Gaiani: Ka një interes të madh të biznesit italian për Shqipërinë

July 7, 2014 12:41

Gaiani: Ka një interes të madh të biznesit italian për Shqipërinë

Italia do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Deklarata është bërë në Vlorë nga ambasadori italian Massimo Gaiani, pas mbajtjes së eventit gala që përkon me marrjen e presidencës së radhës së BE-së nga Italia.

Gaiani tha se ka një interes të madh të biznesit italian për Shqipërinë.

“ Do ta mbështesim me gjithë forcën tonë, ashtu sikundër një mik, mund të bëjë kundrejt një miku shumë të dashur. Do ta mbështesim ashtu siç kemi bërë në të kaluarën, do ta mbështesim në rrugën që qeveria shqiptare ka bërë për sa i përket reformave. Ka një interes të madh të biznesit italian për Shqipërinë. Jemi duke punuar me autoritetet shqiptare në mënyrë që ky interesim të kthehet në diçka më konkrete. Në mënyrë që Shqipëria të futet në optikën, në këndvështrimin e të bërit të biznesit shqiptar, një realitet edhe për sa i përket vendeve të Ballkanit”, tha ai.

 

July 7, 2014 12:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*