Galdini thotë që… nuk jam mëkatar

June 4, 2016 13:32

Galdini thotë që… nuk jam mëkatar

Tre ditë më parë, Arian Galdini, i cili ka formuar një parti me emrin Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë bëri aleancë me Partinë Demokratike. Deri përpara disa ditësh, Galdini dilte në media dhe fliste për gjithçka: se sa herë i ishin turrur qentë në lagje dhe deri problemet që kishte me farmacisten kur asaj i mungonte paracetamoli. Për të rregulluar hallet e veta, por edhe të popullit Galdini, themeloi një parti. Atë për të cilën ia kishte ënda dhe i vendosi në të tre emra të rëndësishëm, lirinë, demokracinë dhe etikën. Një ditë pasi shpalli koalicionin me PD-në dhe kur kreu i kësaj partie e quajti engjëll, mësojmë se kryetari i kësaj partie të re, në rininë e tij paska qenë çapkën i madh. Thuhet se mbiemrin e ka patur Salihaj dhe është arrestuar në vitin 1996 në Tiranë si shpërndarës droge.

Sa dëgjoi këtë, në faqen e tij në Facebook, Ariani shkroi një sqarim, ku në fillim, tregoi se çfarë kishte bërë që nga lindja e tij, deri më tani.

“Edhe kur në vitin 1997, unë isha nismëtari dhe drejtuesi i Komitetit Studentor për Pajtim Kombëtar, e bëja deklarata në TV, takime me Kryeministrin Fino, me Kryeparlamentarin Arbnori, Ambasadoren Amerikane Marisa Lino, e kërkoja paqtimin dhe pajtimin mes palëve, përsëri këta zotërinj e zonja nuk më njihnin.

Edhe kur unë vendosa të kandidoja për deputet në Vlorën e Zani Çaushit në vitin 1997, si kandidat i Bashkimit për Demokraci, përsëri këta zonja e zotërinj të politikës e mediave nuk më njihnin. Edhe kur në vitin 1998, unë u bëra drejtues i Këshillit Studentor Shqiptar dhe një ndër ideatorët, nismëtarët e drejtuesit e lëvizjes studentore të dhjetorit 1998, përsëri këta zotërinj e zonja, nuk më njihnin. Edhe kur unë u bëra një ndër zërat më aktivë rinorë të opozitarizmit të PD në vitet 1997-2005, këta zotërinj e zonja nuk më njohën….” Dhe kjo është vetëm një e dhjeta e aktivitetit të tij. S’ka lënë gjë pa bërë, dhe tani gjendet pranë PD-së. Në fund, thotë me bindje se nuk ka bërë asnjë mëkat në jetën e tij. Epo Basha nuk e paska patur gabim. Galdini i ka thënë që s’kam mëkatuar asnjëherë, ndaj e quan engjëll…

June 4, 2016 13:32
Komento

1 Koment

  1. demo June 4, 14:19

    Ceshte ky hibrid me surrat mongol,emer arian dhe nofke siciljane?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*