Mllefi që nuk shërben / Gabimi i krahasimit të deklaratës së prokurorit special për Thaçin me një “fletërrufe” të kohës së Enver Hoxhës

July 4, 2020 12:27

Mllefi që nuk shërben / Gabimi i krahasimit të deklaratës së prokurorit special për Thaçin me një “fletërrufe” të kohës së Enver Hoxhës

Nga Veton Surroi

 

Nëse do gjykuar prej deklaratave publike, vizita e kryeministrit të Shqipërisë bërë Kosovës kishte për qëllim që t’i shprehet përkrahja Kosovës nëpërmjet shprehjes së mllefit për një deklaratë shtypi të prokurorit të Gjykatës Speciale, me të cilën u bë njoftimi se që nga prilli janë ngritur aktakuzat ndaj H.Thaçit dhe K.Veselit, se ato janë në verifikim e sipër te gjykatësi përkatës dhe se ky njoftim bëhet për shkak se dy të apostrofuarit po punojnë për zhbërjen apo bllokimin e Gjykatës Speciale.

Nuk besoj që në Kosovë këto ditë ka pasur nevojë për shprehje shtesë të mllefit. Është shumë i madh numri i njerëzve të mllefosur, për shkak se njëzet e një vjet pas luftës në opinionin publik botëror fillohet të flitet për krimet e supozuara të guerilëve shqiptarë karshi një gjendjeje në Serbi, ku tashmë janë rehabilituar që të gjithë kriminelët e luftës dhe është e përfaqësuar në shumicë politike ideologjia serbomadhe që solli këto krime.

Është shumë i madh numri i njerëzve që janë të mllefosur me mungesë të sundimit të ligjit. Është numër shumë i madh i njerëzve që ende nuk dinë për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur, dhe është shumë i madh numri i njerëzve, familjarë të viktimave të ekzekutimeve të pasluftës, që presin drejtësi.

Është numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve që kanë kaluar prej një krize në tjetrën në këta tridhjetë vjet okupimi të Serbisë, rezistencës paqësore ndaj këtij okupimi e pastaj edhe të armatosur, çlirimit, lindjes së dhimbshme të shtetit dhe kapjes së tij…

Edhe një i mllefosur që vjen nga jashtë nuk do të ndryshojë gjë në ndjenjën e përgjithshme të mllefit. Madje as nëse ky i mllefosur shtesë është kryeministri i Shqipërisë.

Problemi është se funksioni i kryeministrit të Shqipërisë nuk është të shprehë ndjenjat e veta –të mllefit ndaj gjykatave e prokurorëve apo të dashurisë ndaj personave të caktuar të historisë apo bashkëkohësisë kosovare.

Funksioni i tij është që nëpërmjet shprehjes së solidaritetit të përpiqet, qoftë edhe me prani fizike, të ndihmojë në një krizë të rëndë me të cilën do të ballafaqohet Kosova për disa vjet me radhë.

2.

Nuk jam i sigurt që kryeministri i Shqipërisë i ka ndihmuar Kosovës, e as vetes. Mllefi, zhgënjimi dhe hidhërimi që ka shprehur janë autentikë dhe të dukshëm e të kuptueshëm për këdo. Këtë e manifestoi me fjali të thjeshtë:

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale, që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”.

Të shprehura nga një individ, këto do të ishin një fjali shtesë e një njeriu të edukuar në vorbullën e madhe të pakënaqësisë kosovare. Por nga kryeministri i Shqipërisë këto janë vlerësime politike për një segment të ndjeshëm të Kosovës, e të shqiptarëve në përgjithësi, të sundimit të ligjit.

Nëse kryeministri i Shqipërisë mendon se deklarata për shtyp e prokurorit special është si një fletërrufe kineze e kohës së Enver Hoxhës dhe se është një njollë turpi në historinë e drejtësisë, atëherë më e pakta që duhet të nxjerrin si konstatim kosovarët është se duhet të rezistojnë.

Pra, duhet të ngrihen kundër një prokurori amerikan që është i kallëpit të Enver Hoxhës dhe duhet të ngrihen kundër kësaj “njolle turpi në historinë botërore të padrejtësisë”. Nuk do të ishte hera e parë që kosovarët do të ngriheshin kundër padrejtësive – në fakt do të ishte pjesë e traditës tashmë.

Konsekuenca logjike atëherë do të ishte që Kuvendi i Kosovës ta zhbënte Gjykatën Speciale, si një instrument ideologjik që i ngjason atij të Enver Hoxhës. Këtë, së paku formalisht, do të mund ta bënte duke e ndryshuar Kushtetutën e Kosovës, me dy të tretat e votave. Kur një gjë u provua një herë para disa vjetësh, ambasadorët, amerikan dhe britanik, u bllokuan në Kuvend për të mos e lejuar, dhe duke bërë me dije publikisht se Kosova po ua fut thikën pas shpine.

3.

Mllefi nuk është udhëzim politik. Kryeministri i Shqipërisë, pasi përmbushi nevojën e zbrazjes së mllefit, u kthye në Shqipëri. Me pasojat e mllefit të vet duhet të jetojnë kosovarët, të cilët po ashtu ndiejnë se po u bëhet padrejtësi, por kanë vesh e sy e mend për të kuptuar se është momenti më i keq i mundshëm për shfuqizimin e Speciales ky, kur tashmë është paralajmëruar një aktakuzë e mundshme dhe ajo nuk është e pëlqyeshme për liderët politikë.

Nuk ndihmon gjë t’i frysh zjarrit të animozitetit të Gjykatës Speciale, të largohesh e pastaj të shikosh se si kosovarët merren jo vetëm me Gjykatën Speciale, por edhe me hiperinjektimin emocional të kryeministrit të Shqipërisë.

Për dallim prej kryeministrit të Shqipërisë, presidenti i Kosovës dha një mesazh të cilin Kosova e jep prej kohësh, e në kushte sfidash të përhershme, se do ta respektojë vendimin e Gjykatës nëse ngre aktakuzë, dhe se do të japë dorëheqje.

Në të kthyer në Shqipëri, në një analizë të esëllt, kryeministri mund të kuptojë se po zhvillon një shpërputhje standardesh ndaj sundimit të ligjit. Në atë që e ka quajtur “beteja për reformën në drejtësi” si do të tingëllonte që çfarëdo që nuk do t’i pëlqente nga deklarimi i një prokurori a një gjykatësi menjëherë të cilësohej si “njollë”, si fletërrufe e si dëm ndaj shqiptarisë gjithandej?

4.

Nga kryeministri i Shqipërisë ka pasur iniciativa, dëshirë, dashamirësi dhe energji për ta ndihmuar Kosovën. Problemi ka qenë masa e drejtimi. Në mungesë të masës e drejtimit, kryeministri ka investuar emocionet e veta si politikëbërje.

Në tre vjetët e fundit kryeministri nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme për të mos u përfshirë në planin e dëmshëm për këmbim territoresh Serbi-Kosovë. Dhe nuk ka pasur ndjeshmëri të mjaftueshme për t’u ngutur në projektin “mini-Shengen” pa përfillur brishtësinë politike në Kosovë.

Në një konflikt të papërfunduar mes Kosovës dhe Serbisë, nevojat e Shqipërisë për t’u konsultuar e dakorduar me Kosovën janë më të mëdha se ato për t’u konsultuar e dakorduar me Serbinë.

Ndoshta kjo ndjeshmëri u përsërit edhe kësaj here në Prishtinë. Kryeministri, pos shprehjes së mllefit, kërkoi unitet të forcave politike të Kosovës, por, pos mllefit, nuk shpjegoi se rreth çkasë duhet të bashkoheshin.

Dhe aq më pak se si duhet ta kuptojnë këtë thirrje nga kryeministri, i cili paditi për shpifje ish-kolegun e tij kosovar në gjykatën e Kosovës. Të përbashkuar rreth gjykatave?

5.

Kosova s’do mend se do të ketë nevojë për shumë konsultime mes palëve politike brenda vendit, dhe s’do mend se do të ketë nevojë për konsultime me partnerë të afërt si Shqipëria. Konsulta do të duhej të prodhonte politika për tejkalimin e kësaj sfide, duke ruajtur interesat e Kosovës. Nuk i hyjnë fare në punë këtij objektivi as mllefi e as brohoritjet për historinë e lavdishme, as për pastërti lufte; teatraliteti i shfryrjes mund të bëjë lajm e batutë, por këto konsumohen brenda ditës.

Tash Kosova po hyn në një periudhë të re disavjeçare me sfida të cilat nuk i ka parë më herët.

 

——

Botuar në gazetën e Kosovës “KOHA”. Titulli është i redaksisë

July 4, 2020 12:27
Komento

54 Komente

  1. Sqepari July 4, 12:40

    Burimi i pasurise tuaj vjen nga te qenit e familjes pjese e superstructures jugosllave. Pordhet e mbi vlersimet megallomane jane pasoje e asaj pasurie qe i eshte marre popullit Kosoves. Gazetari Zekaj, jeni te drejte kur e quani rrugac kete Surroin. Rama fshin bythen me ty!

    Reply to this comment
    • Liria July 4, 15:27

      Edi Rama nuk shkoi ne Kosove per te ndihmuar Kosoven,por….VETEN!
      Ai ka bere faje te renda ndaj Kosoves,mbase edhe pune te keqia pas kraheve,por fakti qe Rama ka patur GRINDJE FEMINORE me 3 kryeministrat e fundit te Kosoves eshte vertetim i shpirtit te tij te keq!
      Se cfare i ka bere Kosoves KEQ le ta thone vete kosovaret,por ne Shqiperi,Rama eshte sjelle po aq antishqiptar sa edhe Beriosha,Meta etj,ndaj ne Kosove nuk duhet ta pranojne e as te presin keshilla nga nje PIKTOR I DESHTUAR,qe pervec SOFIZMAVE te tij qe mashtron analfabetet,nuk di asgje te thote!
      Rama mbi te gjitha nuk mund te keshilloje per asgje nje bashkebisedues,sepse ai vuan nga deliri i madheshtise qe kurre nuk pranon dialog,vecse monolog!
      Pra me degjoni mua se une jam babai i kombit!
      Me nje njeri te tille te pret vec deshtimi i sigurte!

      Reply to this comment
  2. Arben July 4, 12:46

    Rroftë udb, rroftë Beogradi.

    Reply to this comment
    • Meruci July 4, 14:17

      Z Surroi kot harxhon frymen me carin tone
      Ai nuk ja ka nevojen askujt per mend
      Po munde vetem.lutu ta kemi sa me gjate ne timon se po.ja shofim hajrin

      Reply to this comment
    • Ethem Lalaj July 5, 10:44

      DITA:Edhe ky Surroi si Saliu-Shpifs ordiner.Ne vend qe te merret me problemin qe i ka zene drejtuesit Kosovar,merret me Edi Ramen nje lloi si Berishizmi.
      -Rama nuk vajti ne Kosove per hallet e tij,por si vella i madh i takonte tu qendronte afer si zakon Shqipetari.Por edhe ky si Enver akoxhaj-ish min.Jashtem Kosovar qe kritikoi Ramen “Pse nderhyn ne punet tona”kur shkoi ne Beigrad duke i kerkuar Vuçiçit te njohi shtetin e Kosoves.Kjo mosmirnjohje eshte MLLEF i ketyre dhe jo i Rames qe u del ballas problemeve ne te 2 anet e kufirit deri ne Mosken e Putinit.
      -Rama nuk eshte pajtuar me ish Kryeministrat Kosovar Haradinaj dhe Kurti per taksen 100 % ndaj Serbis sikurse kerkuan SHBA+BE.E meqense nuk degjuan keto keshilla-perfunduan ne HAGE dhe ne Opozite.Kurse padin gjyqsore ndaj Haradinajt beri gabim qe e terhoqi,pasi Ramushi Akuzoi Ramen dhe Thaçin se kishin marre 10 mild.Euro ne shkembim te teritoreve.Dhe shpifja duhet te denihet per kedoqofte.
      -Nese Kryeministrat Kosovar do vinin ne Tirane e te takonin Ramen per Pune te dobishme do ishin te nderuar,por ata vinin te takonin Saline,Meten,Moniken.. per krijimin e partie te Re te V.VENDOSJES apo te ndonje bisnesi.Sikurse edhe ky KM Hoti qe i kerkoi L.Bashes pa u bere KM akoma,heqjen e takses se rruges kombit,apo ndertimin e hekurushes Shqiperi-Kosove,kur te ne nuk ka filluare nga puna Tirane-Durres.Marrezit vijne nga kryeministrat feminor te Kosoves dhe jo te Rames qe po perballon shpifjet Berishiste nga te 4 anet Shqiperi,Kosove,Europe e Bote.
      -Sa per Shengenin Ballkanik ajo eshte ide Amerikane dhe Gjermane dhe e nxitur nga E. Rama.Dhe nuk eshte anashkalim i Derejtuesve Kosovar.Por keta adoleshent politike nuk denjojne te ulen ne bisedime por me mendjemadhesi kerkojne qiqra ne hell,duke kerkuar deri arrestimin e Vuçiçve Jugosllav menjihere dhe nuk kan parasysh se Vuçiçi ka mbeshtetjen Ruse,Franceze,Kineze,Greke,Romune,Hollandeze,etj.
      -Zotri:Nuk mundet te kerkoi Rama sikurse Thaçi e ko..shperberjen e gjykares speciale te votuar me kohe nga udheheqja Kosovare me detyrim nd/kombetar ne 2015.Ky eshte absurditet i mendesive ballkanike ne te mire te Serbise.
      -Rama e kreu detyren e tij.Tashme urojme qe Flet rrufeja e Hages te terhiqet dhe Kosoves ti jepen te drejtat qe i takon.Drejtuesit Kosovare e Shqipetare te lene shpifjet per njeri-thetrin sikur i ka pjelle SALIKRIMI dhe te punojne per popullin,pasi deri tanime jane pasuruar per vete.Dhe nese do behet drejtesia qe do populli..ne Shqiperi duhet te ishin ne burg mbi 100 drejtues nga 1992-2020.Pasi jane shkaterruare,shitur e petvetsuare bi 400 mild.$ pasuri te popullit(mbi 130 mild.$ veten pasuri ushtarake),u shkaktua 96,97,98,etj dhe vrare mbi 20 000 njers. !
      -FLM DITA.

      Reply to this comment
  3. niko July 4, 13:38

    Mos e zer ne goje Enverin mo plere e udb

    Reply to this comment
    • Lukunia July 4, 16:02

      Ore eshte cfare eshte Surroi une nuk e di. Di qe kjo qe po lexoj wshtw nje gje e pjekur dhe dashamirese. Rama dhe tifozat e tij idiote bejne mire te degjojnw.
      Zyrtarisht Ne na e plasen deren e BE ne surrat. …..
      A ka qeveri a ka Minister apo cfare dreqin ka per te marre persiper gjithe kete deshtim qe starton nga sot 1 Korrik ?!
      Pse Greqia hap e mbyll Porten sikur te jemi njerez prej pylli?!
      Pse Austria ve alarmin per Shqiperine?!
      Keto dhe te tjera ne vesh te

      Reply to this comment
  4. mirel July 4, 13:38

    mllefit i thone ndryshe dhe zemerim. Zemerimi mund te zemerohet, por mllefit nuk i thuhet “i mllefosur”.
    Shqip i thone “i mbushur me mllef”
    te mllefosur
    te mllefosur
    te mllefosur
    ..te zemeruar, Veton

    Reply to this comment
    • Viktima July 6, 11:02

      Gaboheni kur thoni qe Rama nxorri mllefin ne Kosove!
      Nuk ishte mllef,por DIKTATURE!
      Kur sulmon paturpesisht nje gjykate speciale te ngritur nga vete shteti i Kosoves,merrni me mend se cfare ben ky DIKTATOR me drejtesine ne Shqiperi!
      Me akuzat qe i beri gjykates speciale ne Kosove,duke i dale ne mbrojtje dy te akuzuarit e saj,Edi Rama,ky sharlatan antishqiptar vuri ne DYSHIM te plote reformen ne drejtesi ne Shqiperi.
      Kacafytjet e tij me Meten per kapjen e Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte,vertetojne se reforma ne drejtesi e organizuar nga SHBA eshte minuar nga Rama.
      Personalisht nuk besoj aspak se po behet reforme ne drejtesi,por spastrime te dyshimta.
      Se korrupsioni i gjyqtareve dhe prokuroreve nuk matet me pasurite qe ata kane vetdeklaruar,por me vendimet qe sta kane marre per cdo ceshtje gjyqesore ne kundershtim me ligjin,faktet,provat dhe ne mbeshtetje te fajtorit!
      Kjo kerkonte mbi te gjitha verifikimin e plote te te gjitha vendimeve gjyqesore,te pakten te ankuara ne te gjitha shkallet e gjyqesorit.
      Kjo nuk eshte bere,ndaj them se reforma ka deshtuar qe ne nisje!

      Reply to this comment
  5. dardan I July 4, 13:44

    Veton Surroi e tregoi edhe nje here karakterin e tij te nje njeriu pa gjak e pa kombesi. Ai e ka ndjekur si spektator Luften Clirimtare te Kosove dhe vazhdon ta ndjeke po me gjakftohtesi meiti denigrimin e asaj epopeje te lavdishme. Nje njeri si Surroi qe nuk ka dhene asnje kontribut per clirimin e popullit te tij nga sundimi i kolonial serb, tregon se mezi e pret qe ai regjim gjakatar te rikthehet perseri ne Kosove, pasi ka jetuar ne luks, duke shetitur boten, si biri e nje prej ambasadoreve te Jugosllavise se Titos.

    Reply to this comment
    • Partizani July 5, 11:04

      Po more dardan I,ashtu eshte,por Ibrahim Rugova u strehua ne sarajet e Milloshevicit 6 muaj rresht dhe luftonte kunder Rambujese,kunder UCK-se etj dhe ju e bete…PRESIDENT!
      A e kuptoni se ju kosovaret me shume qani per Titon se per Enver Hoxhen?
      Ju takon, se ne Kosove u krijua divizioni nazist “Scanderbeg” me kosovare,se ne Kosove gjeten nazistet hitleriane 2 kriminele si Rexhep Mitrovica dhe Xhaferr Deva qe u emeruan i pari kryeminister dhe i dyti minister i brendshem dhe ju sot i mbani per HERONJ!
      Ju mbajti gjalle fryma patriotike e shtetit te Enver Hoxhes,se ju do te ishit asimiluar komplet si shqiptare,mbase do t’u kishin syrgjynosur ne Anadoll te Turqise!
      Si mosmirenjohes qe jeni treguar,do t’i vuani pergjithmone pasojat!

      Reply to this comment
      • Mollosi July 5, 15:59

        Po kush te tha qe Rugova u strehua 6 muaj dite te Millosheviqi ?
        Fatmiresisht qe ne kohen e kidnapimit te dr. Rugoves nga forcat serbe brenda shtepise se tij ishte edhe gazetarja gjermane e gazetes ” Der Spiegel” me emrin Renata ( mbiemri nuk me kujtohet). Ajo per kete ngjarje shkroi edhe librin qe fare nuk perputhet me genjeshtrat tua te ndyra.
        Jo shqiptaret e Kosoves por te gjithe atdhetaret shqiptare Rexhep Mitrovicen dhe Xhafer Deven i konsiderojne heronj. Sa me e mire do te ishte Shqiperia nese do te realizoheshin idete e tyre.

        Reply to this comment
  6. Have a good summer bio0tch! July 4, 13:55

    Është bir i babajt,( ose i etërve mizorë do të thoshte Saliu, ose thjesht këlysh komunisti ) prandaj nuk i harron dot teknikat.

    Reply to this comment
  7. Niku July 4, 14:06

    Veton, nuk është koha për të bërë se kush i bën hartimet më të bukura, por është koha për t’u bashkuar për një qëllim, ashtu sikurse shkruhet në Himnin Kombëtar. Veprimi i prokurorit “special” është politik dhe i paprecedentë juridikisht. Ndërkombëtarët mund të flasin nga mëngjezi deri në darkë per drejtësi, por tolerimi i veprimeve të qëllimshme të këtij prokurori politik, i deskriditon. Unë nuk e besoj që ky prokuror e ka bërë me kokën e tij, por e kanë detyruar që të veprojë në këtë menyrë me urgjencë, sa të shkelë edhe rregullat proçeduriale.

    Reply to this comment
  8. L.H July 4, 14:28

    Veton SurroGATO!
    Je thjesht nje shtupe bythe e kujslingeve mergates se qyqeve Biberajve Beogradasve Berishes dhe luan rolin e IDJOTIT:
    -Sepse konsideron kryeministrin me 20 perqind ne demoktraci parlamentare qe mund te zevendesohet edhe tre here brenda vitit ‘KRYEMINISTERI I SHQIPERISE’ se je mesuar me kohen e KARAXHIXH SALISE!
    -Nuk ke nuhatje as te zagareve si AGJENT dse vta kane hequr PADRONET e te kane bere tru shpelarje dhe nuk arrin te kuptosh qe me ‘problemin TAÇI Edvin SALI-RAMA doli komplet NUDO sepse asnjehere nuk ka qene ne kfrah te KOSOVES e shumices se KOSOVAREVE e skish si te ish si Zogist,zogolljan simpatizant koloboracionist e mbi te gjitha KUJSLING kunder LUFTES per LIRI e pavaresi te Shqiptareve e shqiperise e vper rrjedhoje Kosovareve e Kosoves…Raportet me TAÇIN jane thjesht personale TIFOZERI qe skane te bejne as me ideologji as me plolitike e aqe me teper Kosove e Shqiperi nga nje nudist thonj pa prere qe nuk di se ò’far do te thote politike apo diplomaci…

    Reply to this comment
  9. Nje skiptar: July 4, 14:40

    Ka burre nene qe e kupton sa e do Vetoni dhe si e do Vetoni!? (masa dhe drejtimi i Surroit..)
    Surroit edhe i kruhet edhe i djeg…themi ne kendej

    Reply to this comment
  10. Hajde ketu llustra llustra July 4, 14:48

    Tani e kuptojme se perse ky ‘i urti’ nuk u be kurre figure qendrore e politikes kosovare, se u merroa shume shume me llafe i shkreti dhe me e bukra e quan njeri te jashtem kryeministrin e Shqiperise. Me cfare po lexojme te kjo pacavurja, kryeministri shqiptar na qenka perfshire ne Berlin ne negociata ndarjesh. Tani si ta kuptojme kete, se po keta persona thone, qe Brukseli eshte kundes ndarjes, shkembimit dhe po ky Bruksel, bashke me Ramen, na paska bere presion ne Berlin per pune tokash. Ti qenke kokrra e boles dhe edhe ate respekt qe kishim per ty na e largove me kete flete-rrufe per kryeministrin shqiptar. Ne te vertete mllefi te paska kapur keq per ate padine e Rames ndaj Ramrrushit, i cili shpifi kunder Rames per ndodhi qe kurre nuk ndodhen ne Berlin dhe qe ishin thjesht imagjinata e Ramushit.

    Reply to this comment
  11. intelektuali July 4, 15:07

    Veton Surroi:

    FANATIKET E ENVERIT NUK HANE FARE PYKA LLOGJIKE

    prandaj:

    Mos u cudit nga deklaratat pa pergjegjesi te Edi Rames qe eshte cuni i Kristaqit, Killerit te Enverit dhe nipi i spiro Kolekes, spiunit te Enverit

    sepse:

    Kosova per Edi Ramen eshte nje:

    LETER BYTHE

    njashtu:

    Sic e perdori edhe Enveri kur flirtonte me Titon ne Kohen e Qepes te Jugosllavise Komuniste, kur i nguli thiken ne shpine kosovareve ne Tivar dhe kur i trajtonte si:

    LETER BYTHE

    Sapo kalonin kufirin dhe vinin ne Shqypni duke rene ne duart e Sigurimit te tij qe i raste menjehere ne burg, ose po te kishin pak fat i internonte ne mocalet dhe baltovinat e Fierit dhe te Myzeqese,

    prandaj:

    Mos u cudit nga deklaratat pa pergjegjesi te Edi Rames kunder Prokurorit te Hages qe e ka derguar SHBA me miratimin dhe urdherin personal te Presidentit Trump,

    sepse:

    Po keshtu Edi Rama anatemoi nga CNN me liber shpie edhe vete Presidentin Donald Trump si nje halabak arrogant, apo si rrugac karagjoz, pa edukate dhe pa shkolle i papergjegjshem per fatin e Vatanit duke e cilesuar si “Fatkeqesia e Botes”,

    dhe sepse:

    U ul ne tryeze ne terrin e nates me Vucicin dhe Hashimin per te ndare Kosoven si:

    BYREKU NE TEPSI

    Reply to this comment
    • O TRAP, July 4, 15:17

      Kur Rama e krahasoi me flete-rrufene tregoi se i ka patur alergji, jo se i adhuronte.

      Reply to this comment
      • intelektuali July 4, 17:00

        TRAP-I I EDVINIT:

        Gjykata e Hages per Krime kunder Njerezimit nuk eshte si Partia e Punes e Enverit qe mbushi lumenj me gjak njeriu dhe qe Edvini i mbron me nje fanatizem te papare Piramiden Famkeqe ne krah te Kryeministrise,

        po keshtu:

        Edhe Prokurori i Gjykates Speciale me seli ne Hage nuk eshte si Prokurorat e Edvinit, pinjolle te kriminelit Aranit Cela me Lukunine e Hetuesave te SPAK-ut enverist dhe te “Venusave” te Enverit nga pas,

        qe:

        Edvini i Kristaqit, Killerit te Enverit dhe nipi i Pipit, Spiunit te Enverit i ka hypur keta Prokurore dhe Hetues te Enverit ne majat me te larta te Shtetit dhe te Pushtetit,

        SI NE ASNJE VEND TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE

        dhe:

        SI NJE REZIL I SHQYPNISE QE PO KERKON TE ANTARSOHET NE BE ME GERDALLAT GJAKATARE TE ENVERIT NE MAJAT E SHTETIT DHE PUSHTETIT

        Ja shikoje Gramoz Rucin ne Parlament si qesh dhe buzeqesh vesh me vesh qe te mos mbetet asnje dyshim per kete

        Reply to this comment
    • nuri July 4, 20:51

      veton kur te mbron intelektuali kuptohet kush je.Mbetie nje kameleon qe gjithe jeten mendon se tjeret hane bare.Keshtu si vepron,vetem se ngjitesh perpjete listes se kuislingeve ,tradhetareve te Kosoves.Koha ecen perpara,koha e Titos dhe milosevicit nuk kthehet me,harroe!

      Reply to this comment
  12. Llaf Dibre July 4, 15:33

    Rama apo Surroi? Kujjt t’ia mbeshtesim llafin?
    Rama, ne esence, tha qe e keqja eshte gjetke. ( E tha me ne fund nje te vertete) Jo, e keqja nuk eshte “gjetke”, e keqja eshte metafora e Rames, tha Veton Surroi. Dhe mori penen dhe… shurroi.

    Reply to this comment
  13. Labi July 4, 16:40

    Eshte merzit djali ish ambasadorit te Jugosllavise, eshte e veshtire ta kuptoj termin flet rrufe se nuk edhte rrit ne ate kohe ne Shqiperi por ne oborr te ambssadave Jugosllave ne bote.

    Reply to this comment
  14. fteri July 4, 16:58

    Për SURROJNË E KOSOVËS =ZERO VLERSIM !
    Kur s’ke respekt për kryeministrin shqiptar ,nuk ke respekt për veten.Shko rregjistrohu në ndonjë trupë estrade ,me filoserb ,fillo punë të numrosh ndonjë lek..

    Reply to this comment
    • Berati July 4, 18:43

      O Fteras futi nje te pickuar vetes se mos ke vdekur. Nese je gjalle patjeter duhet te jesh shume i lumtur pasi per ty cdo gje eshte e qarte. Mjafton te hapesh ERTV .

      Reply to this comment
      • Lasgushi July 5, 06:57

        Ai qe perdor vetem MLLEFIN,per krimet qe behen ndaj Atdheut dhe popullit te ti,eshte tradhetar.Njesoj si Fadil Hoxha,Ibrahim Rugova,Sali Berisha,Thaci,Rama etj.
        Pse nuk i njihnin e nuk i njohin keta sherbetoret e spiunet e denoncuesit te serbeve,duke ju bere fresk.Nje pjese e te cileve jane dhe vete.O Veton mavria, pse dredhon dhe nuk thua te verteten..Per ENUKERINE nacionale,e tradhetine e hapur te klases politike ne kosove e Tirane.?Pse ju kosovare patriote,qe kini vuajtur e gjakosur ne viti,duroni apo votoni pet keto mostra te cilet jane te bindur se ju ini BUDALLENJ.

        Reply to this comment
  15. ALBAN DEGA July 4, 17:39

     KOSOVA NE RREZIK !

    Veton Surrou shkruan nga Maja e Olimpit pa asnje mendim, pa asnje sugjerim, pa asnje vlere, pa asnje te dhene ose ndjeshmeri atdhetare kombetare.
    Te kritikosh, te besh gjykatesin dhe prokurorin e Hashim Thacit, Edi Rames… X… Y… eshte gjeja me e kollajte ne Bote.
    Blla… blla… blla ne gjuhet anglosaksone….
    Terrci e verrci…. Verrci e terrci ne shqipen e paster eshte fare e lehte.
    Ne rastin e fundit nuk behet fjale per nje as per dy as per dhjete … as per njeqint lidere politike apo shteterore si Hashim Thaci, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, as per Ushtrine Clirimtare te Kosoves.
    Askush, asnjeri prej tyre nuk jane te pazevendesueshem… Ata e te gjithe ne, mbare njerezimi pa dallim jemi vdekatare ne cdo moment e brenda te njemijtes se sekondes. Mjafton vetem nje “ Vrime e Zeze” Black Hole, nje superstuhi diellore … nje kapricio e Gjithesise qe te zhdukemi pa e pare, pa e ndjere, pa e kuptuar se cfare na gjeti Zoti Surroi …
    Behet fjale per nje komplot, per nje loje te piste kunder Kosoves si shtet dhe shqiptareve si komb ne teresi.
    KOSOVA NE RREZIK ZOTI Surroi!

    On Thursday, June 25, 2020, Alban Dega wrote

    Achtung !

    KOSOVA NE RREZIK !

    Eshte nje komplot i rrezikshem, eshte nje loje e ndyre antishqiptare e Moskes, Beogradit, Pekinit dhe Kurves plake- Evropes …kunder Kosoves si shtet dhe shqiptareve si komb.
    Eshte nje cast “ To be or not to be” per Kosoven !
    Kosova ne rrezik !
    Nga lufta vec ai largohet
    Qe eshte i lindur tradhetar!
    Eshte Koha qe cdo shqiptar atdhetar te mendoje se cfare mund te bejme per shtetin per kombin tone.
    Lexo analizat e shkelqyera te Prof. Dr. te se Drejtes Nderkombetare Ksenofon Krisafit tek gazeta me e lexuar e me atdhetare shqiptare “DITA”.
    Atehere flasim bashke si vellai me vellain, si shoku me shokun, si shqiptari me Shqiptarin.

    Reply to this comment
  16. !!!! July 4, 17:55

    Ku e shef atë shtet të kapur nga Thaqi dhe Co. Surroi kur kryetari dhe e tërë Kosova ëshë nën mbikëqyrje kapje shteti quhet si ajo kur Sali Berisha vriste me institucione vidhte votat përndiçte Qeveritë në Kosovë janë provizore

    Reply to this comment
  17. xxx July 4, 19:00

    shkrim i sakte i drejte !!

    Lapsi e ka publikuar dy dite para DITAs

    Reply to this comment
  18. xxx July 4, 19:06

    redaksia mos ndryshoje titujt sipas qejfit e perdor emrin e enver hoxhes per klikime

    turp qe s’keni, medie banale

    Reply to this comment
  19. Krist July 4, 19:43

    Kur vendos te komentosh,don te thote,se ke rezerva,ose je dakort me shkrimin.Pra edhe thirrja :Komentoni,i behet lexuesve per shkrimin dhe jo autorin.Per autorin edhe mund te jepni mendimet tuaja,por vetem ,mbasi te keni komentuar shkrimin.Nuk pretendoj se e njoh Vetonin,por me sa lexoj,nder komentet e shumta,ve re se Vetoni,qenka djali i nje ish ambasadori te Jugosllavise.Dhe na paska gezuar te gjithe te mirat prej detyrave te babait te tij,kur ka qene ne detyre.Babai,tashma nuk i ka me ato detyra,e per rrjedhoje,as te mirat e tyre,pra edhe Vetoni,nuk ka asnje perfitim,por,sikunder thoni,paska pare punet e veta dhe nuk eshte perzier fare me punet e Kosoves! (Cuditem,qe shkrimet e tija,nuk qenkan per Kosoven,e as per kosovaret,por per ke?Nuk shoh se flirton as me nderkombetaret,por sigurisht as per serbet.Lexoj trajtimin qe i behen,disa problemeve qe ka populli kosovar.).Gjithashtu as ka tentuar te vijoje ne rrugen e babait te tij.Dallimi i komentuesve,thellohet kur nuk permendin asnje fakt tjeter,si ne Kosove,por as ne Shqiperi,qe njerezit e regjimit te kaluar,jo baballaret ,e jo me ,kusherinjte,por vete personalisht,si Gramoz Ruci,Spartak Braho,Fatmir Xhafa,Dvorani,Gjinushi,e shume te tjere,vijojne edhe sot e kesaj dite te jene pjese e pushtetit,pamvaresisht krimeve -te vertetuara-qe kane bere ne kohen e komunizmit.Me shumta,qe mund te bejne komenyuesit,eshte te vene ne nje rralle (por jo ne vlera te njenjta),Vetonin,me Lubonjen,Spartak Ngjelen,Minxhozin,apo ndonje koleg tjeter te ketyre,qe nuk kane pjese ne pushtet,por vetem kane vepruar dhe veprojne si gazetare,apo analiste,pra,keta,bashke me Vetonin,kane vetem celsat e kashtes,kurse Gramozi,edhe para dy diteve,ju hakerruar opozites-asaj parlamentare,se nuk keni kellqe-lexojeni mire- nuk keni kellqe.te merreni me mua.Dhe e thote me ton pompoz,si dikur flisnin te tere sigurimsat,dhe e thote ne mes te parlamentit,sikur te jete institucioni i tij i trasheguar nga Partia e tij,qe e solli nga Tepelena dhe e beri minister te brendshem,sepse e kish nuhatur shume te pershtatshem per ate pune.Me keto merruni,dhe per keta komentoni,e jo per Vetonin,e Lubonjen me shoket.

    Reply to this comment
  20. R July 4, 20:34

    Z. Veton respekte.
    Kosoven qe e duan shume te gjithe shqiptaret, e cliruan nderkombetaret., Gjykata speciale eshte po e nderkombetareve , kjo eshte kryesorja. Neve me te drejte nuk na pelqen masa e prokurorit, por eshte shume shume e vertete qe politikanet shqiptare (Prishtine e Tirane) nuk mendojne per vendin e per shqiptaret, po te qe shume e shume gjera do qene bere ndryshe.

    Reply to this comment
    • Aliu nga Selenic July 6, 19:54

      Cfare thuani dhe po me habisni more te mjere. Po si more merreni me Veton Surrojn qe eshte kryekeput argati i UDB-se.
      Problem themelore po del Rama ketu ne vend qe te kapemi pas problemt themelore qe eshte Serbia.
      Po ju luften kerkoni ta beni me Rame apo me Vucicin.
      Po si thua ti pore RR se Kosoiven e Cliruan Nderkombetaret.!
      Keni lexua ndonjehet ndonje liber. Me siguri qe Jo.
      Ja se c`thote Dilaver Goxha ne librin e tije UCK-ja dhe Kadareja,
      Ai i nreferohet Gazetari Bali Alidemaj ku ne replike me ambasadori Francez ka bere kete Debat.
      Ambasadori.” Ju Kosovaret mos mburren se perendim ju dha lirin.
      Gazetari Bali Alidemaj. Ja se c`fare i Tha. Zoti Ambasador. Kur filloi lufta e dyte botrore Franca u dorzua pa lufte. Gjenerali De Gol kishte 160. 000 ushtar partizan ne Mal. Pas hyrjes ne lufte te Amerikanve dhe Anglezeve Franca u Clirua dhe ata dhen jeten gati sa ushtar kishte Gjenerali Frances ne lufte. E MEGJITHATE PEREWNDIMI ASNJEHER NUK U THA QE NE JU CLIRUAMN JUEV, PORE FRANCA I BEN HYMNE ATYRE 160 000 USHTARVE TE UDHEHEQUR NGA GJENERALI DE GOL..
      Ne raporet me popullsin neve kishim me shum ushtar se sa juve. Ne se juve kishit 1 ushtar per 750 banore, neve kishim 1 ushtar per 85 banore.!
      E ja pra qe ne luftuam me shum se juve.
      perndim humbi 11000 ushgtar Amerikan e Kadanes e Angles ndersa per clirimin e Kosoves nuk humbi jeten asnje ushtar i Natos se ne tok ishta aletai i saj UCK.
      Atehe perSE ti Rr me perrallise se neve na cliroi perendim. Po lufta jone ku shkoi.!
      Mendo pak kuir shkruar

      Reply to this comment
  21. ilmiu July 4, 21:17

    Nje politikane i Kosoves e tha shume mire para disa ditesh:jane disa JAMA (gropa) septike ne Kosove qe qelben dunjane,duhet mbylle dhe mbuluar me beton.I pari ne foto ishte ky vetoni qe bashke me motren dhe rrobelin jane bashkepuntore te zellshem te gjyates speciale dhe te Dick Marty.Parat e marra duhet justifikuar qofte edhe me shpifje.

    Reply to this comment
  22. Kasandra July 4, 23:31

    AllaSurroi?!
    Majakovski po recitonte vjershat e tij në një sallë teatri dhe i duhej të ngrinte nganjëherë pantallonat. Pasi mbaroi recitimin, një zonjë me kapele me pupla u ngrit dhe shprehu indinjatën e saj për këtë gjest ofendues për të: Pse i ngrinte ai pantollonat? Atëhere poeti Majakovski i përgjigjet: “Mos duhet t’i linja të më binin, zonjë?!”.
    Z. Surroi shfaq një mllef të grumbulluar, të hidhur e të paqartë për të goditur figurën e Kryeministrit Shqiptar Edi Rama me gjykime e interpretime dashakeqe për debate të kaluara e të sqaruara. Kujt i duhen ato?
    Veton Surroi e pranon se mllefi, zhgënjimi dhe hidhërimi, është i madh në Kosovë, por, sipas tij, nuk i takon kryeministrit të Shqipërisë (të cilit ai nuk denjon t’i përmend as emrin) ta shprehë atë. Po kush tjetër mund ta bënte këtë më mirë përveç Kryeministrit Rama që e ka më të përshtatshme për një reagim real, të fuqishëm dhe në kohë ndaj aktakuzës së paverifikuar të Prokurorit Special pa vënë Kosovën në asnjë vështirësi? Sot ka vlerë t’i paraprihet ndonjë të papriture. Ka ndodhur pa thuhet se “I zoti e shet, tellalli s’e jep”. Kujdes tellallin!
    1. V. Surroi e lidh mllefin e kosovarëve edhe me “kapjen” e shtetit të Kosovës dhe mungesën e sundimit të ligjit, që e padisin atë si mbështetës të aktakuzës ndaj kryetarit të Shtetit H. Thaçi dhe K.Veseli.
    2. Surroi e do Kryeministrin e Shqipërisë gojëkyçur e të vërtitet si somnambul. Jo vetëm kaq. V Surroi gjykon dhe godet aftësitë dhe përparësitë politike të kryeministrit Edi Rama “me stil” si ndjeshmëri të pamjaftueshme për të bërë gjënë e duhur që çojnë në baltosjen e Kryeministrit të Shqipërisë, me insinuata antishqiptare, deri duke hedhur dyshime në qëllimin strategjik të kërkesës për bashkimin e të gjitha forcave shqiptare, duke futur pyka midis dy kryeministrave shqiptarë, midis Kryeministrit shqiptar dhe “një segmenti në Kosovë”, duke e akuzuar se i frynë zjarrit të armiqësisë ndaj Gjykatës Speciale, duke shtuar nga vetja konkluzionin se kosovarët “duhet të ngrihen kundër një prokurori amerikan që është i kallëpit të Enver Hoxhës”. Dhe kështu nëpërmjet këtyre përdredhjeve ai shpalos idetë e tija se çfarë duhet të bëjnë kosovarët në këtë situatë. Le ta gjykojë Kosova.
    3. V. Surroi në këtë pamflet politik shquhet sidomos për ndjeshmërinë e tij politike kontradiktore, për mungesën e argumentit dhe të prirjes për arsyetim e mirëkuptim, për orientimin negativ të konkluzioneve që nxjerr nga fjala e Kryeministrit Rama, sidomos kur godet marredhëniet midis shqiptarëve, midis politikanëve e sidomos midis shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, por edhe kur godet çështje që nuk lidhen me problemin në fjalë si në rastin e përfoljes së Enver Hoxhës si karshillëk për romanin më të ri të Prof. Rexhep Qosja “Të fshehtat e treguara”. Kasandra.

    Reply to this comment
    • Fisniku July 5, 12:46

      Kasandra!
      Edi Rama nuk i ka sjelle asnje te mire shqiptareve te Shqiperise e jo me Kosoves!
      Pervec nje deklarate mediatike qe beri ne Beograd dikur,thjesht per qellime mediatike mashtruese,me pas Rama jo vetem nuk ka bere asgfje per Kosoven,por ka punuar kunder interesave te saj ashtu si edhe kunder Shqiperise!
      Sali Berisha dhe Edi Rama e kane shfrytezuar nacionalizmin ne menyren me te poshter te mundeshme per te realizuar qellimet antishqiptare te Serbise!
      Te dy jane shfaqur ne opinion si lidere te medhej,si gjoja kandidate te pershtatshem per te rrembyer nofken e “babait te Kombit”,por si cdo mashtrues edhe ata deshtuan totalisht dhe do mbahen mend si antishqiptaret me te medhenj!
      Sa per krahasimin qe bejne me Enver Hoxhen,do te thosha se kurre nuk mund te krahasohen minjte e gjirizit me SHQIPONJEN!

      Reply to this comment
  23. edi July 5, 08:21

    Besoj se dhe ajo deklarata e Bolton se ndryshimin e kufijve e kane kerkuar dy miqte e Rames Thaçi dhe Vuçiç eshte nje tjeter flet rrufe qe Amerika na e ben per inat,sepse ata jane vete te korruptuar dhe akuzojne drejtuesit tane shteterore qe jane njerezit me te paster nga biografia.

    Reply to this comment
  24. Shqip July 5, 12:11

    Konstatime me vend nga zoti Surroi. Por nga ai dhe të tjerë që merren me politikë pritshmëritë janë më të mëdha. Duhet zgjidhje për situatën ku jemi jo vetëm fjalë. Z. Surroi nuk ka bërë asgjë për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Kosovë. Ai me shumë të tjerë ka ndikuar për keq në ekstremizmin e disa liderëve të dalë nga lufta. Duke u mohuar atyre kontributin e jashtëzakonshëm në luftë i ka shtyrë ata të veprojnë për t’u mbrojtur. Për komentet me fyerje ” mjaft se na e shpifët”. Diskutoni për ato që shkruhet dhe jo për ato që ju pëlqen juve. Tung.

    Reply to this comment
  25. Babale July 5, 12:25

    Mire!
    Mllef = Maraz

    Reply to this comment
  26. Zigur Qarri July 5, 16:50

    Mllef =Zëmërim( zëmërim i madh grumbulluar prej kohësh)Te dyja jan fjale shqipe,Mllef perdoret më shumë ne gegërisht,
    ndersa Zëmërim perdoret më shume në toskërisht.Maraz eshte gjithashtu i barazvlefshem me te dy fjalet më siper,por nuk
    eshte fjale shqipe,por arabe,huazuar nga turqishtja.Fjalë per fjalë Maraz = i Sëmurë ,që ne rastin tone perkthehet zëmërim
    (urrejtje) patologjik.

    Reply to this comment
  27. mirel July 5, 18:28

    ore duleiste te Ramut Vucicit.
    Mllef, maraz, terbim, zemerim, jane sinonime.
    Puna eshte qe nuk shkon ne gjuhen letrare te thuash “mllefoj”
    Eshte idiotizem ta perdoresh si folje. Psh, terboj, zemeroj, shkalloj, harboj.
    Marazoj, nuk shkon, po ashtu mllefoj, nuk shkon.
    Ne shqip perdoret “eshte i mbushur me mllef”, “ka mllef”, pra kerkon nje ndihmese qe te shprehet drejt.Cdo gjuhe bote ka kategori te tilla, qe kerkojne nje fjale, apo parashtese, apo prapashtese, ndihmese qe te shprehen drejt, po ashtu sic ka fjalet qe shprehen si folje dhe si emer, pa asnje sforcim.
    Po qe ta kuptoni kete duhet pak inteligjence gjuhesore.
    Dhe qe jeni dhiare te Dule Ramutit nuk keni si ta kuptoni.

    Reply to this comment
  28. Братство и јединство July 6, 01:30

    Kam nje liste me analistesh kosovare ( buzhala robelli +) qe nuk dua ti shoh surratin dhe ti lexoj analizat ku ben pjese dhe Surroi..
    .
    Titulli ishte intrigues dhe thashe ta lexoj nje here cfare budallakijes te mencme thote..
    .
    Ne krye te heres theksoj kjo qe ben realisht Surroi eshte nje gjuatje kunder Rames poshte rripit mesit por me mjeshteri te rralle si I themi ndonjehere me perkedhelje nje tipi te tille “bir kurve per ta hedhur para syve”.
    .
    Te kuptohemi kurre nuk kam patur respect apo simpati per Edi Ramen biles mendoj se deshtimi kozmik ndaj serberishes dhe serbashes ne krimet e tyre jane 1000 here me te renda se gafat qe thote Surroi per Ramen apo Enverin..
    .
    Nuk kam patur respect apo simpati edhe per Enver Hoxhes por le te ndalemi me gjate te ky I fundit..
    .
    1
    Le te krahesojme clirimin e Shqiperise ne 1944 dhe clirimin e Kosoves ne 1999 kush jane pikat e perbashketa.
    Shqiperia ne 1944 dhe Kosova 1999 kishin numer te perafert banoresh dhe kishin aleate Ameriken dhe Angline ..
    Po cfare ndodhi pas lufte ?
    .
    Europerendimoret si Enverin si Thacin pasi keto ted y fituan luften si “rezerviste” te tyre I detyruan te jepnin doreheqjen dhe te NDANIN PUSHTETIN me ballistet respective me ‘GRUPIN E DEPUTETEVE NE Shqiperi dhe me Rugovistet ne Kosove..
    .
    Ku eshte ndryshimi midis Thacit me j 1.7 milion kosovare ne 1999 me Enverin ne 1944 me 900 mije shqiptare ?.
    .pse Enveri ne 1944 me te gjithe parametrat gjeopolitike me te pafavorshem se Thaci ne 1999 arriti te beje cudira duke I analizuar nga ana kombetare..
    .
    E IMAGJINONI QE 4 VJET PAS CLIRIMIT PRA NE 1949 USHTRIA SHQIPTARE PER HERE TE PARE DHE TE FUNDIT FITOI NJE BETEJE ME GREKET QE KISHIN ANGLO-AMERIKANET PAS PRAPANICE ??
    .
    E IMAGJINONI QE SHQIPERIA FITOI NDAJ INVAZIONIT PARAMILITAR GREKO-SERB-AMERIKAN ANGLEZ NGA 1949 NE 1955 ?
    Kam dhe 100-ra krahasime te tjera shqiperi 1944-kosove 1999 dhe gafat e shqiptareve te Kosoves qe me shume jane te urryer mes “vedi” ne menyre “vetonshurroi” dhe gjejne shpetim te nekrofagizmi me Enverin..
    .
    Kam qene jam dhe do te jem nje kundershtar I sistemit te kohes Enverit po ka ardhur koha qe jo vetem ti heqim mallkimet per dy problem themelore por dhe te shenjterohet.
    .
    E para:
    T’i hiqet akuza se I shiti Kosoven Titos dhe ti jepet nje decorate se mbajti nje qendrim kompjuterik dhe kete e verten fakti se me gjithe perendimin pas bythe keto vet-shurronjesit si veton surroi nuk qene ne gjendje te mbanin kosoven ne kembe por po ja falin perseri bratsvo-jedinstvos pa tjeter te ndihmuar dhe nga sekte antishiptare ne perendim qe nga koha e Titos..
    .
    E dyta:
    T’i hiqet akuza se Enveri na la jashte Europe sepse kjo e fundit pas 1992-iit ne Shqiperi dhe pas 1999 ne Kosove I ka kthyer 2 pseudo-shtetet me poshte se vilajetet e kohes Sulltan Pekmezit..
    .
    e fundit:
    Ligeshtohem kur shajne Enverin ne kohe te gabuar ,per teme te gabuar …njerez te mallkuar..Nese dikush do te me ngarkonte te beje nje permendore nudo te Enverit .. ne ato dy te rrumullaktat perpara do vija majtas Ediramen..dhe djathtas vetonsuroin kurse mes tyre si mazdragan do vija Saleh Berishin edhe pse eshte Miki serbiberit…
    .
    Shajeni Enverin me prag shtepie per cdo problem me perjashtim te problemit Kosoves dhe te Europes ku kjo e fundit po na trajton si shprehje gjeografike…Mos e ktheni Enverin ne legjende me keto tipa titiste qe vetonshurrohen me Ramen e daja Spiros

    Reply to this comment
  29. Babale July 6, 12:40

    Mire!
    Mllef = Maraz = Dert.
    Zemerim = Hakerim = Kercenim = Terbim, sic je terbuar ti,dhe qe duhet te besh vaksinen.

    Reply to this comment
  30. mirel July 6, 15:39

    Babalj nuk pergjigjet.
    Ke degjuar ndonjehere ne Vlore te thone “u dertosa”
    derrdose, po ju themi, po dertos nuk thote njeri
    vetem cyryket si puna juaj, qe, bejne me dije dakordohen, vetehidhen, qasen, dhe kushedi c’idiotizem tjeter shpikin ne rruge e siper.
    he a derdimen, e merr vesh apo jo?

    Reply to this comment
  31. Kasandra July 6, 16:43

    Për Fisnikun
    Fisnik,
    Mua më bëri përshtypje tendenca negative e shkrimit të Z. V. Surroi ndaj Kryeministrit të Shqipërisë E. Rama me komente të pafaktuara. Edhe unë kam shkruar komente mospajtuese me politika të caktuara të kryeministrit tonë, konkretisht e flakë për flakë, duke i lidhur ato me pasoja të padëshirueshme. Akuzat tendencioze deri në antishqiptarizëm që ngrenë kundërshtarët e tij për të nuk janë të faktuara, ashtu siç janë për ishkryeministrin S. Berisha të cilat i kemi jetuar vetë, krime pa fund ndaj Shqipërisë dhe popullit të thjeshtë, por edhe ndaj Kosovës dhe luftës së UÇK-ës. Bandat e drejtuara nga Sali Berisha dhe disa pinjollë të udhëheqjes së PPSH-ës ishin ato që e bënë Shqipërinë tokë djerr në emër të antikomunizmit etj. që vazhdojnë edhe sot në dëm të unitetit kombëtar. Ky ishte kompromisi që rrënuesit e socializmit bënë me reaksionin antishqiptar, tragjedia e dytë e shekullit me skena e prapaskena makabre antishqiptare. Pse duhej kushtëzuar ndryshimi i regjimit me kthimin e vendit 45 vjet prapa?! Pse u bëhet akoma presion shqiptarëve kundër sistemit të kaluar? Ne punuam e ndërtuam me sukses të jashtëzakonshëm, ndërtuam një shtet të fuqishëm në kushtet dhe goditjet e luftës së ftohtë që çoi në viktima nga të dy palët, po vetëm njërës palë i faturohen si krime?! Bota i di dhe i njeh të gjitha. Në mbështetje të Shqiponjës në komentin tuaj unë shtoj se ka ardhur koha që në emër të popullit t’i kërkohet zyrtarisht autoriteteve përkatëse shqiptare që të njohin meritat e udhëheqësit të popullit shqiptar Enver Hoxha zyrtarisht dhe ligjërisht për kontributin e tij atdhetar, si dhe udhëheqjen dhe politikën e mençur kombëtare dhe ndërkombëtare që ndoqi.
    Demokracia liberale na erdhi me tepricë në të gjitha fushat, edhe në politikë ku pala kundërshtare përdor edhe dhunën për të ardhur në pushtet si gurë në rrota për pozitën. Nuk e di se deri ku mund të arrijë po të mos frenohet nga ndërkombëtarët.
    Ne i gëzohemi faktit që interesat shqiptare përputhen me interesat e aleatëve tanë të mëdhenj SHBA dhe BE. Këshu që në kushtet aktuale kur Shqipëria dhe Kosova janë në proçese konsolidimi nën garancinë e aleatëve, kur shosha ka filluar të punojë kundër korrupsinit kërkohet debat konstruktiv jo një tufë me miza që të mos përsëriten gabimet e kaluara. Përse duhej theksuar nga Z. Surroi “përplasja” midis ishkryeministrit Haradinaj dhe Kryeministrit Rama pasi ky i fundit kishte deklaruar edhe tërheqjen e padisë?! Situata është e tillë delikate që pret shumë sidomos nga inteligjenca shqiptare për mbrojtjen e interesave gjithëshqiptare. Përshëndetje, Kasandra.

    Reply to this comment
  32. Lili July 6, 21:32

    Kasandra ,
    Ti pret mbrotje te interesave kombtare pikerisht nga keta qe rezikojne interesat kombtare, me vetoni bashke?!
    Jo keta jane te gjithe te zhytur deri ne fyt ne shtijen e interesave kombtare per interesat e tyre, pa perjashtim te vetonit qe dikur morri milliona plus shtypshkronjen qe ishte kishe per te gjithe shtypin e u ´privatizuar’ nga Vetoni!
    Te tjera ka plot po s’po zgatem: duhet te gjithe t’iu themi’ degagez!’ Shpordhnu!

    Reply to this comment
  33. Aliu nga Selenic July 7, 15:09

    Ase Vetoni dhe ase komentuesit sote nuk eshte dita per te luftuar Edi Ramen.
    Edhe Edi Rama ndofta ka mjefte rezerva nda disa nga udheheqesit e Kosoves pore atje ai shkoi me nje mision shume te rende dhe te domosdoshem ku kerkohet forcimi i unitetit ne udheheqjen Kosovare dhe ne nje forcim te unitetit edhe ne Hapsiren shqiptare.
    Me vjen shum keqe pore edhe kure Edi Ramma foli mun ne mes te Beugradit per njohjne e Kosoives nga Serbia, pati mjafte udhehqes te Kosoves te cilet i than Edi Rames se duhet te shikojsh pune e shtepis tened e jo te Kosoves.
    Kjo ishte nje fatalitet ku edhe kuadro te tipit Enver Hoxha ra nne ket batak.
    Pikrisht per ket e ben Edi Ramen te vonohet ne nderhyrjet qe duhet te bente pore jo te dorzohet se me ne funde ai tha:” Ne jemi NENA e Nena nuk munde te heshte ne c`fardo situate
    Prandaj jam kunder ketyre komentues madje edhe kunder Surroit se Surroit nuk i mungon intelekti dhe ase intuta per ti kuptuar situatat.
    Me ket qendrim te .Surroit vetem deme i ka ber vetes se tije dhe aspak ceshtjes Komkbetare se shqiptare sote jen te afte ta kuptojn realitetin.!

    Reply to this comment
    • Fredi July 7, 15:46

      O Aliu prej Bathore!
      Rama i ka futur Kosoves thiken pas shpine,ndaj hesht se je nje cope idioti e jo te besh politike te madhe!
      Rama shkoi ne Kosove kot,se jo vetem ishte perleshur me pare me 3 kryeministrat e fundit te saj,por edhe pas tradhetise se tij,qe pranoi krijesen serbe te Minishengenit pa Kosoven!
      Kaq mjaftonte qe Rama te cilesohej armik i Kosoves prej tyre!
      Aq sa mund t’u thoshte Rama kosovareve mund ta konsumonte me telefon.
      Rama dhe Berisha jane dy antishqiptaret me te medhenj te kombit shqiptar!

      Reply to this comment
  34. Aliu nga Selenic July 7, 16:14

    Fredi.!
    Une nuk jam nga Bathorja. Pore ti nuk je ne rregull nga mende e Kokes.!
    Gjithcfare munde te thuashj pore qe Ram tu kete futur thik pas shpine Kosovarve kjo nuk eshte kurre e vertet.
    Minishengeni eshte nje proces qe u duhet shqiptarve , pore Kosova do ta gjente rrugen brenda ketije Minishengeni.
    Ndofta ky minishengen do ta detyronte Serbin per te bere njohjen rreciproke.
    Megjithate ti kure thua qe Rama qenka Armik i Kosovarve.
    Ketu do jemi e do te shofim se kush eshte Armiku i Kosovarev.
    Ne se ka kryeminister qe ka hjedhur hapa drejte Bashkimit Kombetar eshte Edi Rama dhe ti je nje cop mish me dy sy, pore mabse je nje serbo fil qe din te shkruaj shqip.
    Shqiptar nuk munde ti thuash vetes.!
    Edi Rama futi kuadro te Kosoves ne shtetin shqiptare e kujt i sherbejk kjo sipas teje qenka armik Edi Rama.
    Edi Rama vazhdon mbledhjet e qeverise ne rruge te perbashgkat edhe kjo sipas teje qenka tadheti.
    e plote problem te tjera ne favore te ceshtjes son kombetar.
    Me tre kryeministra eshte konfliktuar per probleme parimore e jo per intersa te tija personale.
    Kure nuk din heshte ose dine pore i ben qellimishte athere gjerje vendin e jo ketu ne ket forum.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim