G7-ta e gatshme të punojë me Rusinë për zgjidhjen e konfliktit në Siri

May 28, 2017 18:52

G7-ta e gatshme të punojë me Rusinë për zgjidhjen e konfliktit në Siri

Vendet anëtare të G7-s u shprehën të gatshme për të punuar me Rusinë, aleate e regjimit të Damaskut, për gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin sirian, në deklaratën e tyre finale publikuar dje.

“Ne mendojmë se ekziston rasti për t’i dhënë fund kësaj krize tragjike. Asnjë përpjekje nuk do të kursehet për të ndaluar konfliktin”, sipas deklaratës që thekson nevojën për një proces politik nën drejtimin e OKB-së.

“Nëse Rusia është e gatshme të përdorë influencën e saj pozitivisht, ne jemi të gatshëm të punojmë me atë për zgjidhjen e konflikt duke kërkuar një zgjidhje politike”, shkruajnë vendet e G7-s (SHBA, Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Itali, Kanada dhe Japoni).

“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në rindërtimin, menjëherë pasi një tranzicion politik i besueshëm do të fillojë”, shtojnë ata duke shpresuar se marrëveshjet e Astanas do të kontribuojnë konkretisht në uljen e dhunës.

Rusia dhe Irani, aleatë të regjimit sirian dhe Turqia, mbështetëse e rebelëve, kanë ndërmarrë një proces armëpushimi në Siri, ku marrin pjesë dhe vendet perëndimore.

G7 kërkoi vendosjen e një armëpushimi real dhe ndërprerjen e përdorimit të armëve kimike, aksesin e menjëhershëm të ndihmave humanitare dhe lirimin e personave të burgosur në mënyrë arbitrare si dhe një akses në burgjet e regjimit.

May 28, 2017 18:52
Komento

1 Koment

  1. sali Serbi May 31, 12:14

    Ky eshte nje mashtrim i rradhes,te pakten persa i perket SHBA dhe Anglise. Jane pikerisht ata qe furnizojne me arme dhe nxisin forcat rebele ku perfshihen edhe militante te ISIS, ne Siri.Kjo tashme dihet boterisht. Ky vend po shkaterohet, ky popull po paguan me gjakun e tij interesat konfliktuale te Rusise nga njera ane dhe te SHBA-ve nga ana tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*