Gafat s’i ndahen Berlusconi-t, ngatërron miting

May 30, 2015 16:46

Gafat s’i ndahen Berlusconi-t, ngatërron miting

“Kavaljeri”, i bërë i njohur edhe prej gafave të shpeshta të tij, mbetet i njëjtë.

Në komunen Segrate, Berlusconi u ndal rreth orës 23:00 në një takim elektoral. Aty takoi dhe bisedoi me disa të rinj, të cilët pasi i pyeti për emrin e kandidatit, u kërkoi që ta votojnë.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, po të mos kishte qenë se të rinjtë në shesh i përkisnin listës civile, një organizatë e së majtës italiane, që po prezantonte kandidatin e saj.

“Si quhet kandidati”- ka pyetur Berlusconi të rinjtë. Këta të fundit, duke menduar se ish-kryeministri ishte në dijeni të asaj që po ndodhte, tregohen të sinqertë. “Paolo!”- përgjigjen.

“Paolo? Në rregull, të dielën gjeni pak kohë dhe shkoni e votojeni”- ishte apeli i Berlusconi-t.

Vetë kandidati, Paolo Micheli rendi në rrjetet sociale për të rrëfyer atë që kishte ndodhur.

“Ishte një takim festiv në rrugë i listës civile, ku mungonin flamujtë partiakë. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00. Berlusconi zbriti dhe pasi foli pak me të rinjtë, u kërkoi që të votonin kandidatin tonë”- shkruan ai.

Pak më vonë, ish-kryeministri, ndoshta i sinjalizuar se ishte në festën e gabuar, është larguar në siklet disa qindra metra më tutje, atje ku zhvillohej takimi për prezantimin e Tecla Fraschini, kandidates së mbështetur nga “Forza Italia” e Berlusconi-t.

May 30, 2015 16:46
Komento

1 Koment

  1. pse May 31, 08:19

    Po te gjithe e kane abandonuar kete mjeran?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*