Manipuloi grafiqet e ERE-s për të akuzuar OSHEE-në?!

April 30, 2016 11:58

Manipuloi grafiqet e ERE-s për të akuzuar OSHEE-në?!

Të dhënat e publikuara të Entit Rregullator të Energjisë nxjerrin zbuluar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili pak ditë më parë doli në një komunikim me median duke akuzuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike se kishte rritur nivelin e borxheve.

“Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë janë rritur dhe borxhet e pambledhura edhe kjo është e dhënë e ERE-s. Pra, gjithë miti për mirëmenaxhimin e OSHE-së është një gënjeshtër e pastër. OSHE-ja ka rritur përqindjen e faturave të pambledhura”, deklaroi Lulzim Basha në datën 26 Prill gjatë komunikimit me median.

Për të ilustruar këtë deklaratë, Basha nxori dhe një grafik i cili përkon pikërisht me grafikun e publikuar nga një portal online që gjithashtu përpara konferencës për shtyp të kreut të opozitës akuzonte OSHEE-në se kishte rritur borxhin nga viti 2014 në vitin 2015.

Grafiku syri

Por me publikimin e këtij grafiku që ja atribuon Entit Rregullator të Energjisë, Basha duket se ka bërë edhe gafën e rradhës që e ka nxjerrë bllof. Siç e shikoni në fotografi, grafiku i cili nuk ekziston në faqet e raportit të ERE paraqet dy vlera: 66.8 miliard lekë dhe 68.8 miliard lekë të vendosura respektivisht si nivel i borxhit për vitin 2014 dhe 2015.

Por në fakt, nga të dhënat zyrtare të raportit të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2015 (faqe 80), rezulton se Partia Demokratike ka kryer një manipulim ordiner. Në tabelën e ERE publikohet ecuria çdo vit e nivelit të borxhit pa kamatëvonesat, duke marrë për bazë dy pika, më të ulëtën dhe më të lartën brenda të njëjtit vit. Konkretisht, shifra 66.8 miliard lekë që PD e paraqet me manipulim si nivel i borxhit për vitin 2014, në fakt rezulton të jetë niveli i borxhit në muajin Maj 2015. Ndërkaq, shifra 68,8 miliard lekë është gjendja e debisë në fund të vitit 2015. Po sipas të dhënave të Entit Rregullator rezulton se gjendja e debisë në fundin e vitit 2014 ka qenë 71,4 miliard lekë.

Raporti i ERE 2015

Rrjedhimisht, ecuria e gjendjes së debisë pa kamatat nga viti 2014 (71,4 miliard lekë) në vitin 2015 (68,8 miliard lekë) nuk ka se si të konsiderohet rritje. Gjithësesi, kjo nuk e ka penguar Bashën që të marrë të dhënën e muajit Maj 2015 dhe ta cilësojë si gjendje të debisë për vitin 2014, e më pas të dalë në media për të lëshuar akuzat ndaj Operatorit të Shpërndarjes se ka rritur debinë.

April 30, 2016 11:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*