Gafa e “Europa Nostra”, TK nuk ishte i mbrojtur, PD e hoqi nga lista në 2007

May 17, 2020 10:32

Gafa e “Europa Nostra”, TK nuk ishte i mbrojtur, PD e hoqi nga lista në 2007

Shoqata jofitimprurëse “Europa Nostra” ka bërë një deklaratë të pavërtetë sot, duke e quajtur të mbrojtur ndërtesën e Teatrit Kombëtar, në një kohë kur godina në fjalë nuk ka qenë asnjëherë në listën e monumenteve të kulturës.

Madje, në vitin 2007, Ministri i Kulturës së qeverisë Berisha asokohe, nuk e ka futur as në listën e monumenteve të kulturës, kurse ekspertët e Institutit të Monumeteve të Kulturës atë vit e kanë cilësuar godinën e Teatrit si “një godinë pa vlera”.

Sipas këtij dokumenti, në listën e gjatë me 108 godina, janë përfshirë si monumente kulture edhe klinika mjekësore, ndërsa Teatri Kombëtar për kryeministrin Berisha, zv/kryeministrin Ilir Meta si dhe për Ministrin e asaj kohe Lulzim Basha, nuk meritonte të ishte në listën e monumenteve të kulturës.

Kliko këtu për urdhrin e plotë

 

j.l./ dita

May 17, 2020 10:32
Komento

7 Komente

  1. Zana May 17, 11:03

    Teatri nuk ishte dhe nuk kishte pse të ishte monument kulture, por është gjetur i volitshëm për “monument” konflikti meqeverinë Rama. Ose thjeshtë me fenomenin Rama, që u fut tmerrin në palcë. Pse nuk kujtohet nisma e karagjozit Berisha për prishjen e piramëdës për të ndërtuar aty parlamentin e ri?

    Reply to this comment
  2. TURI EMIGR May 17, 12:56

    ME HABIT KY SHKRIM PSE TANI KUR U SHEMB TEATRI. PSE NUK U BOTUA ME PARE, JAM I SIGURT QE ISHIT NE DIJENI.

    Reply to this comment
    • DinPak May 17, 16:22

      Turi, eshte botuar para disa ditesh, kur filloi te acarohej konflikti, bile, para se te publikohej reagimi i pjeses se aktoreve qe shpreheshin per prishjen e Teatrit dhe ngritjen e nje te riu po ne ate vend. Me siguri te ka shpetuar pa e lexuar.
      Po ç’rendesi ka! Nuk ishte problemi se mungonin argumentat per prishjen e asaj karakatine, por perkundrazi, kishte argumenta dhe aresye te pafundme. Problemi qendron se Shqiperia eshte ndare kaq keq politikisht ne dy kahje te kunderta dhe nuk ka shanse te zgjidhen konfliktet midis dy kraheve me qetesi dhe bashkebisedime, siç behet kudo. Ketu tek ne do te vazhdoje e njejta gje edhe ne te ardhmen, zgjidhjet behen gjithmone me dhune.
      Do kaloje edhe kjo situate e acaruar tani dhe opozita me mbeshtetesit e saj do te presin te kundershtojne projektin ndertues qeveritar te radhes, ka te ngjare te shtrihen mbi themelet kur te filloje ndertimi i Teatrit te Ri.

      Reply to this comment
  3. Alejandro May 17, 17:39

    President i Europa Nostra eshte kengetari i madh Placido Domingo. Nuk shoh te kete dhene dorehegjen pas problemeve qe i kane lindur se fundmi te llojit “Me too” kunder tij. Ne pergjigje dhe mbeshtetje te shkrimit te Dites mund te them “Un plácido domingo en Tirana”. (Nje e djele e qete dhe e kendshme ne Tirane).

    Reply to this comment
  4. Zv Kryeministri May 18, 06:11

    Ilir Meta nuk ka qene Zv Kryeminister, sepse me Saliun u bashkua mbas vitit 2009, dhe jo qe ne 2007
    Nese memorja nuk me genjen, me 90% ne 2007 Zv Kryeminister ka qene Gazmend Oketa. Meta ishte ne opozite ne ate kohe.

    Reply to this comment
  5. Lili May 18, 07:45

    Pa vlere teatri kombtar inje kryeqyteti?!!!
    Vetem kjo mjafton per te kuptuar cfare vlere paskan keto profesor doktora!!!

    Po normal per analfabetet edhe trushperllare , nje teater i vetmi i kryeqytetit, ne nje vend ku cdo debil behet prof doktor duke u krenuar se kur nuk ka lexuar nje liber , teatri eshte pa vlere!!!
    Hajde nivel intelektual hajde, pa vlere i vetmi teater inje vendi!!!!Duhet verte me qene idiot,m’falni kretin se idioti fipqiron pak, duhet vertete te jesh kretin i lindur per me thane nje gje te tille!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim