Fytyra e urrejtjes

May 17, 2015 13:23

Fytyra e urrejtjes

Në historinë moderne të Ballkanit, aq sa mund të ketë histori moderne ky gadishull ku janë përplasur mllefe politike sa për dy kontinente, disa emra do të mbesin pa asnjë dyshim gjatë në memorien e shqiptarëve, pasi në një masë të madhe ata janë lidhur me jetën dhe fatin e tyre: Rankoviçi i pas luftës së Dytë Botërore,me genocidin e pashoq që ushtroi mbi shqiptarët dhe Janulla, ose më saktë, Jankullovska, e cila, deri pak ditë më parë ishte krahu i djathtë i kryeministrit maqedonas, Gruevski. Largimi i saj nga posti ministror është heqja nga hisja e pushtetit e një mostre politike, e cila pa mëdyshje bashkoi në një nacionalizimin e vjetër pansllav me urrejtjen e verbër nga shqiptarëve.

Jankullovska u bë pjesë e pushtetit maqedonas kur në qeverisjen e shtetit të shkatërruar nga lufta e vitit 2001, në të cilën ishte vendosur një raport i çuditshëm forcash, erdhën një tribu politike, që të lidhur ngushtë me shefin e qeverisë, morën mbi vete të bëjnë një histori të re të vendit të tyre, por e gjithë kjo jo në dobi të bashkëjetesës ose konceptimit bashkëkohor të shtetit. Klasa politike, e cila e lidhi jetën e saj politike dhe financiare me botën përcëlluese të shefit të qeverisë, e mendoi ringritjen e shtetit maqedon vetëm mbi perceptimin antik, mbi rigjallërimin e ndjenjës nacionale të vijës së ashpër dhe mbi përbuzjen e etnive të tjera, edhe kur ato emërtoheshin në kushtetutën e vendit si njësi shtetformuese.

E gjithë kjo politikë trefazore kërkonte dy duar të hekurta: njërën në shërbimin e sigurimit të fshehtë, një lloj hibridi i UDB-së së dikurshme dhe i KGB-së; dhe për drejtimin e tij gjetën një figurë çnjerëzore, por e aftë për të qenë pjesë e skenarëve të nivelit më të lartë mafioz; qofshin ato politikë, shtetërorë apo financiarë, dhe ky ishte një burrë që emërtohej eminenca gri e Gruevskit dhe burimi i pashtershëm bankar i tij.

Për të gjetur një dorë të fortë policore dhe agresive Gruevski nuk kërkoi gjatë: ai e kishte gati njeriun e tij, kësaj here një grua, e cila njihej edhe brenda partisë së saj si një njeri pa parime, e aftë të krijojë rreth vetes dhe për vete një grumbull njerëzish, të cilët, edhe pse vinin përgjithësisht nga një shtresë më e re e popullsisë dhe disi e shkolluar, ishte njëlloj si garda e vitit 1945 në qëndrimin ndaj etnisë shqiptare, në këtë rast jo vetëm shtetformuese, por edhe qeveriformuese.

Të nxitur nga fakti se në zgjedhjet e para të pas vitit 2001, partia në pushtet kishte shumicën e vendeve parlamentare, rreth 60 për qind të tyre, përfshirjen e shqiptarëve në qeveri ata e shikuan dhe e trajtuan si një e keqe e domosdoshme, që duhej të ishte pjesë qeverisëse vetëm nga trysnia ndërkombëtare dhe raportet me Bashkimin Evropian. Për asgjë tjetër nuk e pranonin elementin shqiptar në qeverisje dhe zhbërjen e kësaj strukture dhe të vetë pjesës shqiptare në Maqedoni, ia besuan pikërisht Jankullovskës, zonjës që i pëlqente mbi emërtimi, zonja me dorë të hekurt.

Edhe pa u bërë të njohura “bombat” e opozitës ka qenë e ditur se pas shumë qëndrimeve antishqiptare në Maqedoni është pikërisht zonja e Ministrisë së Brendshme.

Jankullovska është një grua që edhe kur do të buzëqeshë, më shumë skërmitet. Ajo i nxjerr fjalët ngadalë, duke i theksuar fort, dhe duke parë drejt në sy bashkëfolësin e saj. Përgjithësisht është një grua pa ndjenja njerëzore, dhe veçanërisht e ashpër deri në harbutëri ndaj elementit shqiptar. Disa nga tmerret e ndodhura në Maqedoni në vitet e fundit janë ideuar, skanuar, përgatitur dhe realizuar pikërisht nga garda e ardhur pranë saj dhe besnike e shefit të qeverisë, i cili, çuditërisht është gjysmë shqiptar nga origjina e tij jo e largët, më saktë, një pjesë arvanitase dhe një pjesë nga ortodoksët e Çamërisë.

Nuk është rastësi që në periudhën e sundimit të deritashëm policor të zonjës Jankullovska janë vrarë disa nga figurat e njohura të luftës së UÇK-së, mes të cilave edhe ajo e Harun Aliut, aksionin për vrasjen e të cilit ajo e përgatiti personalisht deri në detaje. Pjesë e saj janë edhe vrasjet e mjaft figurave të tjera nga radhët e luftës, si e komandant Telit, aksioni policor i njohur me emrin “Monstra”, në të cilin nga vetë shërbimi maqedon u vranë 5 njerëz nga kombësia e tyre dhe janë të burgosur e të dënuar njerëz krejtësisht të pafajshëm të kombësisë shqiptare.

Pjesë e punës së Jankullovskës janë jo thjeshtë deklarimet e çmendura të saj ndaj shqiptarëve, të cilat kanë qenë të njohura edhe pa bërë të pranishme nga opozita maqedonase, por edhe disa nga skenarët më të fshehtë për të bastisur banesat e shqiptarëve, përmes saj janë vendosur lidhjet mes strukturave të drejtuesve të Bashkësisë islame, për të paraqitur shqiptarët si xhihadistë dhe vehabistë; nxitja përmes shërbimit të saj të mjaft të rinj për shfaqur qëndrime ultra radikale, përplasjet mes të rinjve të kombësive të ndryshme, eliminimi i vendeve të shtrenjta për shqiptarët, si banesa e Nënë Terezës, krijimi i një njësie të veçantë për të ndjekur aktivitetin politik të liderëve shqiptarë; krijimin e një strukture të veçantë për të përcjellë tek ato ndarjen e pakthyeshme; deri tek aksioni i fundit policor në Kumanovë, të cilin, ajo, me qetësi e përgatiti shumë ditë para se të ndodhte dhe e konkretizoi në dy ditë atë që kishte ëndërruar prej kohësh.

Në Kumanovë është një fakt i çuditshëm: megjithëse vetëm nga dy shtëpi është bërë rezistencë ndaj policisë dhe ushtrisë maqedonase, aty janë djegur e shembur më shumë se 40 të tilla. Megjithëse jo e ka ditur se shqiptarët e ngujuar në dy shtëpi ishin të armatosur dhe njerëz të mësuar me luftën, ajo i dërgoi ushtarët e policët e saj pa i paralajmëruar, duke i dhënë informacionin e një pune rutinë, me dëshirën që të kishte të vrarë maqedonas dhe përmes tyre të nivelizohej vrasja.

Largimi i saj nga posti nuk erdhi me dëshirën e saj apo të shefit të qeverisë. Për to ajo do të rrinte edhe shumë e shumë vite të tjera. Largimi i saj u bë domosdoshmëri, pasi shërbimet e inteligjencës së nivelit më të lartë paraqitën prova e dëshmi të përfshirjes së saj në nivelet më të larta të akteve vrasëse dhe përçmuese ndaj jetës.

Por, “zonja” nuk ka dert për largimin e saj. Ajo është një ndër gratë më të pasura të rajonit. Me shumë miliona euro të grumbulluara në vitet e pushtetit , ajo është e sigurtë në jetën e mëtejshme, pavarësisht se kush mund të vijë në pushtet.

May 17, 2015 13:23
Komento

16 Komente

  1. I.Troplini May 17, 13:50

    Historia e urrejtjes?

    kur hardhuca fshati si kjo evgjitja ne fjale, arrijne ne konkluzionin se shqiptaret mund “ti fusesh ne xhep kur te duash” dhe rrahin gjoksin, me fjale te tilla,,,,,atehere ka ardhur momenti te pyesim vetveten se me cilet “shqiptare” ka jetuar dhe komunikuar kjo hijene, qe guxon te flase me nje mungese te tille rrespekti?
    Dua te theksoj se nuk i njoh personalisht as Ali Akmetin dhe as Menduh Thacin. Nuk i njoh personalisht, as shqiptaret e Maqedonise ne teresi. Ata qe kam pare dhe kam patur rastin te komunikoj,,,,me kane lene nje mbrese turqizmi, aspak shqiptare,,,,,,,dicka qe qendron mes nesh dhe na ndan,,,,me teper se ajo qe duhet te na bashkonte. Feja dhe hipokrizia mbi te, eshte ajo qe pershkruan me se miri “shqiptaret” e Maqedonise.
    Shpesh kam pyetur vetveten, nese mund ti shoh keta krijesa, si bashkekombas?
    Edhe sikur te doja une,,,,,eshte shamija, mjekrra, turqizmi dhe hipokrizia e tyre, qe nuk lejojne nje “bashkim” te tille.
    Nuk mjafton gjuha, per te bashkuar vertete nje komb. Nese nje pjese e tij, identifikon vetveten mbi fene e turkut dhe sillet e mendon si ata,,,,eshte e veshtire te krijosh nje ndjenje bashkimi.
    Une nuk mendoj si Jankullovska, Problemi im ka te beje me turqizmat e Ali Ahmetit dhe te nje Menduh Thaci. Kryeministri yne i nderuar, do bente mire “ti sqaronte” se shqiptarija nuk fillon dhe nuk mbaron me shamijat e turkut dhe hipokrizine dhe mjekrrat e burrave. Aty eshte kufiri, ku ndahen rruget tona. Ata per ne Arabi, ne per ne shqiptari,,,,,,,,aty ku kendohet dhe thirret me gjoksin lart,,,,,,,FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIJA. Une nuk dua te humb kohe, me mbeshtetjen emocionale te turqve shqipfoles. Nese duan te jene te tille, atehere duhet ta dine,se i japin municion Jankullovskes dhe evgjiteve si ajo.

    Reply to this comment
    • Cukali May 17, 14:28

      I ke thënë saktë të gjitha.
      Bravo!

      Reply to this comment
    • Edi May 17, 17:30

      Qenke kokrra e idiotit!
      Shqiptaret e Maqedonise mund te quhen figurativisht me origjinal se ne te Shqiperise.
      Ashtu do ishim edhe ne shqiptaret e Shqiperise po te mos kishim kaluar 45 vjecarin e spastrimit fetar. Asnje ndryshim nuk do kisshim prej tyre.
      Kjo nuk na ben neve me shume te shqiptarizuar dhe ata me shume te turqizuar.
      Ca shqiptare te Shqiperise kujtojne se jane me afer shqiptarizmit sepse nuk jane te medemek te “turqizuar”. Pika qe su bie sepse genjejne veten.
      Nje rrace jemi, njera me fe, tjetra e pafe.

      Reply to this comment
      • mirel May 17, 19:01

        Parimisht jam dakort me ty, por shnderrimi I nje kombi merr rruge kur nderrohet flamuri.
        A mund te varroset nje shqiptar me flamur arab??
        Keto jane cudira te shqiptareve qe ngadale po nderrohen ne arabe, dhe e bejne ne emer te kombit!!??
        Cilit komb?
        I yni eshte kuq e zi, jo jeshil.
        Pak kohe me pare Canaj shpalli se kush eshte kunder islamit eshte kunder kombit, nje thenie qe e kunderve ate direct kunder shiqptareve bashkekombas te nje gjaku qe ai perfaqeson.
        Dhe per rastesi ky patriot merr pjese ne nje varrim te nje “patrioti” tjeter, baba I nje “shqiptari” tjeter te natyralizuar ne arab,
        Varrimi behet me flamur jeshil arab,
        Ne kete rast duhet te mendojme se me maqedonet kemi nje armik te perbashket, islamet,sikurse dhe me shqiptaret te gjithe kemi tre armiq te perbashket, sllavet,,greket, dhe ..islamet.

        Reply to this comment
      • Gjergj May 17, 19:40

        Edi. Nuk na ndajne vetem 45 vjet te spastrimit fetar. Jane po aq vite te shkollimit apo te injorances, qe na ndajne. Nese analfabeti, pas kaq vitesh, vendos te behet turk, atehere nuk ka me gje te perbashket mes nesh. Nese spastrimi fetar ne Shqiperi, paska nenkuptuar zhdukjen e injorances, atehere rrofte kujtimi i Enver Hoxhes.

        Reply to this comment
    • epiriíiiiiiii May 17, 21:35

      Atëherë duke e ditur qe Jankulovsa eshte 1 Moster Politike AntiShqiptare, pergjigjuni me te njejten monedhe, pa implikuar UCK. Eleminoheni

      Reply to this comment
  2. Arben May 17, 13:57

    KJO BURBUQJA DO FUTUR TEK BURGU I MESHKUJVE, MUNDESISHT TEK ATA TE DENUARIT PER PERDHUNIM.

    Reply to this comment
  3. skifteri May 17, 14:13

    Minisrja e brendeshme maqedonse Jankullovska me aktine saje krimnal vrasjen e shqiptarve te kumanoves me anen e pregaditjes se kujdesshme te kesaj vrasje makabre dhe shkatrrimin e lagjes shqiptare ,I dha nje grusht te madhe te rende doktrines se marveshjes se ohrit ,persa I takon bashkejeteses popullsise Maqedonse dhe SHqiptare .Kjo ministere moster me aktin e saje anti shqiptar ku thote qe do ti shfarosim shqiptaret !…me sa duket ka dhe mbeshtetjen e nendheshme te Gruevskit dhe heshtjen e nenshtrimin e liderve shqiptar te maqedonise,per interesa te tyre te pushtetit.kjo sjellje qeverisje te sotme ne Maqedoni bije ne kundershtim me mesimet e bashkjeteses se marveshjes se ohrit.Kjo ngjarje nuk eshte vetem krim vrasje ,por nje perpjekje e terbuar te gruevskit dhe Jankulloska per te shkatrruar shtetin maqedonas ,me sa duket keto qenje kan kaluar nje rruge te gjate ne zhvillimin e anti shqiptar jane perdorur si ushqim leshteriket e botes armiqesore helmuese te frymorve me te zi te serbve,maqedonse,bullgare,rumune ,grke etj.Por me protest e fuqishme kunder Gruevskit dhe politikes se mbrapsht te tije po kalojn njera pas tjetres erert te ashtuqujtura Zozoike(agimi I jetes).

    Reply to this comment
  4. paci May 17, 15:55

    Shqiptaret duhet te i bashkoje gjuha , kutura dhe çdo tradite shqiptare qe eshte me e vjeter se fetë qe na erdhen me pushtuesit , feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe heroj i shqiptarise ishte Enver Hoxha .
    Po te jemi te ndegjegjshem se mbi te gjitha kemi dhe duhet ruajtur shqiptarine nuk merr kurajo nje monster femer e tille te na nenvleresoje deri sa te mendoje zhdukjen e shqiptareve . Kjo femer kriminele pinjolle e ardhacakeve ne trojet Ilire duhet te frigohej nga historia doket e zakonet e mrekullushme shqiptare qe megjithse ne mesin e hijenave te tilla ardhacake dhe korridorin e perplasjeve te qytetrimeve e luftrave te fuqive te medha ne trojet tone mundem te mbijetojme dhe te ruajme identitetin e lashte Ilir dhe evropian .

    Reply to this comment
  5. Shqipe May 17, 18:23

    I. Troplini! Nuk heq asnje prseje nga ato qe ke thene. I ke vene pikat mbi (i). Shqiptaret e Maqedonise jane te pa bese. Me ka re ne rasti te komunikojne me ta dhe jam bindur se sa te paformuar jane. Sa te pacipe jane. Sa shume kerkojne te penetrojne mbi te tjeret, duke I kthyer vellezerit e tyre ne placke tregu, vetem per para, apo te ardhme fiktive e te pamerituar. Servile dhe spiune te elementeve trubullues e keqeberes. Luten e falen, po Jo ne zot po ne djalle

    Reply to this comment
    • mirel May 17, 19:12

      nuk mendoj dhe as nuk besoj kurre me zemer se jane te pabese.
      Injoranca dhe varferia ku I ka zhytur politika maqedonase I kane bere te pafuqishem per te marre pjese ne shtet, dhe per pasoje jane shtyre, qellimisht drejt nje besimi qe e shikojne si shpetim te identitetit shqiptar, perderisa e ndjejne veten ndryshe nga sllavet.
      Eshte nje politike teper finoke e sllaveve, per ti angazhuar shqiptaret me islamet, sic del dhe nga shkrimi janullka ka shume dore te ky angazhim. Si gjithmone sllavet dhe greket bashkepunojne me shume me arabet kunder shqiptareve, po keta te mjere nuk marrin shume vesh.
      Jane ne erresire te plote.
      Dhe si te mos jene
      A nuk eshte kjo pergjegjesi direkte e Shqiperise qe ka nje politike servile ndaj fqinjeve, prej sherbetori te perulur, nderkohe qe largon Skenderbeun kur vjen Erdogani.
      Ky shtet I peshtire eme qe kemi, nuk ka mbrojtur asnjehere te drejtat e shqiptareve as ne Maqedoni, as ne Kosove , as ne Greqi as ne Turqi/
      Dini ju qe Shqiperia te kete kerkuar dhe te kete investuar hapjen e ndonje shkolle shqipe ne Maqedoni, Greqi, Turqi?
      Sa te papune, te rinj ateiste, ka ne Shqiperi.
      Qindra, te mos themi mijera.
      Ky kontigjent nuk shfrytezohet nga qeveria dhe shteti shqiptar qe te investohet per ta, dhe ti dergojne mesues ne shkollat shqipe, psh ne Kumanove ose aty ku ka myslumane shqiptare me me shumice
      A nuk do ishin keta te rinj ambasadoret me efikase per te krijuar nje culture dhe tradite shqiptare te mirefillte qe jam I sigurt cdo shqiptar I Maqedonise do e kishte perqafuar me gezim te madh, me teper se do perqafonin kulturen slave.
      Me thoni cili shqiptar I maqedonise do e kishte anashkaluar dhe lene ne indifference nje shkolle ku mesohet historia e shqiperise?
      Po shtetit tone keto lloj politikash nuk ju interesojne, pasi shtetaret tane jane kriminelet e pare te ketij kombi.
      Ata e shesin, e blejne, e vrasin sa here qe xhepi I tyre fryhet apo boshatiset.
      dhe faji ngelet te me I varferi, qe nuk I ngelet gje tjeter vec te veje ne xhami dhe te kruaje mjekren e thare,
      Kujdes kur shajme bashkekombesit,
      Ne I themi nje bejti:: o laro te hengert lenja, se e ke balon brenda.

      Reply to this comment
  6. Darius May 17, 22:16

    o Edi…..
    Ja ke fut kot po kot fare,pa lidhje!!!!
    Komentuesi i pare ka thene 1000% te verteten si pereceptohen Shqiptaret e maqedonise nga jashte.

    Reply to this comment
  7. Hapi May 17, 23:40

    Mos e shani. Mos i shani. Armiqte veprojne, nuk flejne, Shqiptaret lehin.

    Reply to this comment
  8. Patriote May 18, 05:02

    Jam dakort me ” mirel ” – in ! Shqiptaret ne te gjitha trojet e tyre ne Mal te zi, ne Presheve -Medvegje – Bujanovc, ne Maqedoni , ne Cameri kane qene preja e luftes se sllaveve e grekeve per t’i shkomtarizuar , per ti asimiluar , per ti zhdukur nga identiteti dhe qenia e tyre kombetare ! Kur nuk ja kane arritur , i kane perzene, i kane syrgjynosur dhe ju kane nderruar fene!
    Jo pa aresye aresye shqiptaret jashte kufijve shteterore te Shqiperise , jane mbajtur fort pas fese myslimane , per ti shpetuar asimilimit dhe per tu identifikuar jo si sllave por si shqiptare !
    Te gjithe e dime historine e Rekes se Eperme , e gjitha popullsi shqiptare ortodokse , nga kane dale Migjeni , Konstandin Kristoforidhi e shume figura te tjera kombetare ! Pushtuesit sllave ” u kujdesen ” qe popullsine e ketyre krahinave ti rregjistronin o si sllave ortodokse , o ti perzinin prej aty per ti asimiluar ! Cfare force kishin perballe shtetit ata per te mos u asimiluar ! Kush u dilte ne mbrojtje ! Dhe jo vetem kaq , por i kecenonte me zhdukje !

    Imagjinoje sot kur faktori shqiptar eshte bere aq i njohur , ne dy shtetet shqiptare ne Shqiperi e ne Kosove , ata me makinen policore e sekrete i vrasin njerezit e tyre per te realizuar skenaret ugurzinj qe te fajesojne shqiptaret si ” sherrxhinjte ” e Ballkanit! Sic ishte rasti “Monstra ” dhe pastaj denuan me burgim te perjeteshem sa e sa shqiptare ! .
    Duke shfrytezuar varferine dhe papunesine e njerezve ( sepse ska investime , ska shkolla , ska
    Pune ) rekrutojne dhe paguajne njeres per te vajtur e per te luftuar per xhihad e per islam e per
    Isis, qe pastaj ne propoganden dhe ne ne mediat e tyre ti paraqesin shqiptaret si terroriste , si njeres qe nuk kane atdhe , duke e ditur shume mire se sa e ndieshme eshte bota perendimore ndaj fese myslimane e ndaj islamit xhihadist ne vecanti !
    Kesaj gjeje i bejne nje jehone te madhe ne mediat e tyre !
    Ne si shtet shqiptar kemi 103 vjet pavaresi , dhe fqinjet tane me pabesi , me paftyresi dhe me tradheti ( edhe nga brenda ) duan te na marin ujin e Radikes, per ti shkretuar tere ato zona nga Dibra e Madhe dhe ku ska uje ska as jete , greket duan te pergjysmojne Lumin e Vjoses !
    Po shqiptaret matane kufirit qe se kane pasur kurre shtetin e tyre ! Kush do ti mbronte ?
    – Po ne qe e kemi shtetin tone tash 103 vjet , a mos e hoqi , Presidenti yne nga Salla e Ceremonive te Presidences , Bustin e Heroit tone Kombetar : Gjergj Kastrioti – SKENDERBEU – per te cfaqur nje qendrim servil , inferior dhe te neveritshem ndaj Presidentit turk!
    Me nje te rene te lapsit mohoi tere ate periudhe historike e qendrushmerie te popullit tone, qe bota e qyteteruar e ka quajtur : Qendrimin Stoik te nje Populli te vogel me Zemer te Madhe !
    – fqinjet tane ne menyre te vecante ata ortodokse ( greko – sllave ) luften ndaj shqiptareve e kane bere me Akademite e tyre ( Cubrillovici, Ilia Grashanini , Karagjorgjevicet etj !
    – ata i tmerron emri i Nenes se Madhe TEREZE , dhe deklarimi i saj ne gjithe boten si SHQIPTARE ! Prandaj dhe duan tja humbin edhe cdo gjurme te shtepise dhe te origjines se saj ne Shkup! Eshte FATKEQEAI KOMBETARE , qe ne kete perpjekje te tyre ata ” ndihmohen ” edhe nga politikanet tane Antikombetare dhe Antishqiptare !
    Zogu shiti Shen Naumin , Saliu na rreshtoi me shume zell , ne Oganizaten e Vendeve Islamike , per tja lene gojen e hapur propogandes sllave dhe perendimore se kush jane shqiptaret dhe per tu ” hapur dyert ” gjithe terroristave nga bota islamike qe te vinin ne Shqiperi , i strehoi ne Bllok ( se helbete pare kishin boll ata , ose ja u jepte agjentura serbo – greke ) , i pajisi dhe me pasaporta shqiptare ata me te rrezikshmit , i dergonte edhe femijet e tij Argiten dhe Shkelzenin neper dreka syfyresh e ramazanesh per te treguar besnikeri dhe devotshmeri ndaj tyre , dhe
    Kur ngrihej problemi per zgjdhjen e problemeve te shumta qe kishte Shqiperia e kombi shqiptar
    Ai bente thirrje per ” bashkim kombetar ” ! Po kush te ndihmon ne kushte te tilla ???!!!!
    E conte dhe Gazideden ( kryetarin e shoqerise islamike ) qe falej disa here ne dite, ne krye te ShIK – ut per ti pasur “ata ” te gjitha “taze” e per te qene ne dijeni te cdo gjeje , pa permendur
    Pjesmarrjen e Fazllicit ne Mbledhjen e Sigurise Kombetare te Shqipersie
    – Edhe nga varri duket sikur do flase Ferit Hoti( qe vdiq ne menyre misterioze ) qe ne ate kohe ishte Ambasador i Shqiperise ne Malajzi se sa dhurata mori Liri Berisha ( bizhu te artae plot stoli te shtrenjta ) dhe sa milionamori Sali Berisha per ” peshqeshin ” qe ju beme duke e aderuar dhe anetaresuar Shqiperine , Konferencen dhe organizaten e Vendeve Islamike !
    Ketij anetaresimi ja kemi pare sherrin ne luften e Kosoves ,se propoganda serbe i fryn kesaj ” burije”dhe ja shohim edhe sot , kur jane 65 vende ne bllok islamike, qe nuk e njohin Kosoven , sepse kreret e tyre falen ne Moske e ne Beograd ! Ja ku na ka cuar ” politika largpamese “e Sali Berishes , ” bemat ” e te cilit nuk kane ane e fund !
    Prandaj vellezer e motra shqiptare , me respekt e dashuri per shqiptaret e thjeshte, sepse po se deshem njeri tjetrin i bejme qejfin armiqve tane , qe edhe keshtu cope – cope, sic jemi , me mujt na zhdukin nga faqja e dheut !
    – Ben thirrje Lavrov – min . Jash. Rus per “rrezikun e Shqiperise se Madhe ” ,e dine edhe vete qe kjo s’ eshte e vertete ,por kerkojne hegjemonizmin e tyre ne Ballkan , e me mire se Gruevskin , kete mini – diktator nuk kane se ku gjejne , dhe si gjithemone duan ta bejne Ballkanin ” fucine e barotit ” , arenen e pasioneve te tyre ! Prandaj shqiptaret duhet te tregohen te zgjuar e te mos bien pre e propogandes apo e planeve te tyre djallezore ! Edhe qofte nepermjet ketyre shkrimeve e blogjeve ketu ne komente , te pakten te dihen ata qe jane filoserb api filigrek ! Prandaj i Madhi Faik Konica , ndihej krenar qe ishte shqiptar dhe ne mbledhjet
    e OKB- se vishte fustanellen shqiptare , dhe i zhgenjyer prej atyre shqiptareve qe paguheshin nga serbi , nga greku apo nga turku u tha : Shqiperine e krijoi ZOTI , E ruajti RASTESIA dhe e dhjene POLITIKANET !

    Reply to this comment
    • Taulant May 18, 09:08

      I ke rene gjate e gjate, per te mos prekur kerrkund te verteten. Gjithkund armiq imagjinare dhe te vertete. Ne shqiptaret, sipas kesaj teorie, jemi ENGJEJ.
      Realiteti i trishte, eshte nje tjeter.
      Shqiptaret e Maqedonise, nuk i ka detyruar armiku, te krijojne Anadollin ne mesin e Shkupit apo te Tetoves. Ata nuk i ka detyruar armiku, ti shohin shqiptaret e vendit ame, si qenie “TE PAFE”,,,,si GREKE,SERBE,ITALIANE, vetem e vetem se nuk gjejne ne Shqiperi turqizmin qe pershkruan ata. A ishte valle armiku, qe i detyron familjaret “shqiptare” te Maqedonise, te dergojne femijet e tyre, ne medresat e fshatit (per te mesuar permendesh kuranin) edhe pse gjuhen e nenes e flasin si e ema e Zeqos ne maje te thanes?
      Nje komb, nje gjuhe, nje KULTURE. Kjo eshte menyra e funksionimit te kombeve. Kultura e turkut te Anadollit dhe shqipja e se emes se Zeqos, nuk mund te mjaftojne per tu ulur bashke, ne te njejten llogore.
      Armiqte me te medhenj te “shqiptareve” te Maqedonise, jane INJORANCA dhe ANALFABETIZMI. Pabesia dhe te qenit te shitur, jane pasoje e kesaj gjendjeje mjerane. Nuk ka nevoje per sllave,greke e kineze si armiq, kur ne vetvete ke armikun me te madh.

      Reply to this comment
  9. Patriote May 18, 15:16

    Ti ke te drejte Taulant, por ne si shtet i lire dhe sovran mund te kishim bere me shume ! Atje ku mungon ky orientim do kete patjeter vend per ” mbushje te kultures , te formimit e te botekuptimit” me te tjera gjera qe u kane interesuar , te tjereve jashte nesh ! Kjo eshte absolute, sepse politika e fqinjeve tane ka qene shume agresive ndaj shqiptareve ne cdo kohe !
    Megjithese ty nuk te kundershttoj sepse ne shqiptaret duhet te jemi me te forte e me
    ” egoiste ” ndaj kultures e kombit tone !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*