Gafa e FIFA-s: Zbulon se Messi do të fitojë “Topin e Artë”

January 6, 2016 22:29

Gafa e FIFA-s: Zbulon se Messi do të fitojë “Topin e Artë”

Gafë e pabesueshme e FIFA-s, që zbulon fituesin e “Topit të Artë 2015″, përpara zhvillimit të ceremonisë zyrtare, të hënën e ardhshme në Zyrih.

Për pak minuta, në faqen zyrtare të konfederatës botërore të futbollit u shfaq lajmi se Lionel Messi është fitues i trofeut prestigjoz për meshkuj, ndërsa Celia Sasic fiton çmimin për femra.

Pakujdesia nuk kaloi pa u vënë re, me lajmin që bëri xhiron e botës. Nëse gjithçka konfirmohet, kjo do të jetë hera e pestë që Messi triumfon në garën për lojtarin më të mirë në botë.

Një sukses që do të ndërpresë dominimin e Cristiano Ronaldos, fitues të dy edicioneve të fundit. Sulmuesi argjentinas do të bëhej futbollisti i vetëm që e ka fituar pesë herë trofeun e Topit të Artë.

Ende nuk është e qartë si do të pritet kjo gafë e FIFA-s nga dy finalistët e tjerë, Neymar dhe Cristiano Ronaldo. E sigurt është që në vitin 2012, kur triumfi i Messit ishte i sigurt, portugezi i Realit të Madridit vendosi të mos paraqitej në mbrëmjen gala, me justifikimin e impenjimit në ndeshjen e kupës ndaj Malagas.

January 6, 2016 22:29
Komento

1 Koment

  1. Abel January 7, 18:51

    Gafë e madhe! Po kjo dihet se Messi do ta fitojë. CR nuk fitoi asnjë trofe’, ndërsa Neymar është një lojtar I mirë, por ylli te Barça është Leo Messi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*