Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH nga CEZ ka marrë një kthesë të papritur kur ish kryeministri i vendit është paraqitur me dëshirë të plotë në seancë.

Thuhet se policia ka dashur ta marrë ishBerishën Kryeministër me force, por askush nuk mund të imponohet mbi një institucion siç është vetë Saliu.

Ashtu siç pritej, eventi i rradhës solli shumë fakte të reja në dritë, si p,sh që Taulant Balla është i pafytyrë, por që ka fytyrën që i kanë dhënë prindërit e tij dhe që është krenar për ta.

Detaje këto shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e Komisionit Hetimor.

Gjithashtu, rëndësi të veçantë ka edhe fakti që ish kryeministri Berisha u është përgjigjur të gjitha pyetjeve me të njëjtën përgjigje, pasi për Gojët e Liga, këtu diçka mban erë.

P.s. Fytyra e pafytyrësisë ka shumë fytyra.

February 17, 2017 14:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*