Gabigol si Ronaldo, e nis nga Bolonja

September 24, 2016 18:12

Gabigol si Ronaldo, e nis nga Bolonja

Paralelizmi mes të dyve nuk ka vend, por për një brazilian tek Interi duket sikur e kanë një pikë takimi në debitim: Gabigol si Ronaldo. Të dielën në “San Siro” mbërrin Bolonja dhe ish-futbollisti i Santos pritet të bëjë debutimin me fanelën zikaltër, si Ronaldo që 19 vjet më parë shënonte të parin gol me Interin, pikërisht përballë Bolonjës.

Gjatë prezantimit Gabigol kërkoi të mbante një profil të ulët, duke lënë mënjanë paralelizmat me emra të tjerë që kanë qenë pjesë e Interit. Në fakt, përpara se të gjenden ngjashmëri mes tij dhe Ronaldos, Gabigol e di shumë mirë që më parë duhet të fillojë të shënojë për Interin.

Kur fenomeni mbërriti 20 vjet më parë te Interi, ishte vetëm 20 vjeç, por kishte lënë gjurmë me lojën e tij, si te PSV dhe Barcelona, ndërsa tek Interi i magjepsi të gjithë: tifozët dhe kundërshtarët.

Ndërkohë për Gabigol kjo është aventura e parë jashtë Brazilit. Djaloshi nga San Bernardo duhet të tregojë sa më shpejt vlerën e tij. Duke parë çmimin e lartë të transferimit, pritshmëritë për të janë shumë të larta në kampin zikaltër. Rasti më i mirë për ta bërë një gjë të tillë edhe “San Siro”, përballë Bolonjës, që 19 vjet më parë ka qenë edhe “viktima” e parë e Fenomentit Ronaldo. Ndoshta, sërish kundër Bolonjës një tjetër Brazilian mund të shfaqet si Fenomen.

September 24, 2016 18:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*