Gafurr Mazreku bëhet “Qytetar Nderi” i Hasit, Rama: Turp!

June 18, 2018 13:32

Gafurr Mazreku bëhet “Qytetar Nderi” i Hasit, Rama: Turp!

Gafurr Mazreku është shpallur Qytetar Nderi i Hasit, pavarësisht kundërshtimit të këshilltarëve të djathtë.

Me 13 vota pro, dhe një abstenim Mazreku mori titullin me motivacionin “Personalitet intelektual, për kontribut të pashoq në Pushtetin Vendor”. Por të djathtët kanë kundërshtuar duke u shprehur se miratimi është bërë në një kohë kur ata kishin kërkuar 5 minuta pushim.

Vendimi është i jashtëligjshëm pasi vendimi është marrë pa prezencën e këshilltarëve të djathtë. Ne kërkuam 5 minuta pushim për konsultime, ndërkohë këshilltarët e majtë e kanë miratuar propozimin e administratës së bashkisë. I bëj thirrje prefektit që të mos e miratojë këtë vendim”, u shpreh Miftar Dauti, kryetar i këshilltarëve të djathtë.

Gafurr Mazreku qëlloi me pistoletë në Kuvend Azem Hajdarin, në vitin 1997.

Kryeministri Edi Rama reagoi gjatë mbledhjes së grupit të PS-së duke thënë: “Turp, Mazreku nuk duhet të ishte propozuar asnjëherë për titullin “Qytetar Nderi”. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur e ne nuk dimë gjë”.

 

l.h/ dita

June 18, 2018 13:32
Komento

13 Komente

  1. Besniku June 18, 15:33

    Perse eshte turp , z kryeminister!
    Turp eshte per ju qe nuk denonconi turpin e vendosjes se permendores se Zogut , apo dhenies se dekoratave nga psikopati antishqiptar Nishani, armiqve te ketij populli.
    Mundohuni dhe reflektoni per standartin e moralit, se viheni me arrogance kunder 1 .000.000 njerzve qe ju kane votuar.

    Reply to this comment
  2. Fidel Kastro June 18, 15:34

    Me plot goje duhet me thene se Partia Socialiste eshte parti kriminale. Nuk e besoj se do te kete ndonje vend “demokratik “tjeter kudo ne bote qe te dekoroje nje vrases.Bijte e diktatures me ardhjen ne pushtet te Rame droges jane trimeruar se tepermi se gjejne mbeshtetje tek ai , ndersa per brockullat e Rames se nuk di gje eshte vajtuese. Ka dite qe qarkullon ky lajm Rama thua se ka degjuar? Po te jete e vertete atehere ai qenka fare i leshte dhe i paditur , gje e cila nuk ekziston.Te lumte o Rame mavria po ja kalon dhe xhaxhit Enver, me te vertete e meritojme te hyme ne Evrope.

    Reply to this comment
    • Xha Braho June 18, 18:51

      Fidel i “kastruar” larte dhe poshte. Ne ate objekt te care ne forme bythe(ti e quan goje – po ky eshte problem yt) qe hapet per te gelltitur corben e SHQUPIT dhe per te vjelle diarrene psiqike te detashmentit me kriminal qe ka njohur historia e Shqiperise do te fusim hurrin qe meritojne baxhella si ty. Z. Mazreku i tregoi vendin nje banditi politik, nje trafikanti ordiner dhe nje pjelle te se keqes. Pergezim per antaret e Keshillit Bashkiak te Hasit.

      Reply to this comment
      • Fidel Kastro June 18, 20:20

        Xha braho trim i madh je or burre , bile dhe i mençur. Partia te beri te tille, te kaliti te sterviti . te mesoi si perdoret arma dhe ti i gatshem per te asgjesuar armiqte e partise. Jemi te ndryshem , shume ama , ti je biri i diktatures me te eger ne bote , diktatures enveriste qe nuk do te ishte çudi qe po te kishte zgjatur edhe pak ai sitem mund te vinte radha dhe ty te fusnin ndonje koqe plumbi, siç ja ben Mehmet Shehut , Kadri Hazbiut , Feçorr Shehut etj etj. Por ti prape do te ishe i lumtur se ta bente partia jote.Mesoje mire kete qe po them : Une jam pasardhes i fisnikerise shqiptare i Mit’hat Frasherit , ndersa ti i terrorizmit shteteror te xhaxhit Enver. Tashme dihet sjellja e Mit’hat Beut ne kohen e luftes , i konsideronte partizanet vellezer , fali o zot se nuk dine se çbejne thoshte , ndersa xhaxhi Enver e kishte ne maje te gjuhes per kundershtaret thenjen ; jepini nje plumb ballit. Keshtu vazhdoi dhe ne qeverisje e kete mendesi kriminale e percolli tek ju e ju me zell te madh e perjetesoni.Ky eshte zanati juaj , te afte per te vrare shqiptare te ndershem qe nuk mendojne si ju , pas shpine ama se balle per balle nuk keni kellqe. Ne fillimet e demokracise u fshehet si urithi , me pas kur pate se demokracia ishte sistem human , dolet nga vrima e halese dhe sot trimeroheni me krimet qe keni bere dhe doni te beni.Ja pra jemi shume kilometra larg njeri tjetri, ti vjen nga erresira e ligesia, nga ferri , une shoh nga drita, bukuria e dashuria njerezore. Ç’te te te them me shume ; I lutem zotit t’ju pastroje shpirtin dhe mendjen nga ligesite.

        Reply to this comment
  3. Pilo June 18, 16:34

    Po ndoshta ka punuar mire dhe ka dhene per zonen e tij,pse ta paragjykojme veprimin e atyre keshilltareve te bashkise? Kurese per ate qe Zogu ka shtatore ne mes te Tiranes,ne e dime te gjithe qe Zogu vrau disa nga figurat me te spikatura kombetare,shiti Shqiperine,ne fillim Jugosllavise Vermoshin dhe Shen Naumin.Pastaj shiti gjithe Shqiperine italise fashiste.Vodhi arken e shtetit.Dhe sa ishte gjalle nuk reshti se derguari kriminele qe vrisnin njerez te pafajshem ne pabesi.Pra Zogu me tere keto bema dhe kryeministri hesht,kurse per Gafurrin prononcohet menjehere.Po dhe Azemi me shtatore si e nxituar eshte perderisa nuk eshte sqaruar si personazh kush ishte.Perderisa vazhdon saga e akuzave te vrasjes se tij.Buste e shtatore duhet te kene vetem figurat e sqaruara dhe vertetuara katerciperisht per dobine e aktivitetit te tyre ne sherbim te komuniteti dhe kombit.

    Reply to this comment
  4. Gjinika June 18, 16:54

    Grindja me A . Hajdarin ishte per motive te dobeta e jo per politike. Azemi e shtyri dhe e goditi i pari . Ai ne gjaknxehtesi nxorri pistoleten dhe qelloi. Per kete dhe u denua dhe tashme quhet i riabilituar.

    Reply to this comment
    • Besniku June 18, 17:33

      Jo vetem e shtyri, por dhe e shau dhe ja uli koken me dhune. Kjo eshte e dokumentuar. Por ai ishte nje deputet i ndershem i ps dhe jo si deputetet e tjere te saj qe nuk i dolen ne krah, perkunder nje aventurieri rrugaç e kriminel, qe shkaterroi e vodhi Shqiperine nga veriu ne jug.
      Por besoj se motivi i nderit duhet te jete tjeter , me domethenes per Mazrekun.
      Nuk na eshte sqaruar nga gazeta e nderuar “dita” motivacioni i paraqitur ne K.Bashkiak te Hasit

      Reply to this comment
  5. info analitike June 18, 17:18

    Ah more te shkrete qe ju ka marre lumi e nuk dini se cfare beni tashme. Se cfare kontributesh ka qy Mazreku nuk u mor vesh po nejse sharlatanizmi eshte nje nga karakteristikat baze e te qenit rilindjot.

    Reply to this comment
    • Laert June 18, 18:41

      Kurse idiotizmi dhe sharlatanizmi jane karakteristika baze e te qenit SHQUP-ar. Apo jo info-anali???

      Reply to this comment
      • info analitike June 18, 22:19

        SHQUPI ishte vendi ku mblidheshin cobanet e veshur ushtarake nga kumandari ku hanin pinin e defreheshin qyl me djersen e punetoreve, apo jo? Ju urreni dhe veten ore te mjere.

        Reply to this comment
  6. Pra ai qe vret "armikun", mund te quhet dhe ....hero !? June 18, 18:03

    Eshte pushkatim politik i pd-se dhe presidentit te “saj” ilir meta . Eshte… VETING me metoda….popullore . Ku eshte proemi ketu !?

    Reply to this comment
  7. Padrino June 18, 19:28

    Turp per ty ,o edvin pardesybardhi, jo per ata qe nderuan Gafur Mazrekun. qe beri mire qe i shkreu koburen ,azem hajkarit, banditit qe i vuri flaken Shqiperisè. Eh edvin katovica ku jane premtimet e tua se do coje banden PDiste , para drejtesise, .

    Reply to this comment
  8. Shqipja June 19, 07:44

    Pse nuk Ju vjen turp qe ne varrezat e deshmoreve eshte azem hajdari
    Turp qe I vune bust ne tropoja,
    Turp qe familjaret e tij Kane kerkuar strehim politik, nga kush kur at a ” Jane ” familje deshmori te saliut.
    Turp qe mbani bustin e zogut perballe patrioteve qe vrau ,
    Turp qe I nipi I zogut mban pronat e vjedhura te antikombetarit qe shiti trojet shqiptare.

    Turp qe ky matrapaz i djerses se popullit bente trafikantin e armeve e nje Tirane vritej ministri I luftes se kosoves.
    Vriteshin luftetaret e UCK e Serbia furnizohej me nafte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*